AKTUALITET

Shqipëria më e goditura në rajon nga reshjet e nëntorit: Mbi 200 mm shi në jug, një viktimë dhe dëme të mëdha

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 14:43

Shqipëria më e goditura në rajon nga reshjet e nëntorit: Mbi

Gjatë datave 3-9 nëntor, një sistem me presion të ulët atmosferik solli reshje të përhapura në të gjithë Mesdheun Lindor. Sipas të dhënave satelitore të NASA-s (GPM IMERG) dhe Climatebook.gr, në Shqipëri reshjet arritën nga 80 mm deri mbi 150 mm në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jug u regjistruan mbi 200 mm shi. Qytetet më të prekura ishin Tirana dhe Korça me rreth 150 mm, veriu i vendit me rreth 80 mm dhe zonat jugore me rreth 200 mm.

Shqipëria më e goditura në rajon nga reshjet e nëntorit: Mbi

Shqipëria më e goditura në rajon nga reshjet e nëntorit: Mbi

 

Figura 1. Harta e reshjeve të grumbulluara gjatë 7 ditëve [24/11/2025 – 30/11/2025] në Mesdheun Lindor dhe në vendin tonë.

Situata u përkeqësua gjatë stuhisë Adel që goditi rajonin nga 24 deri më 30 nëntor. Në Shqipëri pothuajse i gjithë vendi regjistroi 60-80 mm për periudhën shtatë-ditore, ndërsa në pjesën jugore ato shkuan nga 250-300 mm për të njëjtën periudhë. Reshjet e dendura prekën edhe Italinë Qendrore, Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht Kroacinë, Greqinë Perëndimore si dhe zonat bregdetare të Turqisë.

Studiues nga Climatebook, ClimaMeter, Observatori Kombëtar i Athinës dhe Instituti Pierre-Simon Laplace i Qendrës Kombëtare për Kërkime Shkencore të Francës kanë analizuar episodin e motit të keq që goditi Greqinë dhe Shqipërinë midis 18 dhe 21 nëntorit 2025. Studimi, që krahason ngjarje të ngjashme nga viti 1950 deri sot, tregon se ndryshimet klimatike kanë intensifikuar motin e keq, duke e bërë këtë episod ekstrem më të fortë dhe më shkatërrimtar. Krahasuar me dekadat e mëparshme, një mot i ngjashëm sot shfaqet me deri në 10% më shumë reshje dhe me deri në 10% erëra më të forta. Variabiliteti natyror i motit nuk mjafton për të shpjeguar këtë rritje të intensitetit.

Përçarja atmosferike që u formua më 18 nëntor mbi Itali krijoi një rrjedhë të zgjatur ajri nga Mesdheu Qendror me masa ajrore të paqëndrueshme dhe zona të vazhdueshme konvergjence, duke sjellë reshje të rrëmbyeshme, stuhi, përmbytje të menjëhershme, rrëshqitje dherash dhe erëra të forta në Shqipëri dhe Greqinë perëndimore. Sistemi shkaktoi një jetë të humbur në Shqipëri, qindra evakuime dhe dëme të mëdha në bujqësi dhe infrastrukturë.

Një faktor kryesor është ngrohja e Detit Mesdhe. Sipas matjeve satelitore të 16 nëntorit 2025, pothuajse i gjithë pellgu i Mesdheut paraqiti devijime pozitive të temperaturës së sipërfaqes së detit, në rendin 0.2–1.6°C mbi vlerën mesatare për periudhën 1991–2020. Vlerat më të larta, nga 1.6 deri në 1.7°C, u regjistruan në pjesën perëndimore dhe juglindore. Këto devijime korrespondojnë me temperatura 17–21°C në Mesdheun perëndimor dhe verior, ndërsa në pjesën jugore të detit Jon, ato variojnë ndërmjet 22–24°C.

Të dhënat tregojnë se temperatura mesatare ditore e sipërfaqes së detit në Mesdhe, për të gjithë vitin 2025 deri më 22 tetor, ka qenë mbi normalen në 277 nga 296 ditë, pra në rreth 93% të ditëve të vitit. Në të njëjtën kohë, janë regjistruar 27 rekorde ditore të temperaturës maksimale, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rekord i temperaturës minimale. Temperaturat e larta të detit ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e intensitetit të reshjeve, si pasojë e rritjes së lagështisë në ajër. Ngrohja e detit siguron energji shtesë, duke shtuar shpejtësinë dhe intensitetin e reshjeve dhe erërave, ndërkohë që kushtet atmosferike në vitet e fundit janë dukshëm më të lagështa se ato të periudhës 1950–1986.

