
Autoritetet greke kanë gjetur trupin e një gruaje të moshuar në bodrumin e një banese në Maraton, rreth 10 vite pasi dyshohet se kishte ndërruar jetë.
Trupi u zbulua pas denoncimit të bërë nga mbesa e saj, e cila kishte pretenduar se nëna dhe vëllai i saj e kishin fshehur vdekjen e të moshuarës, me qëllim që të vazhdonin të merrnin pensionin e saj.
Sipas mediave greke, gruaja u gjet e mbështjellë me najlon. Burime policore bëjnë me dije se mbetjet ishin në gjendje skeletore, ndaj në vendngjarje u thirr një antropolog për të kryer ekzaminimet përkatëse.
Denoncimi ishte bërë rreth dy javë më parë nga mbesa e të ndjerës, e cila deklaroi se nuk kishte pasur kontakt me gjyshen e saj për rreth një dekadë.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se pensioni i gruas vazhdonte të tërhiqej edhe pas vdekjes së saj. Sipas policisë, një tërheqje nga karta e debitit është kryer edhe në muajin gusht, çka ngre dyshime se përfitimi i pensionit ka vijuar për vite me radhë.
Mbesa dyshohet se ka implikuar nënën e saj 68-vjeçare dhe vëllain e saj në fshehjen e trupit. Djali i 68-vjeçares kishte deklaruar më herët se, pasi kishte pyetur nënën për gjyshen, ajo i kishte thënë se e kishte “zgjidhur” çështjen.
Policia greke vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e vdekjes dhe personat përgjegjës. Në kuadër të procedimit penal pritet të hetohen veprat e fshehjes së njoftimit të vdekjes dhe mashtrimit ndaj shtetit, lidhur me përfitimin e pensionit./Versus.al
Artikuj te sugjeruar
BOTA
4 Shtator11:51
Telefonata e fundit të 47-vjeçares italiane: Federico më rrëmbeu, do të më vrasë
Tre telefonata të dëshpëruara kanë zbardhur momentet e fundit të jetës së Lorenës Isceri, e cila u rrëmbye dhe u ...
BOTA
4 Shtator11:51
Dyshohet se po planifikonte rrëmbimin e futbollistit Kylian Mbappé, arrestohet 18-vjeçari
Një plan i dyshuar për rrëmbime të personave të njohur ka vënë në alarm autoritetet franceze, të cilat kanë ...
BOTA
4 Shtator09:53
VIDEO/ Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Abraham Lincoln” mbulohet nga ndryshku pas 286 ditësh në det
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln ka mbërritur në Laem Chabang, Tajlandë, duke mbajtur shenja të dukshme...
BOTA
4 Shtator09:49
Trump vendos sanksione të reja ndaj Kubës
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Kubës, në një përpjekje për të shtuar presionin ekonomik ndaj...
Piranjat News
BOTA
4 Shtator09:41
VIDEO/ Momenti kur dy punëtorë nxirren të gjallë nga një tunel pas 9 ditësh në errësirë
Ekipet e shpëtimit në Nepal të hënën nxorën dy punëtorë të gjallë nga një tunel nëntok&e...
BOTA
4 Shtator09:22
“Situatë e vështirë, por gjetëm zgjidhje”/ Irani: Eksportet e naftës nuk u ndalën as për një orë pavarësisht bllokadës amerikane
Irani vijon të eksportojë naftë të papërpunuar pavarësisht bllokadës së vendosur nga forcat amerikane ndaj porteve dhe...
BOTA
4 Shtator09:17
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, rritet sërish çmimi i naftës, shkon në 96 dollarë për fuçi
Çmimi i naftës po shkon drejt rritjes së tij më të madhe javore që nga korriku, teksa përshkallëzimi i ri i tensione...
BOTA
4 Shtator09:10
SHBA forcon dominimin në AI, çipat dhe infrastruktura kompjuterike kthehen në armë gjeopolitike
Financial Times- Gjeografia e inteligjencës artificiale është kryesisht e thjeshtë: SHBA-ja dhe Kina kontrollojnë rreth 90 për q...
BOTA
4 Shtator08:50
Fyerje ndaj Erdoganit/ Prokuroria nis hetimet për ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu
Prokuroria e Ankarasë njoftoi se ka nisur një hetim kundër Ahmet Davutoglu, ish-kryeministrit të Turqisë, për veprën pen...
BOTA
4 Shtator08:47
Alarm për substancë të rrezikshme, evakuohet Terminali 1 i aeroportit të Berlinit
Autoritetet gjermane evakuuan, si masë paraprake, Terminalin 1 të aeroportit Berlin Brandenburg (BER) mbrëmjen e së enjtes, pas një a...