Ngritja e kafeneve vijon të mbetet një nga bizneset më të preferuara të shqiptarëve, duke sjellë rritje të numrit të tyre.
Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga Administrata Tatimore, numri i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin ekonomik “bar-kafe” shënoi rritje në 2024.
Për 2023 numri i bar-kafeve të reja të regjistruara ishte 1,840 subjekte. Në 2024 regjistrimet e reja arritën 2,033 biznese apo 10,4% më shumë se viti paraardhës.
Ndërsa për 4-mujorin e parë të vitit 2025, janë regjistruar 744 të tjera, duke e çuar totalin e bizneseve aktive “bar-kafe” në mbarë vendin në 15,348 sipas të dhënave të administratës tatimore.
Ndërkohë, numri i çregjistrimeve mbetet i ulët: 65 biznese janë çregjistruar në vitin 2024 dhe vetëm 61 gjatë katërmujorit të parë të vitit 2025.
Kthimi i vendit në destinacion turistik ka bërë që shqiptarët ti rikthehen aktivitetit të tyre të preferuar, hapjes së bar kafeve, të cilat kishin filluar të tkurreshin vitet e fundit si rrjedhojë e rënies së frekuentimin nga largimi i popullsisë, kryesisht të rinjve.
Në dokumentin e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve, ku pyetet administrata tatimore nëse ka ndonjë ndryshim në regjimin fiskal ose në trajtimin tatimor të këtyre bizneseve që mund të ketë ndikuar në rritjen e tyre.
Tatimet sqarojnë se sipas legjislacionit në fuqi, konkretisht ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, bizneset me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë përfitojnë nga tatimi 0% mbi të ardhurat.
Kjo skemë aplikohet edhe për subjektet që ushtrojnë aktivitetin “bar-kafe”, të regjistruar si persona fizikë apo persona juridikë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
Ky regjim tatimor favorizues shihet si një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të bizneseve të këtij lloji sipas administratës tatimore.
“Tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike “Bar-kafe”, trajtohen si të gjithë tatimpaguesit e tjerë që ushtrojnë veprimtari ekonomike, të regjistruar në QKB me përgjegjësi tatimore “Person Juridik” apo “Person Fizik”.
Në zbatim të dispozitave të ligjit nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike deri në 14,000,000 lekë janë me tatim 0%.Kjo lehtësi tatimore është edhe për tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtarinë ekonomike “Bar – kafe””, citohet në dokument.
Megjithëse sektori po njeh zgjerim të vazhdueshëm, ekspertët paralajmërojnë se rritja e shpejtë e numrit të bar-kafeve mund të çojë në tejngopje të tregut, në një kohë kur sektori vuan edhe mungesën e fuqisë punëtore.
Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja më herët deklaroi se në sektor ka një vakancë të llogaritur prej 18,000 deri në 20,000 vende pune të paplotësuara.
Në këtë situatë z. Jahja ripërsërit nevojën e sektorit për riorganizim me qëllim zgjidhjen e problematikës së mosgjetjes së punonjësve.
“Qasja e biznesit është se duhet te ketë vetëorganizim të stafit, nuk ka pse të mbajë 1 kamarier apo banakier një bar me 4 tavolina. Të dyja funksionet mund t’i kryejë një person i vetëm, ashtu siç po ndodh me sektorin e shërbimit në shtetet europiane”.
Ai theksoi gjithashtu se pas pandemisë së Covid-19 parashikohet një periudhë e vështirë, që mund të zgjasë deri në vitin 2028, për shkak të largimeve të vazhdueshme të punonjësve në emigracion, gjë që po krijon vështirësi të mëdha në rekrutimin e stafit./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Shtator07:22
Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit
Numri i zyrave aktive të këmbimit valutor është në rënie gjatë këtij viti.
Sipas informacionit më të fundit...
AKTUALITET
23 Shtator07:15
Luhatjet e motit/ Si parashikohet të jetë dita sot, 23 shtator 2025
Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në...
AKTUALITET
23 Shtator07:07
36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re
Një pjesë e konsiderueshme e punonjësve shqiptarë po mendojnë largimin nga vendi i tyre aktual i punës.
Sipas raportit më ...
AKTUALITET
22 Shtator22:59
Sërish aksident në Fier! Makina përplaset me mjetin e parkuar dhe përmbyset në mes të rrugës
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën perëndimore të qytetit të Fierit, ku një automjet t...
AKTUALITET
22 Shtator21:14
Ky është çifti i bashkëshortëve të arrestuar, si mashtronin me firmat piramidale online Xuex
Njëri nga personat e shpallur në kërkim për skemat piramidale online Xuex, është arrestuar nga policia në vijim t...
AKTUALITET
22 Shtator20:58
Shkarkoi zv/ministrin se piu cigare brenda në lokal/ Koçiu: Qytetarët të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë
Ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu, ka ndërmarrë një nga vendimet e para të forta në detyrë, duke treguar qartë...
AKTUALITET
22 Shtator20:38
Mashtroi rreth 6 mijë qytetarë për investime online, arrestohet kreu i grupit në Fier (Emri)
Një 35-vjeçar i identifikuar si Ereledio Shebeku përfundoi në pranga në kuadër të operacionit të koduar “XUEX&rd...
AKTUALITET
22 Shtator19:58
Mjeti godet betonieren e parkuar, shoferi dhe pasagjeri përfundojnë me urgjencë në Spitalin e Fierit
Një aksident u regjistrua pak momente më parë në aksin rrugor Fier-Patos, pranë një pike karburanti, duke lënë pas dy pe...
AKTUALITET
22 Shtator19:00
“Alo, babi po kërcënon mamin me thikë”/ Fëmijët alarmojnë policinë greke, arrestohet shqiptari
Një grua 55-vjeçare nga Shqipëria u detyrua t’i njoftonte fëmijët e saj pasi dëgjoi burrin të thoshte se do të m...
AKTUALITET
22 Shtator18:47
Kush është narko-diplomati që i dha "DORËN e KOKAINËS" grupeve të fuqishme të Çopjave dhe Çelajve. “Goditja” e tij ishte precize
Nuk ishte rastësi që Sebastián Marset zgjodhi Paraguajin si bazë. Nga ferma “23 de abril”, në Paraguaj, ai orga...