Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me shtëpinë e babait, për të cilën kërkon pronësinë pasi i ati ka ndërruar jetë.
Të gjithë trashëgimtarët kanë firmosur, që prona t’i kalojë atij, por nuk po gjen zgjidhje në kadastër, pasi po sorrollatet prej dy vjetësh me aplikime pa fund.
“Kam një problem me shtëpinë time të vjetër, të babait dhe dua ta kthej nga babai në emrin tim. Kam aplikuar te noterja, në bazë të ligjit. Aplikova dhe ata më kërkuan të gjitha të dhënat e trungut familjar, certifikatat. Kanë firmosur të gjithë vëllezërit e mi, që jemi 5 vëllezër dhe një motër. I kam çuar të gjitha dokumentet, sipas ligjit dhe ka 2 vjet, që ato 5-6 herë ca më kërkonin, ua çoja. Po, po! Herën e fundit më kërkuan të paguaja një pagesë 120 mijë lekë të vjetra, që e pagova, që të sillnin certifikatën. Mirëpo, kur i pagova, më sollën prapë një letër, që i duan dhe njëherë nga e para të gjitha letrat fizikisht, që ne ua kemi çuar tre herë. Tre herë ua kemi çuar me noteren. Nga emisioni Stop kërkoj, që hipoteka të më japë, të më kthejë emrin nga emri i babës në emrin tim, certifikatën”, tha qytetari.
Shaban Tonuzi shkon në Zyrat e Kadastrës, ku bie në kontakt me shtetasin Durim Muça. Ky i fundit pretendon se është punonjës i këtij institucioni dhe kërkon 185 mijë lekë në dorë, në këmbim të të cilave qytetari do të pajisej me certifikatën e pronësisë së shtëpisë.
Qytetarja – Më falni! Punonjës jeni këtu? T’ju pyes, Durrësi?
Durim Muça – Durrësi? Ça kërkon? Më thuj, ça do bësh?
Qytetarja – Atëherë një i afërm Shaban Tonuzi, nuk po i kalon pronësia.
Durim Muça – Aplikim ke?
Qytetarja – Të gjitha i ka bë…
Durim Muça – Aplikim ke aty?
Qytetarja – Kërkesë pas kërkese.
Durim Muça – Hajd tani! Ti je goca e vëllait tim, hajde tani!
Qytetarja – Kërkesa e fundit!
Durim Muça – Hajde! Goca e hallës. Jepi çikë kërkesën!
ASHK- Po kjo kërkesë ka marrë njëherë përgjigje. Kjo qenka marsi, në maj.
Qytetarja – Kërkesat, që i kanë ardhur njëra pas tjetrës, kanë qenë, sillni dokumentacion, sillni, sillni pa fund. Janë dorëzuar të gjithë dokumentet.
Durim Muça – Bëjmë një aplikim ne me AV 0, bëjmë aplikim tjetër? Ja, ma shif një çikë!
Qytetarja – Të duhet një përgjigje, ça i kanë sjellë.
ASHK- Përgjigjen e fundit. (Lexon përgjigjen në telefon) Nuk ke dërguar postën fizike, ju lutemi depozitoni fizikisht në rrugë postare dokumentacionin!
Qytetarja – Po pra, po janë dorëzuar këto.
ASHK – Po ça është kontratë shitjeje është?
Qytetarja – Kalimi i pronës.
ASHK – Po pra, kalim pronësie.
Qytetarja – Po pra janë dorëzuar të gjitha. Nuk e di, ça të dorëzoj më?
ASHK – Kjo thotë, s’ka ardhur me postë dokumentet, nuk kanë ardhur me postë në zyrë.
Qytetarja – Si veprohet pra, në këtë rast?
ASHK – Duhet të bësh aplikim tjetër. Nuk kam, hë… Po nuk kemi mundësi, po s’pata një aplikim në sistem, nuk kam mundësi të të jap certifikatën.
Qytetarja – Tani ça duhet bërë? Si ta zgjidhim? Se nuk kam kohë. Unë do iki në Itali. Nuk kam kohë, nuk dua të merrem më!
Durim Muça – Ti të bësh një gjë, pastaj m’i lë mu punët në dorë!
Qytetarja – Ça të bëj konkretisht?
Durim Muça – Do bësh një aplikim, një aplikim në fillim, që të jetë 2 AV, 3 AV hapur. Pastaj ma lë mua!
Qytetarja – Do lidhemi!
Durim Muça na qenka “punonjësi” i Kadastrës së cilit i hapen të gjitha dyertë, por sigurisht në këmbim të parave një shumë “modeste” prej 180 mijë lekë të vjetra.
Qytetarja – Ça bëre? Si je? Si kalove?
Durim Muça – Ça bone ti?
Qytetarja – Si je ti?
Durim Muça – A more ndonjë letër ndonjë gjë?
Qytetarja – Po a më the ti, për të bërë aplikimin?
Durim Muça – Po pra, po ça letrash janë? T’i shof njëherë të gjitha!
Qytetarja – Aplikimin pra dhe ato të tjerat, që kisha atë ditë.
Durim Muça – Po pra, ça letrash janë të thashë, m’i merr të gjitha!
