Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat sot arrijnë…
Vala e të nxehtit vijon edhe të shtunën, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C. Sipas Shërbimit Meteo...
Vala e të nxehtit vijon edhe të shtunën, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C. Sipas Shërbimit Meteo...
DashiLajmet mund të përhapen shpejt, ndonjëherë nëpërmjet një thashethemi ose nga një burim i besueshëm. Ajo p&eu...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit. N&e...
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në protestën e 69-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët përcollën një tjetër mesazh nga sheshi,...
Gjatë protestës së dytë në Memaliaj kundër draftit që synon shkrirjen e bashkisë, një prej qytetarëve pjes&eum...
Dhjetëra banorë të Memaliajt kanë dalë sërish në protestë, duke shënuar ditën e dytë të kundërs...
Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në qendër të debatit në Itali...
Berat Gjimshiti është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqipta...
Shoqëria lokale e Serresit vijon të jetë në gjendje shoku pas aksidentit tragjik që ndodhi më herët në rrugën provi...

Shqipëria parashikoi 81.4 milionë euro fonde buxhetore për kërkim dhe zhvillim në vitin 2025, ekuivalente me vetëm 34.4 euro për banor, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat. Në Bashkimin Evropian, financimi arriti mesatarisht në 288.9 euro për banor, duke e vendosur Shqipërinë në vetëm rreth 12% të nivelit mesatar të BE-së. Me fjalë të tjera, për çdo banor, vendet e BE-së alokojnë mesatarisht rreth 8.4 herë më shumë fonde publike për kërkim dhe zhvillim se Shqipëria.
Të dhënat provizore të Eurostat tregojnë se fondet buxhetore të Shqipërisë për kërkim dhe zhvillim arritën në 81.40 milionë euro në 2025.
Edhe krahasimi me disa vende të rajonit tregon një diferencë të konsiderueshme. Serbia alokoi 55.2 euro për banor për kërkim dhe zhvillim në 2025, rreth 21 euro më shumë se Shqipëria, ndërsa Turqia arriti në 61.5 euro për banor. Shqipëria, nga ana tjetër, rezulton mbi Moldavinë me 14.1 euro për banor. Mali i Zi figuron me 3 euro për banor, por Eurostat sqaron se për këtë vend të dhënat e vitit 2025 nuk janë të disponueshme dhe është përdorur viti më i afërt.
Hendeku bëhet edhe më i dukshëm përballë ekonomive që investojnë më shumë. Brenda BE-së, Luksemburgu kryeson me 917.2 euro për banor, i ndjekur nga Danimarka me 627.1 euro, Gjermania me 553.5 euro, Austria me 527.4 euro dhe Holanda me 513.4 euro. Megjithatë, Shqipëria nuk është në fund të tabelës evropiane: Rumania, vendi me nivelin më të ulët brenda BE-së, kishte 18.8 euro për banor në 2025.
Në të gjithë Bashkimin Evropian, alokimet buxhetore për kërkim dhe zhvillim arritën në rreth 130.2 miliardë euro në vitin 2025, nga 81.1 miliardë euro në 2015, me një rritje prej 60.5% gjatë dekadës. Për banor, mesatarja u rrit nga 183.2 euro në 2015 në 288.9 euro në 2025, ose me 57.7%. Në raport me ekonominë, financimi publik i kërkimit dhe zhvillimit në BE ishte sa 0.69% e PBB-së në 2025.
Treguesi i Eurostat, GBARD, nuk duhet interpretuar si shpenzim faktik i realizuar. Ai mat fondet e parashikuara në buxhetet e qeverive për kërkim dhe zhvillim, përfshirë financimin publik të aktiviteteve të kryera në institucionet shtetërore, universitete, biznese dhe organizata jofitimprurëse. Eurostat sqaron shprehimisht se këto statistika u referohen alokimeve buxhetore dhe jo shpenzimeve faktike të kryera.
Për Shqipërinë, të dhënat e vitit 2025 tregojnë se diferenca me standardin evropian mbetet e thellë: 34.4 euro për banor kundrejt 288.9 eurove në BE, ose rreth 88% më pak se mesatarja evropiane. /ekofin.al
Rrjeti ndërkombëtar SafeJournalists ka kritikuar disa dispozita të Rregullores së re të Brendshme të Gjykatës së Posa&...
Në mesditën e kësaj të premteje, hyrja në qytetin e Fierit është përballur sërish me trafik të rënduar,...
Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, heq dorë nga shtetësia shqiptare. Vendimi u firmos nga P...
Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare është identifikuar nga policia italiane si autori i dyshuar i grafiteve me fyerje dhe kërc...
Skandali me termocentralet në Vlorë vijon. Perveç shpenzimeve marramendëse financiare që u kushtojnë shqiptarëve kët...
Në ambientet e Muzeut Etnografik në Durrës u zhvillua mbrëmja poetike “Një gotë për Dorin”, një aktivitet ...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Fier–Shegan Pushimi i Shoferit, në kryqëzimin e ...
Prej disa ditësh, dhjetëra familje dhe biznese në pallatin Kamelia, Shkëmbi i Kavajës, jetojnë në errësirë totale...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar një video nga ambientet e Spitalit Onkologjik në QSUT, ku na tregon se si ministrja e Shëndetësisë,...
Një hetim i Sky News ka zbuluar se si një kontrabandist shqiptar kalon emigrantë përmes Tunelit të Kanalit, duke përdo...