Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...

Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në Lindjen e Mesme po ndikon edhe në koston e operatorëve privat të transportit qytetas.
Në një letër të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas drejtuar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve dhe bashkive operatorët ngrenë shqetësimin e rritjes së kostove nga shtrenjtimi i naftës me 45 deri 50 lekë për litër brenda 1 jave.
Shoqata kërkon marrjen e masave për vlerësimin e situatës dhe shqyrtimin e mundësisë për dhënie kompensimi për shtrenjtimin e çmimit të naftës në të kundërt operatorët do të detyrohen të reduktojnë numrin e autobusëve në lëvizje.
Sipas operatorëve çmimi i naftës, deri me dt.27 Shkurt ka qenë 142 deri 145 lekë me TVSH (ky është çmimi i furnizimit me shumicë për operatorët e transportit nga furnizimi në Porto Romano tek pikat e hidrokarbureve me shumicë). Aktualisht operatorët po furnizohen me çmim 187 lekë me TVSH. Çmimi për gati 1 javë është rritur 42 deri 45 për litër me TVSH.
“Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban dëshiron të sjellë në vëmendjen tuaj një problematikë shumë serioze që po prek aktualisht operatorët e transportit publik dhe që lidhet drejtpërdrejt me rritjen e ndjeshme të kostove operative, kryesisht të karburantit. Transporti publik përbën një shërbim me interes të lartë publik dhe një element të rëndësishëm të funksionimit të jetës urbane dhe interurbane. Operatorët që ofrojnë këtë shërbim përballen çdo ditë me një sërë kostosh operative, ndër të cilat karburanti përbën një nga zërat kryesorë të shpenzimeve.
Nga analiza e faturave të furnizimit me karburant të operatorëve të transportit publik rezulton se çmimi i naftës ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë periudhës së fundit.
Konkretisht, nga faturat e furnizimit rezulton se para fillimit të krizës së fundit të çmimeve, çmimi i furnizimit me naftë për operatorët ka qenë rreth 145 lekë/litër. Në faturat më të fundit, çmimi i furnizimit rezulton me një rritje nga 45-50 lekë më shumë.
Duke pasur parasysh se operatorët e transportit publik kryejnë furnizime të tilla disa herë në muaj për të mbuluar aktivitetin e përditshëm urbanë/interurbane, kjo rritje përkthehet në një rritje shumë të konsiderueshme të kostove mujore dhe vjetore të operimit.
Në këtë situatë nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkohet që të merren masa nga institucionet për nisjen e subvencionimit apo kompensimit për çmimin e naftës për operatorët e transportit.
“Për sa më sipër, kërkojmë nga institucionet përkatëse:
1. Vlerësimin e situatës së krijuar dhe ndikimit që rritja e çmimit të karburantit ka në kostot e operimit të transportit publik.
2. Shqyrtimin e mundësisë së aplikimit të mekanizmave kompensues ose subvencionues për karburantin e përdorur nga operatorët e transportit publik.
3. Vlerësimin e mundësisë së subvencionimit të drejtpërdrejtë të karburantit për sektorin e transportit publik ose krijimin e një mekanizmi të posaçëm mbështetës për këtë shërbim publik”, theksohet në letër.
Në vitin 2022, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës nga nisja e luftës Ukrainë-Rusi, qeveria vendosi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor për kompanitë e transportit. Kjo masë nisi të zbatohet nga 1 Nëntori 2022.
Kjo ishte paketa e dytë antikrizë që u zbatua në ndihmë të sektorit. E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës për muajt mars-prill-maj 2022. Ndërsa për muajt qershor dhe korrik transporti urban në tërësi vuajti shtrenjtimin e kostove nga rritja e çmimit të naftës, pasi mungoi subvencionimi. Operatorët në muajin gusht paralajmëruan ndërprerjen e abonesë nëse nga qeveria nuk merrte masa.
Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të rritet në mënyrë galopante, duke kërcënuar të thyejë rekordi...
Trupi i një të moshuari është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure, brenda një kanali me ujë n&...
Vajza që shikoni në foton e mësipërme është 25-vjeçarja nga Lezha, Xhuana Nikolli e cila një ditë më par&e...
Banorët e Baks Rrjollit në Shkodër kanë zhvendosur protestën e tyre para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (...
Ngritja e një skuadre operacionale nga struktura e posaçme SPAK, do sillte kryerjen e ndjekjes në teren, përgjim dhe arrestimin e person...
Banorët e Rrjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti dhe banorët e Durrësit që preken nga projekti TID kan...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm (11 mars). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, kur i m...
Një banesë është përfshirë nga flakët, pak pas mesnate në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë. ...
Pas kritikave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ësht&eum...
Juristi Franc Nuri, ka komentuar mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist, në të cilin u diskutua mbi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ...