Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANA- Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqësojnë shoqërinë civile” hodhi të martën shortin e tretë për zgjedhjen e vakancave në dy këshillat. Nga një garë vetëm me dy kandidatë për KLGJ dhe një për KLP, shorti i tretë nxori fituese për KLGJ Violanda Theodhorin, ndërsa Erjon Fejzulla doli kandidat i vetëm për KLP.
Juristja Theodhori ishte renditur e fundit në rankimin e listës me 6 kandidatë që i dërgoi Kuvendit komisioni Ad-hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve, ku kandidatët prezantuan platformat e tyre për këshillat gjatë seancave dëgjimore. Në dy shortet e para me gogla ishte përzgjedhur Fejzulla si kandidat për KLGJ, por ai nuk arriti të merrte votat nevojshme prej dy të tretash në seancë plenare.
Zgjedhja e anëtarit të KLP ishte futur në ngërç duke mbetur pa asnjë kandidat, por goglat duket se e zgjidhën këtë gjë duke paracaktuar nga një kandidat për secilin këshill. Para hedhjes së shortit, Nënkomisioni nuk arriti të bënte një votim formal për kandidatët për shkak të mungesës së anëtarëve të opozitës. Drejtuesja e mbledhjes, Klotilda Bushka njoftoi se në kushtet kur nuk mund të zhvillohej procesi i votimit do të vijohej me procedurën e përgjedhjes me short.
Në raundin e tretë të votimit, kandidatja Theodhori zgjidhet automatikisht si anëtare e KLGJ, mjafton të marrë një shumicë të thjeshtë votash në seancën plenare të së enjtes. Ajo do të zëvendësojë kryetaren aktuale të këtij këshilli, Naureda Llagami, së cilës i ka përfunduar mandati që në dhjetor 2023. Ndërsa Fejzulla nëse zgjidhet, do të zërë vendin vakant të lënë nga Alfred Balla në KLP, i larguar nga procesi i vetingut.
Nëse Kuvendi nuk e voton në seancën më të afërt plenare, Fejzulla pritet t’i nënshtrohet procedurës formale të shortit pa rivalë edhe 2 herë të tjera. Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj në këshillat e drejtësisë është kontestuar në vazhdimësi nga opozita, kryesisht për skualifikimin me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të 4 kandidatëve që kishin kaluar verifikimin formal nga një komision i pavarurar i ngritur nga Avokati i Popullit.
Procedura e plotësimit të vakancave në dy këshillat u hap në korrik të vitit të shkuar, dhe vetëm në korrik të këtij viti Kuvendi arriti të zgjedhë me short 4 anëtarë nga radhët e avokatëve për dy këshillat. Ndërsa gara për 2 anëtarët e tjerë nga radhët e shoqërisë civile u zgjat në kohë për shkak të proceseve gjyqësore, verifikimit ligjor nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe ngërçit të krijuar me numrin e minimal të kandidatëve të kualifikuar nga nënkomisioni i posaçëm, vetëm dy emra për dy vende vakante./ BIRN
TIRANA- Rreth një vit e gjysmë ka zgjatur për Loina Priftin emërimi në krye të kompanisë shtetërore të prodh...
ITALIA- Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një rol n&e...
SHKODËR- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave, IGEO, parashikojnë në orët në vijm reshje me intensitet ...
KORÇA- Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ambientet e një subjekti, në sediljen e shoferit të kamio...
TIRANA- Teksa njoftoi për datën e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë dhe për të pranishmit në ceremoni, Ko...
TIRANA- Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar se këtë të enjte do të inaugurohet xhamia e Namazgjasë. Po ashtu bëhet me ...
TIRANË- Një 37-vjeçare së bashku me foshnjën e saj ndërroi jetë tragjikisht në QSUT, pas komplikacioneve të r&e...
TIRANA- Kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Tiranë ku një nënë dhe foshnja e...
ANGLI- Një emigrant shqiptar që mbërriti në Britaninë e Madhe me një gomone është burgosur pasi u gjet duke u kujdesur...
ANGLI- Një shqiptar u dënua me 20 muaj burg pasi u kap në një fermë kanabisi. Kristjan Nikolli 26 vjeç, sipas vendimit të...