Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Shumica e partive politike në vend nuk kanë adresa të sakta e për rrjedhojë, asnjëherë nuk bëhen pjesë e auditimeve të planifikuara nga ekspertët që caktohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në raportin vjetor të këtij institucioni nënvizohet se në vitin 2023 u caktuan 9 ekspertë të licencuar që do të kryenin këto auditime.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 544, datë 22.5.2023, “Për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël të licencuar (auditues ligjor) për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2022”, caktoi 9 ekspertë kontabël të licencuar (audites ligjor) për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë për 84 parti politike nuk është kryer auditimi, për shkak të adresave të pasakta, apo pasi partitë edhe pse kanë marrë njoftimin për fillimin e procesit të auditimit, nuk janë vënë në kontakt me audituesit ligjorë” thuhet në raport.
KQZ bën të ditur gjithashtu se për 4 parti politike nuk është kryer auditimi, pasi kanë status pasiv në kuptim të legjislacionit tatimor.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas verifikimeve të kryera nga raportet e dorëzuara nga vetë partitë politike, si dhe nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë, është në proces për marrjen e masave administrative për partitë politike” nënvizon raporti.
Lidhur me mbështetjen financiare që marrin partitë raporti i KQZ zbardh se në vitin 2023 u 345.6 milionë lekë apo rreth 3.3 milionë euro.
Kjo shumë u përfitua nga një total prej 11 partish ku në krye qëndron Partia Socialiste dhe më pas ajo Demokratike, pasuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe në fund mbyllet me Nisma Thurje.
Financimi i fushatave zgjedhore
KQZ pranon në raport se një nga elementët që ka nevojë për vëmendje është përmirësimi i rregullave për financimin e fushatave zgjedhore si dhe të miratohen disa rregulla që kanë të bëjnë me elementë të tillë si: Zhvillimin e fushatës në median online; b. Zhvillimin e fushatës në internet dhe në rrjete sociale; c. Të ashtuquajturin “Financimi i palëve të treta” dhe zhvillimin e fushatës nga këto subjekte.
“Partitë politike që nuk janë regjistruar në 2 zgjedhjet e fundit dhe që nuk janë financuar nga buxheti i shtetit nuk duhet ti nënshtrohen auditimit. Në shumicën e rasteve partive politike nuk i dihet adresa. Ndërkohë që KQZ angazhon burime njerëzore dhe financiare për auditimin e tyre.
Partitë që në 3 zgjedhjet e fundit që nuk kanë marrë asnjë mandat duhet të paraqesin listë mbështetësish. Ndërkohë KQZ angazhohet për të kryer procedurat e përcaktuara në ligj për regjistrimin e tyre.
Propozohet që nënshkrimet t’i paraqesin që në momentin që ata paraqesin kërkesën e tyre për regjistrim në zgjedhje” nënvizon KQZ. Ky i fundit sjell në vëmendje se ka mospërputhje sa i takon vlerës së dhurimeve që duhet të bëhen publike tek ligji për partitë politike dhe Kodi Zgjedhor.
Po kështu shihet me vend që të rishikohet pjesa XIII e Kodit Zgjedhor “Përgjegjësitë dhe Sanksionet”. Sanksionet janë joproporcionale në raport me shkeljen. Ka shkelje të rënda ndërkohë që kodi nuk parashikon sanksion administrativ ose sanksioni i parashikuar është i papërfillshëm.
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese KUKËS- Aeroporti i Kukësit duhet të ishte aeroporti i dytë funksional i vendit për fluturime ndërkombëta...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativish...
foto ilustruese TIRANË- Anketa vjetore e opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2023”, zhvilluar nga Instituti për Demokraci dhe ...
LONDËR- Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarj...
Foto ilustruese TIRANË - Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëdë që ndodhi sot n&eu...
alfred balla TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite kreun e KLP-s&eu...
Bledar Rako KAVAJË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua këtë të martë n&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e përgjegjësit të IKMT Sarandë, Julian Preni, p&e...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkes...
foto ilustruese SELENICË- Një 24-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Selenicë. Sipas informacioneve policore i riu, ...