Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Shqipëria ka nevoja të mëdha për strehim social, por fondet publike që jepen për këtë shërbim janë nga më të ulëtat në Europë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Në vitin 2021, shpenzimet publike për strehimin ishin vetëm 0,05 euro për frymë në Shqipëri. Vendi ynë në këtë tregues lë pas Malin e Zi, Turqinë dhe Bullgarinë.
Në Europë, shpenzimet më të larta për frymë në drejtim të strehimit i ka Irlanda me 373 euro për frymë, Finlanda me 339 euro për frymë, Danimarka dhe Franca me 316 dhe 210 euro secila (shiko grafikun e mëposhtëm). Në krahun tjetër, shpenzimet më të ulëta për frymë i kanë vendet e Rajonit të Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Studimet e brendshme referojnë se raporti i numrit të përfituesve kundrejt numrit të aplikantëve është për të gjitha bashkitë shumë i ulët. Kategoritë vulnerabël me numrin më të madh për strehim social janë: familjet me shumë fëmijë, përfituesit e ndihmës ekonomike, çiftet e reja, familjet egjiptiane, gratë kryefamiljare.
Pjesa më e madhe e aplikimeve është përqendruar tek programi Banesa me kosto të ulët ( kredi e lehtësuar). Shqetësuese është përqindja e bashkive që nuk kanë asnjë sistem për regjistrimin e të dhënave. Strehimi është një shërbim që i takon pushtetit vendor, po vit pas viti bashkitë çojnë gjithnjë e më pak fonde për këtë shërbim.
Shqipëria ka një strategji për Strehimin Social 2016-2026, por shkrirja e Ministrisë së Zhvillimit Urban e ka lënë këtë fushë përgjegjësisë pa vëmendje. Qeveria shqiptare konsideron sfidë kryesore njohjen e qartë e ofertës dhe kërkesës për strehim social. Programet e strehimit social që aplikohen tërheqin familjet me të ardhura mesatare 6 deri në 8 herë më të larta se kufiri i varfërisë.
Një prej programeve më të mëdha, programi me banesa me kosto të ulët, nuk është i përballueshëm për të varfrit dhe për këtë arsye ata nuk përfitojnë nga ky program. Gjithashtu, procedurat bankare janë tepër të gjata dhe të kushtueshme. Nëpunësit e njësive vendore dhe punonjësit e bankave shpesh u japin përparësi miqve dhe nëpunësit e njësive vendore i nxisin individët të bëjnë kërkesë për strehim social edhe nëse këta nuk i përmbushin kriteret e vendosura me ligj.
Programi i banesave sociale me qira ka më shumë gjasa të ketë në fokus familjet me të ardhura të ulëta. Por megjithatë, njerëzit që jetojnë afër ose nën kufirin e varfërisë nuk mund ta përballojnë këtë program. Ndërsa, subvencionet e strehimit shihen si zgjidhje e përkohshme e problemeve të strehimit.
Marrë nga Monitor
pamje nga ngjarja DIMAL- Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 51-vjeçar në Dimal. Mësohet se gjatë kontrollit n&...
foto ilustruese RINAS- Ndalohet në dalje të vendit tonë 35-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Më...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme rreth 28 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojn&...
Foto ilustruese BULQIZË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 30-vjeçarit në Bulqizë. Policia ka b...
Foto ilustruese PATOS- Një shpërthim është regjistruar ditën e sotme në një banesë në Patos. Sipas njoftimit t...
Arrestimi LEZHË-Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës ditën e sotme. Mësohet se ...
Foto ilustruese ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali. Raportohet se nga ky aksident ka gjetur...
sokol mengjesi TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua brutalisht nga tre persona, prej pesë ditësh është në int...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme rreth 28 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, do të zhvi...
Foto ilustruese KORÇË- Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.10 në Kor&cce...