Qytetarja – Është banesa, është një shtëpi.
Durim Muça – Po!
Qytetarja – Prindërit kanë vdekur. Ka marrë gjithë firmat e vëllezërve, të motrave.
Durim Muça – E ka hap aktin e trashëgimisë.
Qytetarja – Përgjigja, që i ka ardhur nga juve, është mosplotësim dokumentesh, kërkesë pa kërkese.
Durim Muça – Për të kaluar pronësinë në emër të juaj.
Qytetarja – Unë e di, sesi zgjidhen punët. Kam ardhur e përgatitur, nuk është se kam ardhur…
Durim Muça – Po, 185 mijë lekë, të kesh të hapur dosjen në tavolinë dhe pastaj të tjerat… Pastaj për ne, s’ke për të paguar shumë. 185 mijë, të hapet dosja në tavolinë.
Qytetarja – 185 mijë lekë?
Durim Muça – Për momentin, pastaj kalim pronësie në emrin e dajës hë… 67647
Qytetarja – Po bëj mo, një foto!
Durim Muça – S’dua me e bo fare, me e bo pis kët’ telefon.
Qytetarja – Është te pjesa e Durrësit, Kadastra e…
Durim Muça – Durrësit, Durrësit pra, Durrësit ça është…
Qytetarja – Ti kë mbulon?
Durim Muça – Unë mbuloj të gjithë Shqipërinë, po ti s’e di. Unë jam… Pavarësisht, se unë nuk … (Nuk kuptohet) I komandoj, se këto janë punët e mia, që i komandoj.
E në fakt, sekser Durimi, ia doli të hyjë në zyrat e Kadastrës, ku takoi shef Besin e ky i fundit premtoi që për disa ditë, certifikata e pronësisë të dalë e të publikohet në e-Albania.
Qytetarja – Si kalove?
Durim Muça – E ke të mbarume. Kaq! Do e shohësh vetë në sistem, kush e ka tashi. Du me hy një çikë! Hajde njëherë! Mos bë asnjë veprim, asnjë…!
Qytetarja – Po kush është nga këta?
Durim Muça – Është ai çuni i gjatë, që iku brenda te drejtori. O Beso! Kjo është një mikesha ime!
Qytetarja – Si jeni?
Besi – Mirë!
Durim Muça – Beso! Dy llafe, se do iki. Kam ardh për punë te Besi dhe ke atë, 85 ia lashë në dorë.
Besi – Ça veprimi do bëni? Ça do regjistroni?
Durim Muça – Po rast vdekje, mo burrë!
Besi – Dëshmi trashëgimie?
Durim Muça – Dëshmi! Po pra, që i thashë!
Besi – Kismet nga fundjava do e mbyllim. Dakord!
Durim Muça – Fundjava e mbyllim!
Besi – Ty të vjen te e-Albania jote! Ti shko në Itali, ku të dush! Dakord! Edhe vjen elektronike, me vulë.
Durim Muça – Ika!
Besi – Hajd punë të mbarë! Gjithë të mirat!
Durim Muça – Rrofsh! Hajd!
Qytetarja – Tani, ky ça ishte?
Durim Muça – Ky është shefi i madh, është për ta mbaru ti. I ka kalu këtij.
Qytetarja – Tani 185-tshen, kur do e marrësh?
Durim Muça – E mar… Kto… E merr Besi!
Qytetarja – Për çfarë e merr Besi?
Durim Muça – E merr Besi, për të kalu…,që ka kalu ai këtë…
Qytetarja – Pa radhë? Më shpejt?
Durim Muça – Më shpejt, të gjitha. E ndajnë, protokolli janë 3 veta edhe e ndajnë. Protokolli, që ka lënë njëna autograf, tjetri inxhinier, tjetri këtej, që kalojnë këto.
Qytetarja – Do ma japësh në dorë, pra?
Durim Muça – Po!
Qytetarja – Në dorë!
Durim Muça – Po! E di, sa bën nji më. Një certifikatë, këtu për certifikatë, duan 1 milionë lekë. Praktikisht, një certifikatë e thjeshtë, duan 1 milionë lekë./tvklan
Tre vjet më parë qeveria investoi për rindërtimin e shkollës 9- vjeçare “Rufan Hakrama” në Pojan të Pez&...
Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua mbrëmjen e sotme në fshatin Golaj të Hasit duke lënë pas një perso...
Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër ishte temë e debatit në emisionin “Off the Record” me gazetarin Andr...
Pas atentatit me armë zjarri në Shkodër që la pas dy të vrarë dhe dy të plagosur, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje t...
Janë zbardhur identitetet e të arrestuarve në megaoperacionin e Elbasanit, që arrestoi shpërndarësit e drogës që vepro...
Autori i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve në Shkodër nuk është emër i panjohur për polic...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë dy persona ...
Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e kë...
Një aksident ka ndodhur në Has, në segmentin Krumë-Golaj. Nga informacionet paraprake dyshohet për një viktimë. Ndërs...
Një granatë e pashperthuyer u gjet pasditen e sotme në një shtëpi funerali në fshatin Kameras të Fushë Krujës. Fsh...