Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë viteve të pas-pandemisë nga 1 janari 2021 në 2026, duke dëshmuar thellim të mëtejshëm të krizës demografike dhe emigracionit në Shqipëri në popullsi tashme më të pakët dhe më të plakur.
Largimi jo i zakontë nga vendi tregon se politikat ekonomike dhe ato për kapitalin, në vend që të nxisin kthimet, por stimulojnë më tej largimet edhe tani pas 35 vitesh nga rënia e komunizmit.
Të dhënat më të fundit zyrtare nga INSTAT mbi migracionin neto për periudhën 2011–2026, tregojnë se, kur kufizimet globale të lëvizjes u lehtësuan në vitin 2021 ndodhi një rritje e fortë e migracionit neto në minus 32,853 persona, tendencë e cila mbeti pothuajse e pandryshuar edhe gjatë vitit 2022 me minus 32,497 persona të larguar.
Ky fluks i pandalshëm kulmoi në 2024, periudhë në të cilën u regjistrua edhe humbja më e madhe historike e kësaj dekade me një bilanc negativ prej minus 43,761 personash edhe për shkak të rishikimeve nga Cens i popullsisë ku treguesi i dy viteve u përmblodh në vit.
Në dy vitet pasuese, 2025-2026 janë larguar mbi 57,3 mijë persona, ose mbi 28 mijë persona në vit. Në krahasim me popullsinë banuese shifrat mbeten jashtëzakonisht të larta dhe dëshmojnë se hemorragjia demografike nuk po njeh ndalesë.
Largimi është bërë agresiv në mënyrë konstante pas pandemisë ndryshe luhatjet në vitet paraardhëse. Të dhënat dëshmojnë se pasi preku pikun e parë negativ në vitin 2014 me minus 21,785 persona, emigracioni neto kishte filluar të ngadalësohej, duke arritur nivelin më të ulët të humbjeve në vitin 2016 me vetëm minus 9,473 persona.
Edhe pse në vitet 2017 dhe 2018 humbjet u stabilizuan rreth kuotës së minus 15 mijë personave, viti 2019 paralajmëroi një valë të re ikjesh me mbi 23 mijë të larguar, e cila u ndërpre përkohësisht vetëm nga izolimi total i vitit të pandemisë 2020, ku bilanci u mbyll në minus 16,684 persona.
Megjithatë, ajo që pasoi vitin e izolimit rezultoi të ishte një eksod i mirëfilltë, ku dëshira e shtresave të ndryshme të popullsisë për të ndërtuar një jetë të re jashtë kufijve u reflektua në shifrat rekord të pesë viteve të fundit, duke e kthyer emigracionin në sfidën më kryesore socio-ekonomike për të ardhmen e vendit.
Raportet më të fundit të institucioneve ndërkombëtare, si Banka Botërore, konfirmojnë se Ballkani Perëndimor po përballet me ketë fenomen, por Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon nga ky fenomen, duke u renditur e para për sa i përket intensitetit të largimeve pa asnjë shenjë përmirësimi.
Menjëherë pas saj vjen Kosova, e cila regjistroi një valë të lartë ikjesh pas liberalizimit të vizave, por që përgjatë vitit të fundit ka shfaqur një tendencë drejt stabilizimit dhe rënies së lehtë të shifrave negative.
Diferenca e madhe mes pagave në Shqipëri dhe vendeve të BE-së mbetet motivi kryesor i largimeve. Shqipëria kishte një pagë mesatare mujore bruto prej 10.3 mijë euro në vit, nga 66.7 mijë euro në Gjermani, ku po ikin shumë profesionistë, apo 36.6 mijë euro në Itali.
Edhe pse pagat nominale në vend janë rritur, rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni i viteve të fundit kanë gërryer fuqinë blerëse, duke i bërë familjet të ndihen ekonomikisht të pasigurta.
Gjithashtu shumë të rinj të kualifikuar dhe profesionistë (si mjekë, infermierë, inxhinierë dhe specialistë të iT-së) largohen sepse tregu vendas ofron mundësi të kufizuara për zhvillim profesional dhe paga që nuk korrespondojnë me investimin e tyre në arsim.
Cilësia e perceptuar e shërbimeve publike po luan një rol kyç. Familjet e reja shpesh zgjedhin të emigrojnë për t’u siguruar fëmijëve të tyre një sistem arsimor më cilësor dhe akses në një sistem shëndetësor më të sigurt e të besueshëm.
Ekziston një ndjesi e përgjithshme pesimizmi lidhur përmirësimin e demokracisë dhe kushteve sociale në vend, duke e kthyer kështu emigrimin në një projekt afatgjatë për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme./ Monitor
Rreth 300 biznese që kanë aktualisht marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve tatimore me këste, duhet të tërhiqen nga kë...
Gjatë ditës së sotme priten reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Sipas parashikimeve të Institutit t&e...
Një burrë shqiptar i cili u gjet i fshehur në çatinë e një apartamenti në Paisley kur policët gjetën kanabis me v...
Në ditën e tretë të protestave për Zvërnecin janë intensifikuar përpjekjet për ta greqizuar zërin e qytetar&eu...
Gjykata e Posaçme, dënoi sot me 18 vite burg në total dy njerëzit e afërt të biznesmenit të lojrave të fatit, Ervis Ma...
Janë publikuar pamjet e momentit kur 48-vjeçari shqiptar Edmond Tafa arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Korydallos, nj&e...
Me mesazhe të mprehta, thumbuese dhe shpeshherë të ndërthurura me humor të zi, protestuesit kanë gjetur mënyrën origjina...
Prej mbrëmjes së 1 qershorit, rrjetet sociale shqiptare janë mbushur me një fotografi ku shfaqet një radhë autobusësh pran&...
Mes qindra qytetarëve të mbledhur këtë të martë para Kryeministrisë në protestën kundër projektit turistik n...
Protesta e qytetarëve është shoqëruar me revoltë, mëllef dhe pakënaqësi nga qeverisja e vendit. Një nga qytetar&eum...