Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
TIRANË- Shoqata Mikrofinanca Shqiptare me një reagim zyrtar ka shprehur distancimin nga ato shoqëri të mbledhjes së kredive, të cilat operojnë nëpërmjet praktikave jo-ligjore, jo-etike, korruptive. Shoqata ka risjellë në vëmendje një qëndrim të mbajtur qysh më datë 19 korrik 2022 për të njëjtën çështje, ku shprehej se Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj i binden Kodit të Sjelljes dhe të Praktikave të Mira, miratuar me vendim të posaçëm të Asamblesë së Anëtarëve, dhe në këtë kuadër nuk adoptojnë dhe as ndjekin praktika të paligjshme apo jo-etike në veprimtarinë e tyre.
Sipas Shoqatës, çdo anëtar vepron në përputhje me kuadrin legjislativ dhe rregullator në fuqi, i konfirmuar nga licensimi dhe mbikëqyrja periodike e Bankës së Shqipërisë dhe çdo shmangie nga ky kuadër adresohet me masa të posaçme ligjore ose administrative.
“Institucionet e mikrokredisë mbajnë të njëjtën licencë veprimtarie me shoqëritë e mbledhjes së borxhit, por duhet të kuptohet nga tregu që aktiviteti i tyre ndryshon dhe nuk është i njëjte.
Veprimtaria e Anëtarëve të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare konsiston në kreditimin e individëve dhe bizneseve, dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhenieje. Kredidhënia nga të gjithë Anëtaret kryhet në përputhje me kapacitetin ripagues dhe prirjen e çdo kredimarrësi për të zbatuar detyrimet kontraktuale.
E thënë kjo, ne marrim të gjitha masat të informojmë dhe inkurajojmë të gjithë klientët tanë të informohen me detaje në lidhje me këto detyrime, si edhe me kushtet dhe termat e çdo kredie, përpara se të pranojnë detyrimin dhe ta marrin atë përsipër. Në të njëjtën mënyrë, përdoren të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion për të bërë me dije klientët mbi procesin që ndiqet kur kjo kredi nuk paguhet prej tyre,” thuhet në reagim.
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe anëtarët e saj shprehen të vendosur të intensifikojnë përpjekjet e tyre në drejtim të edukimit financiar, përfshirjes financiare, ndihmës të shtresave në nevojë, eleminimin e hendekut gjinor në sipërmarrje dhe krijimit të vendeve të punës nëpërmjet sipërmarrjes, dhe do vijojnë të mbështesin ekonominë shqiptare nëpërmjet standardeve më të larta të ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
“Në këtë kuadër, Shoqata mirëpret bashkëpunimin me çdo aktor të tregut që përfaqëson dhe mbron interesat e konsumatoreve, për të koordinuar këto përpjekje në të mire të konsumatorit shqiptar. Në të njëjtën kohë, shprehim gatishmërinë tonë si aktorë aktivë në tregun e kredidhënies, që të bashkëpunojmë me autoritetet ligjvënëse dhe ligjzbatuese, ato qeveritare, rregullatore e mbikëqyrëse, për hartimin e një kuadri ligjor dhe rregullator sa më të plotë, i cili do të përcaktojë qartësisht proceset dhe procedurat e mbledhjes së huave dhe do të identifikojë saktësisht të gjithë aktorët e përfshirë, sipas të drejtave dhe detyrimeve, për të shmangur abuzimin, zhvatjen dhe keqpërdorimin e situatës së vështirë financiarë të qytetarëve, të cilat shkaktojnë probleme të thella ekonomiko-sociale në vend,” shprehet Shoqata Mikrofinanca Shqiptare.
Marrë nga Monitor
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë në Korçë për vepra të nd...
Foto ilustruese KORÇË- Gjykata e Korçës ka marrë vendimin ditën e sotme për të lënë në arre...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim, në Tiranë pasi u kap me thikë me vete...
Kallezimi TIRANË- Ditën e sotme banorët e Roskovecit, të fshatit Suk 1 kanë dorëzuar sot në SPAK një kallë...
Projekti TIRANË- Projekti për ndërhyrjen në disa rrugë në Tiranë për të mundësuar korsi të dedikuar ...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme është marrë vendimi për shtyrjen e seanës gjyqësore për Arbër ...
Blerim Krasniqi, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi TIRANË- Dalin në dritë detaje të reja lidhur me trafikimin e armëve...
Blerim Krasniqi, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi TIRANË- Publikohen fotografitë e pjestarëve të grupit kriminal që t...
Kongresi MOLDAVI- Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë morën pjesë në Kongresin e XIX të Konfer...
Foto ilustruese MALËSI E MADHE- Mëngjesin e sotëm është raportuar se është hedhur eksploziv në një lokal n&eum...