Një 37-vjeçar, i cili dje u vetëplagos me armë zjarri, është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Skerdi Mehmetaj (Piperi).
Mësohet se ai e ka pasur armën pa leje.
Pasi u plagos, Mehmetaj ka shkuar në spital me një plagë në këmbë, ndërsa armën e kishte hedhur në makinë për ta fshehur nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin J. Q., 44 vjeç, banues në fshatin Poro, pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamin e një automjeti të parkuar në oborrin e banesës së shtetases S. X.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin N. S., 87 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr pranë banesës së tij, në fshatin Grazhdan, Finiq, ku si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe një banesë e braktisur. Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Shtator09:59
Shkeli lejen e miratuar/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq ndërtuesin, kryeinspektorin dhe ekspertin
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona për shkelje të rëndë ligjore në ndë...
AKTUALITET
23 Shtator09:58
Ndarja nga jeta e Enver Petrovcit, Berisha: Arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të aktorit të shquar Enver Petrovci, duke e cilësua...
AKTUALITET
23 Shtator09:55
Përplasen tre makina në aksin Lezhë-Milot, dy persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezh...
AKTUALITET
23 Shtator09:10
Aksidenti tragjik në Shijak, kush ishte 26-vjeçari që humbi jetën (emri)
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Pjezë, në segmentin rrugor “Katër rrug&eum...
AKTUALITET
23 Shtator08:56
Lushnjë/ Kokainë dhe kanabis në makinë, arrestohet 41-vjeçari (video)
Një burrë 41-vjeçar i identifikuar me inicialet E. V. u arrestua në Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e ...
AKTUALITET
23 Shtator08:40
E dënuar për dhunë në familje, humb jetën në QSUT 33-vjeçarja e burgosur
Një e dënuar me probleme të rënda shëndetësore ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ...
AKTUALITET
23 Shtator07:59
Këmbimi valutor 23 shtator 2025, ja sa vlejnë monedhat e huaja sot
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, dollari amerikan sot blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8 lekë.
Euro këmbehet me 96.4 lek&eum...
AKTUALITET
23 Shtator07:29
Aksident tragjik në Shijak, humb jetën 26-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Pjezë, në segmentin rrugor “Katër rrug&eum...
AKTUALITET
23 Shtator07:24
Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve, mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024
Ngritja e kafeneve vijon të mbetet një nga bizneset më të preferuara të shqiptarëve, duke sjellë rritje të numrit të...
AKTUALITET
23 Shtator07:22
Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit
Numri i zyrave aktive të këmbimit valutor është në rënie gjatë këtij viti.
Sipas informacionit më të fundit...