Shqipëria më e goditura në rajon nga reshjet e nëntorit: Mbi

Shqipëria më e goditura në rajon nga reshjet e nëntorit: Mbi

Shqipëria më e goditura në rajon nga reshjet e nëntorit: Mbi

Figura 2. Devijimet e temperaturës së sipërfaqes së detit nga vlera mesatare për periudhën 1991–2020 në rajonin e Mesdheut, bazuar në matjet satelitore më 16/11/2025.

Këto reshje të dendura tregojnë se ndryshimet klimatike po prekin drejtpërdrejt vendin tonë. Thatësirat e zgjatura, të ndjekura nga reshje intensive, po shkaktojnë përmbytje, rrëshqitje dherash dhe probleme serioze në bujqësi. Rreziqet kryesore përfshijnë përmbytjet në qytete si Vlora dhe lugina e Shkumbinit, rrëshqitjet e dherave në terrenet kodrinore dhe dëmtimin e kulturave bujqësore nga toka e ngopur me ujë.

Përtej faktorëve klimatikë, studimi thekson se zgjerimi urban, ekspozimi i infrastrukturës bregdetare dhe mungesa e përgatitjes për ngjarje ekstreme e kanë përkeqësuar ndikimin e motit të keq. Ekspertët theksojnë se ndonëse ndryshimet klimatike nuk krijojnë fenomenet, ato i intensifikojnë efektet e tyre, dhe shtimi në intensitetin e shiut ose erës mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, vitet e fundit kemi zvogëlimin e numrit të ditëve me reshje me rreth 12%. Fenomen tjetër që është vënë re vitet e fundit është shtimi i intensitetit të reshjeve në periudha më të shkurtra. Reshjet e rëna në këtë interval kohor kanë kryesisht karakter frontal, me shtrirje relativisht të madhe që kapin njëkohësisht pellgjet ujëmbledhës të disa lumenjve. Ndryshimi i ciklit të reshjeve, që i dedikohet ndryshimit të klimës, ka bërë që reshjet të mos shtrihen në kohë dhe me intensitet të ulët, duke i dhënë mundësi tokës të përthithë sasinë e nevojshme të ujit për të ushqyer rezervën nëntokësore dhe të pakësojë sasinë që rrjedh në sipërfaqe.

Shpërndarja e reshjeve brenda vitit në territorin e Shqipërisë është tipike e klimës mesdhetare, me reshje të shumta gjatë periudhës nëntor-mars dhe më të pakta gjatë muajve prill-tetor. Pranohet se ndarja e reshjeve vjetore është 70% në periudhën nëntor-mars dhe 30% në periudhën prill-tetor. Por ky rregull thuajse është prishur dhe kjo përqindje lëviz nga njëri vit në tjetrin.

Ngrohja e motit ka shkaktuar ndryshim të klimës veçanërisht gjatë dekadës së fundit në vendin tonë. Ka një reduktim të ndjeshëm të reshjeve në formën e borës. Në shumë zona malore që janë karakterizuar me borë të përhershme, po bie gjithnjë edhe më pak borë. Nga një vlerësim i anomalive të reshjeve të borës sipas Qendrës Europiane të Parashikimit Afatmesëm të Motit, muajt e dimrit vitet e fundit rezultojnë me anomali negative në shkallë kontinentale. Në zonat ku këto anomali kishin vlerat më të larta negative përfshihej dhe vendi ynë.

Ajo që vihet re dukshëm në vitet e fundit sipas të dhënave të IGJEO është zvogëlimi i sasisë së borës si në numër ditësh ashtu dhe të kohëzgjatjes së qëndrimit të shtresës së saj. Kjo ka ndikuar në rritjen e vërshimit të ujit në raste të reshjeve, duke rritur edhe shkallën e përmbytjeve. Rënia e reshjeve në formë bore zvogëlon rrezikun e përmbytjeve, pasi bora kap sasi të mëdha uji, duke shmangur rrjedhjen e tij në sipërfaqe.

Por ndërkohë ajo krijon edhe depozitimin natyror të ujit, të cilin e lëshon gradualisht gjatë pranverë-verës kur shkrin dhe furnizon sistemin lumor në stinët kur nuk ka reshje.Një studim i vitit 2022, i botuar në revistën shkencore Nature, zbuloi se në pjesët me borë në hemisferën veriore, reshjet ekstreme u rritën me një mesatare prej 15% pas 1 gradë Celsius të ngrohjes së planetit./klimasot

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë