Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua brutalisht nga tre persona, prej pesë ditësh është në intubim, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve nga spitali i Traumës, ku avokati ndodhet, bëhet me dije se po mbahet në monitorim intensiv dhe sot pritet për të parë reagimin e tij.
Pavarësisht se Prokuroria e ndryshoi akuzën për të prangosurit, duke hequr vrasjen e funksionarëve publikë, mbetur në tentative, duke e bërë plagosje me dashje e kryer në bashkëpunim, gjykata ka vendosur që Dritan Nano, i dyshuar si organizuesi i sulmit dhe dhëndri i tij Dorian Aliaj, një nga autorët të hetohen në burg. Ndërkohë tre personat e tjerë të përfshirë në sulm ende nuk janë kapur nga policia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.
Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit, ku një familje që avokati ka përfaqësuar në një gjyq për çështje prone nuk respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situatë dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues por nuk kanë rënë dakord, pasi avokati ka pretenduar se ka një kontratë me studion ligjore që duhet ta zbatojë.
Autori i vetëm në qeli për ngjarjen, i cili u vetëdorëzua, Dorian Alia ka deklaruar para hetuesve se ndodhej rastësisht në të njëjtën rrugë ku ishte dhe avokati pranë kopshtit, dhe sipas tij nuk ishte plan i menduar. Ai ka deklaruar se pasi e pa, i ka folur, dhe pasi avokati e ka injoruar e ka qëlluar vetëm një herë me grusht.
“I jam afruar dhe i kam folur, pasi avokati më injoroi e kam qëlluar vetëm njëherë me grusht dhe nga paniku që ai ra, u largova”- raportohet se ka deklaruar Dorian Alia.
Ai ka deklaruar po ashtu se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dritan Nano, dhe se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar përfshirjen, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci tha se Nano ishte organizuesi i sulmit dhe me autorët ishte takuar një muaj më parë. E gjithë ngjarja nga Partia Demokratike është cilësuar si sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme rreth 28 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, do të zhvi...
Foto ilustruese KORÇË- Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.10 në Kor&cce...
foto ilustruese HIMARË- Biznesmeni Nikollaq Bollano në Himarë, u gjet i plagosur në rrugë dhe me dëmtime të mëdha n...
foto ilustruese BERLIN- Gazeta gjermane BILD ka hedhur dritë në rrjetet dhe kartelet e drogës që po furnizojnë Gjermaninë dhe...
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës vendosi në muajin maj hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tr...
vendngjarja HIMARË- Mbrëmjen e djeshme në Himarë një biznesmen është gjetur i plagosur në rrugë. Ai u gje...
Foto ilustruese TIRANË- Këtë javë vendi ynë parashikohet të jetë në ndikim të kushtreve atmosferike t&eum...
klodian kala BULQIZË- Një 30-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme teksa po peshkonte me korent në Bulqizë. Klod...
foto ilustruese BULQIZË- Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Bulqizë, teksa po peshkonte me gjenerator. I ri...
banesa BERAT- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Be...