Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
TIRANË- Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump urdhëroi sanksione kundër punonjësve të kësaj gjykate, e cila ka marrë të pandehur, mes të tjerëve, kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu, shefin e Hamas Ibrahim al-Masri apo presidentin e Rusisë Vladimir Putin për krime lufte apo krime kundër njerëzimit.
“Ne, Shtete Palë të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, rikonfirmojmë mbështetjen tonë të plotë për pavarësinë, paanësinë dhe integritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale,” shkruhet në deklaratë. “Gjykata shërben si një shtyllë jetësore për sistemin ndërkombëtar të drejtësisë dhe garanton llogaridhënie për krimet më të rënda ndërkombëtare si dhe drejtësi për viktimat,” shkruhet më tej në të. [Link deklarata]
Presidenti Trump firmosi një urdhër ekzekutiv më 6 shkurt pasi një përpjekje për të miratuar një ligj në kongres u bllokua nga demokratët, për të vendosur nën sanksione, të cilat në Shqipëri njihen gjerësisht si “nongrata”, punonjësit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të cilët kanë hetuar në çështjet që përfshijnë shtetas amerikanë apo aleatë, në rastin konkret, kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant. Të dy u shpallën në kërkim nga gjykata nën akuzën e krimeve kundër njerëzimit të bëra në Luftën e Gazës. Nën akuzë u vu edhe shefi i Hamas Ibrahim Al-Masri, i cili ndërkohë rezulton se është vrarë gjatë luftimeve nga Izraeli.
Sanksionet e Trump përfshijnë bllokim llogarish apo sekuestrim pronash, nëse prokurorët dhe punonjësit e gjykatës kanë të tilla në SHBA, apo refuzim hyrjeje në Shtetet e Bashkuara, nëse shkojnë për çfarëdolloj arsyeje, e njëjta formulë me të cilën administrata e parë e Trump dënoi disa udhëheqës politikë shqiptarë, përfshirë Vangjush Dakon e Tom Doshin, si dhe administrata Biden dënoi kreun e opozitës Sali Berisha.
Në rastin e gjykatës, sanksionet janë veçanërisht shqetësuese për shkak të fuqisë që kanë Shtetet e Bashkuara në sistemin financiar ndërkombëtar, gjë që mund të sjellë, në instancë finale, bllokim të aktivitetit të gjykatës. Si masë paraprake, gjykata mësohet se ka parapaguar rrogat e punonjësve për tre muajt e ardhshëm.
Gjykata u themelua në vitin 2002 dhe mes 125 shteteve palë është edhe Shqipëria.
Vendet e rajonit, përfshirë Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën, Bullgarinë, Rumaninë e Kroacinë, e nënshkruan deklaratën në mbështetje të gjykatës duke iu bashkuar vendeve të tjera nga e gjithë bota. Hungaria, Serbia e Italia janë nga vendet që nuk e nënshkruan deklaratën.
“Sot, gjykata po përballet me sfida të paprecedent,” shkruhet në letër. “Masat sanksionuese ndaj gjykatës, zyrtarëve dhe stafit apo atyre që bashkëpunojnë me të janë miratuar në përgjigje të veprimeve me të cilat gjykata ka vënë në zbatim mandatin e vet në përputhje me statutin e Romës,” thuhet më tej në deklaratë.
“Masa të tilla rrisin rrezikun e pandëshkueshmërisë për krimet më serioze dhe rrezikojnë të gërryejnë sundimin e ligjit ndërkombëtar, i cili është kyç për promovimin e rendit dhe sigurisë botërore. Për më shumë, sanksionet mund të vënë në rrezik konfidencialitetin e informacionit sensitiv dhe sigurinë e personave të përfshirë – përfshirë viktimat, dëshmitarët dhe ztrtarët e gjykatës, shumë prej të cilëve janë qytetarët tanë.”
Ndryshe nga firmëtarët, kryeministri i Hungarisë ishte nga të paktët jofirmëtarë që shprehu publikisht qëndrimin e tij. Në një koment në X, ai hodhi idenë se Hungaria mund të dalë nga të qenit palë në gjykatë duke argumentuar se “erë e re po fryn në politikën ndërkombëtare. Ne e quajmë këtë Tornadoja Trump.”/Reporter.al
GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se një ambulancë ësht&e...
GRAMSH- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Cërrik-Gjyralë. Mësohet se një makin&...
foto ilustruese KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. 29-vjeçari, Kostika Ruko ...
foto ilustruese KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve policore, n...
GJIROKASTËR- Bukuritë dhe monumentet e vendit tonë ndër vite kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Së ...
burgu FUSHË- KRUJË- Një tentativë për futjen e sendeve të ndaluara, konkretisht aparate celularë dhe lëndë na...
aksidenti GRAMSH- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Një furgon është përpla...
foto SARANDË- Një 15-vjeçar është plagosu me thikë mesditën e sotme në rrugën “Adem Sheme” n&eum...
TIRANË- Prokuroria Speciale ka shpallur pretencën për inceneratorin e Tiranës. Mësohet se SPAK kërkon 4 vite heqje lirie&nb...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim ish-Kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtor&eum...