Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
MOLDAVI- Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë morën pjesë në Kongresin e XIX të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane me temë "Format dhe kufizimet e vetëpërmbajtjes gjyqësore: përvoja e gjykatave kushtetuese". Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ishte i përbërë nga Kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj, Sandër Beci, gjyqtar, si dhe Vilma Premti, drejtore e kabinetit.
Kongresi XIX i Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropianeu zhvillua në Kishinau, Moldavi, në datat 22-23 maj 2024, nën kryesinë e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Moldavisë. Në Kongres merrnin pjesë kryetarë dhe përfaqësues të gjykatave kushtetuese dhe institucioneve ekuivalente evropiane që ushtrojnë kontroll kushtetues, anëtarë të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, përfaqësues të tjerë të rëndësishëm, si Siofra O’Leary, Kryetare e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Claire Bazy Malaurie, Kryetare e Komisionit të Venecies, si dhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit në Republikën e Moldavisë.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është anëtare me të drejta të plota e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane që prej vitit 2002 dhe ka marrë pjesë rregullisht në kongreset dhe veprimtaritë e organizuara në kuadër të kësaj anëtarësie. Konferenca e Gjykatave Kushtetuese Evropiane është themeluar në vitin 1972 dhe bashkon në gjirin e vet rreth 40 gjykata dhe institucione kushtetuese ekuivalente.
Qëllimi i krijimit të saj ka qenë promovimi dhe shkëmbimi i informacionit mes anëtarëve të saj rreth çështjeve që lidhen me metodat dhe praktikat e kontrollit kushtetues, si dhe ndarja e përvojave dhe opinioneve për problemet institucionale, strukturore dhe praktike në fushën e së drejtës kushtetuese dhe atë publike. Në kuadër të punimeve të Kongresit të XIX të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane është mbledhur një prej organeve të Konferencës -rrethi i Kryetarëve- i cili ka marrë në shqyrtim edhe kërkesën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të kësaj Konference.
Duke qenë se nuk u arrit të merrej numri i nevojshëm i votave për miratimin e kësaj kërkese, Rrethi i Kryetarëve ka vendosur ngritjen e një komiteti, pjesë e të cilit është edhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, i cili do të përgatisë materialet e nevojshme për rishqyrtimin e kësaj kërkese në kuadër të takimit të ardhshëm të Rrethit të Kryetarëve. Po ashtu, Rrethi i Kryetarëve ka miratuar me shumicë të cilësuar votash kandidaturën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të qenë gjykata kryesuese e kësaj konference për tri vitet e ardhshme dhe gjykata organizatore e Kongresit të XX të saj në Shqipëri.
Foto ilustruese MALËSI E MADHE- Mëngjesin e sotëm është raportuar se është hedhur eksploziv në një lokal n&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Edhe gjatë 2023, numri i të shtruarve në spitalet publike është rritur krahasuar me vitin paraardh&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Në qarqet e Jugut numri i lindjeve për 1000 banorë është shumë më i ulët se në at...
Foto ilustruese TIRANË- Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh për zhvillimin e qëndrueshëm, por...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferiketë qëndrueshme. Moti...
Pamje nga aksidenti LUSHNJE -Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor Lushnjë-Rrogo...
Elbasan-Qafë-Thanë ELBASAN - Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ditën e nesërme do të bllokohet aksi Elbasan-Qafë ...
Foto ilustruese FIER - Një ngjarje e rëndë raporothet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Gjo...
Konteineri me drogë GREQI - Një tjetër konteiner me lëndë narkotike është zbuluar në Greqi pasditen e sotme. Pas se...
Pamje nga protesta TIRANË - Koalicioni shqiptar Pro Familjes dhe Jetës ka dalë pasditen e kësaj të enjte në protestë p&e...