“Rama sot është një kufomë politike, nesër një hiç!” – Protestuesi: Kongresmeni amerikan kërkoi hetim për lidhjet e qeverisë me drogën!
Protesta masive përpara godinës së Kryeministrisë ka shënuar ditën e saj të 37-të me mesazhe të forta që lidhe...
Protesta masive përpara godinës së Kryeministrisë ka shënuar ditën e saj të 37-të me mesazhe të forta që lidhe...
Një 35-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë një ditë pas lindjes së foshnjës së saj në Greqi. Viktima ës...
Rudi Garcia, trajneri i kombëtares së Belgjikës, ka reaguar ndaj vendimit të FIFA për lirimin e lojtarit të SHBA, Folarin Balogu...
FIFA është përfshirë në kaos që nga dita e djeshme. Madje sot raportime jozyrtare tregojnë se disa anëtarë të...
Karina Blanco po bëhej gati të fillonte orën e saj të spinningut kur toka filloi të dridhej. Në fillim, ajo mendoi se dridhjet d...
Benjamin Netanyahu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vazhdojnë me shitjen e sistemeve të përparuara të arm&e...
Nga Maxime Dhuin, HUFFINGTON POST “Shqipëria nuk është në shitje”. Lëvizja e protestës kundër një projek...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ia shton vetes në zyrë, ndërkohë që n&e...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj grupit kriminal të goditur disa javë...
Banorët e fshatit Nikaj-Mërtur, njësia administrative Lekbibaj, janë ngritur në protestë kundër ndërhyjeve që...

Shqipëria renditet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) ndër vendet kryesore të nisjes ose tranzitit të ngarkesave të heroinës në Europë, sipas rasteve të sekuestrimeve të raportuara për periudhën 2021-2024.

Në hartën e publikuar në aneksin statistikor të Raportit botëror të Drogave (World Drug Report 2026), publikuar së fundmi, Shqipëria shfaqet me ngjyrën që identifikon vendet e përmendura si “shtetet kryesore të nisjes, ose tranzitit” për dërgesat e heroinës. (shiko hartën e parë)
Në Europë, krahas Shqipërisë, në të njëjtën kategori shfaqen edhe Turqia, Bullgaria, Greqia, Italia, Spanja, Franca, Belgjika dhe Holanda. Jashtë Europës, harta përfshin vende si Afganistani, Irani, Pakistani, India, Kirgistani, Taxhikistani, si dhe disa vende në Afrikë dhe Azi.
Raporti “World Drug Report 2026” thekson se tregu global i opioidëve, ku përfshihet edhe heroina, ndodhet në një periudhë ndryshimesh të rëndësishme. Ndalimi i drogës në Afganistan në vitin 2022 ka ulur ndjeshëm prodhimin e opiumit dhe heroinës, ndërsa rritja e prodhimit në Mianmar nuk ka arritur të kompensojë rënien afgane.
UNODC paralajmëron se tregjet mund të përshtaten përmes ndryshimit të rrugëve, metodave të trafikimit dhe, në disa raste, zhvendosjes drejt opioidëve sintetikë më të fuqishëm. “Një ndërprerje e perceptuar ose reale në furnizimin me heroinë në tregjet kryesore të konsumit do t’i nxisë trafikantët të kërkojnë alternativa. Kjo, nga ana tjetër, mund të zhvendosë kultivimin e paligjshëm të opiumit dhe prodhimin ilegal të opiumit drejt vendeve të tjera, ose të nxisë kalimin te zëvendësues sintetikë, si fentanilet dhe nitazenet, apo opioidë të tjerë të rinj sintetikë — ndoshta edhe drejt substancave që nuk janë opioide:, thuhet në raport.
Harta tjetër, dyfishim i sekuestrimeve të kokainës
Në një tjetër hartë të raportit, Shqipëria shfaqet mes vendeve europiane me rritjen më të fortë të sekuestrimeve të kokainës në vitin 2024. Në hartën e UNODC, vendi është shënuar me ngjyrën që tregon dyfishim ose më shumë të sasive të kapura krahasuar me vitin 2023. Kjo e vendos Shqipërinë në të njëjtën kategori me disa vende të Europës Juglindore dhe Lindore, ku sekuestrimet u rritën ndjeshëm gjatë vitit. (shiko hartën e dytë)
Raporti thekson se në Europën Perëndimore dhe Qendrore, trafiku i kokainës ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Rreth vitit 2024, përpjekjet për goditjen e trafikut dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mes agjencive të zbatimit të ligjit mund të kenë detyruar rrjetet kriminale të përshtatin rrugët dhe mënyrat e transportit të drogës.
Sasia e kokainës së sekuestruar u rrit shtatëfish në periudhën 2014–2023. Megjithatë, në disa vende, në vitin 2024 u vu re rënie si e pastërtisë së kokainës në tregun me pakicë, ashtu edhe e sasive të sekuestruara, çka mund të sinjalizojë ndërprerje të përkohshme në disa zona, ndërsa flukset hyrëse po përshtateshin me pika të reja hyrjeje.
Në tërësi, sasia e kokainës së sekuestruar në Europën Perëndimore dhe Qendrore ra, ndërsa qendrat kryesore të trafikut u zhvendosën nga portet e rëndësishme të Belgjikës, Gjermanisë dhe Holandës drejt Francës, Portugalisë dhe Spanjës.
Rastet e zbulimit të dërgesave të kokainës drejt Europës të transportuara me kontejnerë u pakësuan në vendet kryesore europiane të destinacionit, ndërsa u shtuan në Amerikën e Jugut. Kjo sugjeron një zhvendosje në nivel global drejt sekuestrimeve më pranë vendeve të origjinës së drogës.
Numri i rasteve të zbulimit të dërgesave me kontejnerë drejt Belgjikës vijoi të rritet, por madhësia mesatare e ngarkesave ra me 39%. Kjo pasqyron një prirje të grupeve kriminale për të përdorur fshehje më të vogla dhe me rrezik më të ulët, veçanërisht brenda strukturave të kontejnerëve frigoriferikë.
Gjithashtu, edhe portet më të vogla duket se po fitojnë rëndësi në rrjetet e trafikut. Në përgjithësi, flukset e kokainës drejt Europës Perëndimore dhe Qendrore janë përshtatur për sa u përket rrugëve, pikave të hyrjes dhe metodave të trafikimit, por mbeten në nivele të larta./Monitor
Dita e hënë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme të motit. Në disa qarqe priten reshje shiu të dobë...
Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje për ndryshim, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës pas përfundimit të t...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kosmaç, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e p&e...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 v...
Organizatorët e protestës i kanë dërguar një letër ambasadave të vendeve partnere në Tiranë, ku shprehin shqet&eu...
Albion Nikolli, një nga protestuesit e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Kuvendit, është liruar kë...
Fieri, Lezha dhe Durrësi janë qarqet më të rrezikuara nga zjarret pasditen e së dielës dhe gjatë ditës së hë...
Janë liruar këtë pasdite protestuesit e arrestuar ditën e enjte në tubimin e dhunshëm para Kuvendit. Ata janë pritur nga p...
Administratori i faqes së John Alite ka reaguar pas postimeve në rrjetet sociale që e lidhnin emrin e tij me protestat në Shqipëri, d...
Një operacion rutinë i Policisë së Shtetit në muajin shkurt të vitit 2025 kaloi pa shumë bujë, teksa u lajmërua s...