
Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor 2026, në një ceremoni që për herë të parë në histori do të largohet nga Parisi për t’u mbajtur në Londër.
Zhvendosja e ceremonisë në kryeqytetin britanik ka edhe një domethënie simbolike, pasi trofeu feston 70-vjetorin e tij pikërisht në vendin e Stanley Matthews, anglezit që fitoi edicionin e parë të “Topit të Artë” në vitin 1956. Organizatorët pritet të bëjnë të ditur në vijim edhe vendin e saktë dhe orën e fillimit të ceremonisë.
Short-listat zyrtare do të publikohen më 8 shtator nga France Football, me 30 kandidatë për çmimin e meshkujve dhe 30 kandidate për atë të femrave.
Në garën për “Topin e Artë” të meshkujve, rivaliteti pritet të jetë tepër i fortë. Mes favoritëve përmenden Rodri, kampion bote me Spanjën dhe i shpallur lojtari më i mirë i turneut, Lamine Yamal, kampion bote dhe fitues i La Ligës, si dhe Fabian Ruiz, i cili ka fituar Botërorin, Champions League dhe Ligue 1. Në listë janë edhe Khvicha Kvaratskhelia, Harry Kane, Kylian Mbappé dhe Lionel Messi, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt finales së dytë radhazi të Botërorit.
Te femrat, Barcelona dominon parashikimet pas një sezoni të jashtëzakonshëm me katër trofe. Alexia Putellas, Ewa Pajor dhe Aitana Bonmatí janë ndër emrat kryesorë të garës.
Çmimi do të bazohet në paraqitjet gjatë sezonit 2025/26, përfshirë edhe Botërorin e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Fituesi përcaktohet nga një juri gazetarësh sportivë, ndërsa krahas dy “Topave të Artë” do të ndahen edhe trofetë Kopa, Yashin, Gerd Müller, Johan Cruyff, Çmimi i Klubit të Vitit dhe çmimi Sócrates.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
4 Shtator13:39
“Betejë” pa fund, FIFA “sulmon” UEFA-n: Akuza të pabazuara
Përplasja mes FIFA-s dhe UEFA-s ka hyrë në një fazë të re, tashmë edhe në planin juridik.E ndërsa për jav&eu...
SPORT
4 Shtator13:36
Ekipi kampion i vajzave të Vllaznisë tërhiqet nga kampionati, Presidenti: Shkak përplasjet me FSHF
Vllaznia e vajzave është tërhequr nga kampionati shqiptar, i cili do të nisë më 19 shtator.
Presidenti i ekipit të va...
SPORT
4 Shtator13:36
Arkëtim rekord, Barça thyen barrierën, kalon 1 miliardë euro të ardhura
Për herë të parë në histori, Barcelona ka njoftuar se klubi ka regjistruar të ardhura vjetore që tejkalojnë shifrë...
SPORT
4 Shtator13:09
Federico Chiesa mbetet jashtë skuadrës së Liverpoolit për Ligën e Kampionëve…
Federico Chiesa është lënë jashtë skuadrës së Liverpoolit për fazën e ligës së Lig&...
SPORT
4 Shtator12:36
Milani nis planin për rinovimet, Rabiot dhe Pavlovic drejt kontratave të reja
Pas mbylljes së merkatos pa ndonjë goditje të bujshme në orët e fundit, Milani ka nisur të mendojë për të ardhmen...
SPORT
4 Shtator11:40
Dëmtim dhe eleminim, Neymar-in e tradhëtojnë nervat: Fusha më e keqe ku kam luajtur ndonjëherë
Eliminimi nga Kupa e Brazilit është shoqëruar me polemika për Neymarin. Santos doli jashtë kupës nga Palmeiras, ndërsa ylli...
SPORT
4 Shtator10:36
“Meriton Topin e Artë”, De la Fuente “kurorëzon” Lamine Yamal
Ndryshe nga çdo vit, këtë herë është e vështirë të parashikosh fituesin e “Topit të Artë”...
SPORT
4 Shtator09:40
E pabesueshme nga Anglia, Richarlison i “ngec në derë” Tottenham, mbetet jashtë listës në Premier League
Në Angli, në shtëpinë e Tottenham, po bën shumë bujë çështja Richarlison, me brazilianin që është...
SPORT
4 Shtator08:43
Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
Me një shfaqje me tinguj mesdhetarë, që u hap me një performancë tarantele dhe një shfaqje spektakolare dritash dhe fishekzjarre...
SPORT
4 Shtator08:20
Pas eliminimit në Botëror, Tuchel përballet me analizën e FA-së/ Taktikat e tij nën lupë
Thomas Tuchel i është nënshtruar javën e kaluar një analize të aventurës së Anglisë në Kupën e Botë...