EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Sot në mbrëmje në 8 shtator, situata e zjarreve në Shqipëri vijon të mbetet shqetësuese, me disa vatra aktive në qarqe të ndryshme të vendit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë ditës janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 12 vijojnë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe një është shuar.
Flakët vijojnë të përhapen në zona të Tiranës, Dibrës, Lezhës, Elbasanit, Shkodrës dhe qarqe të tjera. Në terren janë angazhuar 498 forca vendore e lokale dhe 314 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me mjete zjarrfikëse dhe mbështetje nga ajri. Ndërhyrjet janë përqendruar kryesisht në vatrat aktive, ndërsa në disa zona operacionet vështirësohen nga terreni i thyer dhe sipërfaqet pyjore. Autoritetet bëjnë me dije se, pavarësisht përhapjes së zjarreve, aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në vatrat kryesore.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve
(8 Shtator 2026 – ora 20:00)
Situata e zjarreve gjatë ditës së sotme vijon të menaxhohet me angazhim të lartë të strukturave operacionale në terren dhe mbështetje nga ajri.
Në rang vendi janë raportuar 22 vatra zjarri, prej të cilave 12 aktive, 9 nën mbikëqyrje dhe 1 e shuar. Në operacione janë angazhuar 498 forca vendore dhe lokale dhe 314 efektivë të Forcave të Armatosura, krahas mjeteve zjarrfikëse, mjeteve mbështetëse, autoambulancave, dronit dhe 4 operacioneve me helikopterë.
QARKU TIRANË: Në Malin e Dajtit zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion janë angazhuar 25 efektivë zjarrfikës, 7 forca të ADM-së, si dhe 55 efektivë të FA, 5 mjete, 1 autoambulancë dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në Kryezi të Kavajës është shuar, ndërsa në Malin e Bërzhitës zjarri është izoluar dhe mbahet nën monitorim nga strukturat vendore.
QARKU DIBËR: Vijojnë aktive vatrat në Vajkal të Bulqizës, Lundre–Madhesh në Mat, Qafën e Helmes në Bulqizë dhe Cerrujë–Mali i Allushit në Klos. Në Lundre–Madhesh, krahas forcave vendore, pyjore dhe vullnetare, operacioni mbështetet nga 22 efektivë të FA, 3 mjete dhe 1 autoambulancë. Në të gjitha këto vatra raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa në Lundre–Madhesh zjarri ndodhet në lartësi dhe në distancë të konsiderueshme nga banesat.
QARKU LEZHË: Aktive mbeten vatrat në Gallatë të Kurbinit dhe në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet të Bashkisë Lezhë. Në Gallatë ndërhyrja vështirësohet nga terreni, por nuk ka rrezik për banesat. Një angazhim i konsiderueshëm vijon në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, ku janë 100 forca vendore, pyjore dhe vullnetare, të mbështetura nga 124 efektivë të FA, 16 mjete, 2 autoambulanca dhe 1 helikopter. Edhe këtu nuk raportohen zona të banuara në rrezik.
QARKU ELBASAN: Vatra në Malin e Qukësit, Prrenjas, është nën mbikëqyrje dhe monitorohet nga MZSH. Në Gurëshpatë të Librazhdit zjarri vijon aktiv dhe në terren është angazhuar MZSH Librazhd me 1 automjet dhe 6 efektivë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
QARKU SHKODËR: Situata po ndiqet në disa zona. Vatra mbi Ludric dhe Shopel në Fushë-Arrëz është nën mbikëqyrje. Në Mnelë të Vogël, Vau-Dejës, zjarri vijon aktiv dhe operacioni mbështetet nga 27 efektivë të FA, 3 automjete zjarrfikëse, 1 autobot dhe 1 helikopter, krahas strukturave vendore. Në Bardhaj–Myselim, vijon puna me forca të MZSH-së, Shërbimit Pyjor, bashkisë dhe vullnetarë, të mbështetur nga 43 efektivë të FA dhe mjete, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra në Bërdicë është nën mbikëqyrje. Në Malin e Tërbunit, Pukë, zjarri vijon aktiv në pyll me pishë; në operacion janë forcat vendore dhe 32 efektivë të FA me 3 mjete dhe 1 autoambulancë. Edhe në Tërbun nuk ka rrezik për zonat e banuara.
QARKU VLORË: Në Bolenë të Himarës, vatra është nën mbikëqyrje nga MZSH Himarë. Në Qesarat të Finiqit zjarri, i shfaqur gjatë ditës së sotme në sipërfaqe me shkurre, vijon aktiv; në operacion është MZSH Finiq dhe është kryer edhe ndërhyrje me 1 helikopter.
QARKU FIER: Vatrat në Peshtan të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës janë tashmë nën mbikëqyrje. Strukturat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e tyre në terren për të parandaluar riaktivizimet.
QARKU DURRËS: Në Halil të Krujës, zjarri që ishte shfaqur pranë zonave të banuara është izoluar dhe shuar, ndërsa zona vijon të mbahet nën monitorim nga MZSH Krujë.
QARKU KUKËS: Vatra në Mamëz, njësia administrative Kolsh, e shfaqur sot në sipërfaqe me shkurre dhe pisha, është nën mbikëqyrje. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
Një kabinë elektrike në fshatin Molisht, Berat, paraqet rrezik serioz për banorët dhe kalimtarët. Siç shihet edhe në...
Shqipëria po kalon një moment rreziku të jashtëzakonshëm për shkak të aferave të rënda që lidhin nivelet m&eum...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të zhvillojë një mbledhje urgjente, më 10 shtator 2026 në orën 10:00, në am...
Dy burra me origjinë shqiptare rrezikojnë 18 muaj burg për përfshirjen e tyre në një plantacion shumë të madh kanabisi, ...
Mbledhja e Kryetarëve të Gjykatave të Republikës së Shqipërisë ka reaguar për situatën e krijuar nga mosprocedimi i...
Një vatër e re zjarri ka rënë ne pyllin me pisha tẽ Çërrilës në Fier pasditen e sotme. Flaket po perhapen me shpejtes...
Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet këtë të martë pranë Kuvendit të Shqipëris&...
Pas një seance maratonë, Gjykata e Sarandës ka vlerësuar masat e sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të ...
Gazetari Basir Çollaku ka bërë deklarata të forta në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke folur p&eu...
Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në qytetin e Krumës. Ngjarja ka ndodhur rr...