AKTUALITET

“Shqipëria do të marrë një super anije luftarake”/ Meçollari reagon pas deklaratës së Ramës: Mashtrimi i radhës!

b.z Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 13:52
“Shqipëria do të marrë një super anije
Artur Meçollari

TIRANË - Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë prezantimit elektoral të PS-së, ku u shpreh ndër të tjera se flota detare e Republikës së Shqipërisë do të bëhet me një super anije luftarake, përveç disave të tjera të vogla. 

Këtë deklaratë të Ramës, Meçollari e ka cilësuar si një mashtrim. Ish-komandati i Forcave të Armatosura thotë se pej 11 vitesh Qeveria Shqiptare gënjen kompaninë DAMEN Shipyard për bashkëpunim në kantierin e Pashalimanit, kompani që ndërtoi anijet patrulluese dhe Qeveria Hollandeze pagoi si grant 35% të vlerës së tyre prej 32 milionë euro.

Meçollari shton se PAZH i vitit 2016 parashikonte blerjen deri në vitin 2025 të dy korvetave, 6 anijeve patrulluese, një anije shumëfinksionëshe hidrografike dhe polumbare dhe një rimorkiatori. Sipas tij edhe pse Forca Detare i ka bërë të gjitha letrat deri në vitin 2024 nuk u financuan asnjë nga 10 anijet.

Ish-komandanti thotë se në 2024 u miratua PAZH-i i ri, ku u ripërsëritën anijet e pafinancuara në PAZH-in e vjetër, por tashmë jo më 10, por 8, edhe pse kërcënimet janë rritur nga lufta në Ukrainë. PAZH-i i ri i 2024-2033 ka hequr nga plani një korvetë dhe rimorkiatorin, si dhe korveta parashikohet të blihen në vitin 1932-1933.

Teksa liston disa nga mangësitë e punës së qeverisë në sektorin e Forcave Detare, Meçollari thotë se deklaratat e kryeministrit Rama janë sipas tij mashtrim i radhës, pasi në gjithë këto vite nuk ka realizuar asnjë nga premtimet që ka thënë për këtë sektor. 

Postimi i plotë i Meçollarit

KM Rama ka deklaruar se "Shqipëria do të marrë një super anije luftarake".
Një mashtrim spektakolar. Sipas Planit të Zhvillimit të FA (PAZH) të miratuar me ligj në vitin 2024 parashkohet blerja e një korvete në vitin 2032-2033, pasi të kemi hyrë në BE. KM mos e ka fjalën për anijen muze që do na fali Italia së shpejti. Flitet për një anije patrulluese të klasit "Cassiopea" në shërbim prej të paktën 34 vjetësh, në këmbim të dhënies së Kantierit të Pashalimanit një kompanie Italiane.

Prej 11 vitesh Qeveria Shqiptare gënjen kompsninë DAMEN Shipyard për bashkëpunim në kantierin e Pashalimanit, komoani që ndërtoi anijet patrulluese dhe Qeveria Hollandeze pagoi si grant 35% të vlerës së tyre prej 32 mion euro. Kam qënë dëshmitar në zyrën e KM Rama më 5 prill 2019 kur i premtoi pronarit të kompanisë DAMEN bashkëpunim me kantierin detar të Pashalimanit.

PAZH i vitit 2016 parashikonte blerjen deri në vitin 2025 të dy korvetave, 6 anijeve patrulluese, një anije shumëfinksionëshe hidrografike dhe polumbare dhe një rimorkiatori. Edhe pse Forca Detare i ka bërë të gjitha letrat deri në vitin 2024 nuk u financuan asnjë nga 10 anijet. Në 2024 u miratua PAZH-i i ri, ku u ripërsëritën anijet e pafinancuara në PAZH-in e vjetër, por tashmë jo më 10, por 8, edhe pse kërcënimet janë rritur ngs lufta në Ukrainë. PAZH-i i ri i 2024-2033 ka hequr nga plani një korvetë dhe rimorkiatorin, si dhe korveta parashikohet të blihen në vitin 1932-1933.

Ja disa nga sukseset e Z. Rama në Forcat Detare:

SIVHD, sipstemi i vëzhgimit të hapësirës detare prej vitit 2020 pa mirëmbejtje.
SIVHD në vitin 2016 u nxorr jashtë funksionit duke favorizuar trafikun.
Kantieri detar nga 180 punëtor (2014) sot ka 43 vetë, së bashku me administratën, dhe nuk bënë riparim të anijeve.
Kompania DAMEN prej 2014 kërkon bashkëpunim me kantierin detar për interes të Forcës Detare dhe prodhim për të tretët.
Të gjitha pronat e FD gati për oligarjët.
Baza detare e Sarsndës dhe Shëngjinit, gjithësej 70 ha nën sekuestro preventive, etj, etj.
Prej katër vitesh NATO studion bazën e Pashalimanit dhe Gjirin e Vlorës si bazë të NATO-s, me kërkes të Qeverisë Shqiptare, por në shtator 2025 parashikohet që 80 ha (nga postoblooku aktual tek i Uzinës) të dalin nga plani i FD për interes të oligarkëve.

Anija Patrulluese e Marinës Ushtarake Italiane e klasit "Cassiopea"
Mbas 34 vite sherbimi, përpara se ti nxjerri nga shërbimi, Italia do ia dhurojë njëren prej tyre një vendi mik.
Anija Patrulluese e Marinës Ushtarake Italiane e klasit "Cassiopea" nisi të prodhohej në vitin 1987. Katër anijet e këtij klasi nisën të hynë në shërbim midis viteve 1989 dhe 1991: Cassiopea (P-401) më 21 tetor 1989, Libra (P-402), Spika (P-403) dhe Vega (P-404) më 23 prill 1991.

Partulluesest e klasit Cassiopea kanë një tonazh prej 1500 tonë, gjatësi 79,8 m gjerësi 11,8 m dhe peshkim 3,6 m. Shpejtësia mesatare 17 nyje, maksimale 20 nyje dhe autonomi 3200 milje detare. Ekuipazhi 60 vetë, nga të cilët 6 oficerë. Është e pajisur me një top 76 mm dhe dy mitralozë 20 mm.
Anija Libra (P-402) së fundmi ka hyrë dy herë në Portin e Shëngjinit për të transportuar emigrantë për kampin e Gjadërit.

artur mecollari edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan