Pasi dy kontribuues të transmetuesit publik të Shqipërisë kritikuan vonesat në pagesa dhe mungesën e informacionit – dhe pasi të tjerë konfirmuan për BIRN se përballen me të njëjtin problem – Eni Vasili, drejtoresha e re e RTSH-së që nga 9 prilli, pranoi për BIRN se ekziston një “situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh”.
Ajo tha se menaxhmenti i ri “po bën më të mirën për të menaxhuar situatën”.
“Falënderoj të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët e projekteve të mars-qershorit 2025 për mirëkuptimin lidhur me vonesat në pagesat e RTSH-së. Sigurisht, nuk është përgjegjësia e tyre që iu premtuan projekte që nuk mund të paguheshin, por kjo nuk e bën menaxhmentin e ri përgjegjës, i cili është përballur me një situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh dhe po përpiqet të bëjë më të mirën për ta menaxhuar atë”, tha Vasili për BIRN.
Ajo shtoi se aktualisht ka një “prioritizim të pagesave”, pasi detyrime të rëndësishme i detyrohen Unionit Evropian të Transmetimeve, EBU, lidhur me festivalin e Eurovizionit.
“Sigurisht, ka një prioritizim të pagesave në këtë moment dhe po përpiqemi të shlyejmë disa detyrime ndërkombëtare fillimisht, disa prej të cilave nuk janë paguar që nga janari 2024. Mosshlyerja e tyre do ta vendoste RTSH-në në rrezik për të humbur partneritetin me EBU-në dhe pjesëmarrjen në Eurovizion, apo humbjen e shumë të drejtave televizive”, tha Vasili për BIRN.
“Ajo do të përballej gjithashtu me gjykata ndërkombëtare për mospagesën e kontratave me të huajt”, shtoi ajo.
Vasili theksoi gjithashtu se Bordi i Administrimit* ka marrë në shqyrtim edhe borxhin e brendshëm dhe disa formula të rinegocimit të tij nga sektori i financës dhe së shpejti pritet të dalë me një vendim.
“Të qenurit drejtues i një institucioni me kaq probleme të mbartura nuk justifikon gjithsesi prodhuesit e baltës t’i lëshojnë ato në mënyrë dashakeqe mbi kurrizin e atyre pak njerëzve qe nuk kanë asnjë përgjegjësi për krijimin e kësaj situate,” tha Vasili.
Në prill, Vasili mori detyrën si drejtoreshë e përgjithshme e transmetuesit publik shqiptar, i cili gjendet në kushte të rënda financiare dhe i ngarkuar me procese gjyqësore që burojnë nga pushimi i menjëhershëm i rreth 150 punonjësve nga paraardhësi i saj, ish-politikani Alfred Peza.
Sipas Këshillit Drejtues, transmetuesi ka një borxh prej 6 milionë eurosh dhe vetëm çështjet e pushimeve të padrejta nga vala e shkarkimeve e Pezës i kanë kushtuar deri më tani 1.8 milionë euro.
Në teori, transmetuesi është politikisht i pavarur, por Këshilli Drejtues zgjidhet nga parlamenti, i cili dominohet nga Partia Socialiste në pushtet, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm zgjidhet nga bordi. Peza ishte një ish-deputet i Partisë Socialiste. /Birn/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Shtator17:26
Mbeti e plagosur nga atentati në Shkodër, detaje të rënda: Kamarierja 25 vjeçare rrezikon të humbasë krahun
Kamarierja 25 vjeçare, Meri Kacerri rrezikon të humbasë krahun e majtë, për shkak të plumbave që e kapën akside...
AKTUALITET
11 Shtator17:23
Policia largon shitësit ambulant në rrugën e Arbrit, denoncojnë qytetarët: Do ta hedhin në zall gjithë prodhimin
Me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, janë larguar të gjithë tregtarët ambulant që shisnin prodhime bujqësore n&eu...
AKTUALITET
11 Shtator17:16
Në karrocë invalidi pjesë e grupit të shpërndarjes së drogës, çfarë vendimi mori Gjykata e Elbasanit për 56-vjeçarin
Një nga personat e arrestuar nga Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar “First Day”, ishte edhe Shyqyri Bic...
AKTUALITET
11 Shtator17:01
Mega operacioni kundër drogës, Gjykata e Elbasanit vendos për 27 të arrestuarit
Gjykata e Elbasanit caktoi masat e sigurisë për 27 të arrestuarit për shpërndarje të lëndë narkotike në të gji...
AKTUALITET
11 Shtator16:45
Trafikuan rreth 6 ton kokainë drejt Evropës, Apeli vendos për “fatin” e Plarent Dervishajn dhe shokëve
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Plarent Dervishajn, Ermir Ndrejaj dhe pë...
AKTUALITET
11 Shtator16:38
Nën arrest shtëpie tenton të arratiset nga Shqipëria, arrestohet 31-vjeçari në Bllatë. Akuza që rëndon mbi të
Një 31-vjeçar nga Tirana u arrestua nga pikën e kalimit kufitar të Bllatës në Dibër, pasi kishte thyer arrestin shtëpi...
AKTUALITET
11 Shtator16:30
SPAK i ngriti 13 akuza dhe i çoi dosjen për gjykim, Erion Veliaj tjetër rekurs në Gjykatën e Lartë
Një ditë pasi SPAK i çoi për gjykim dosjen me 13 akuza, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar sërish G...
AKTUALITET
11 Shtator16:21
Tentoi të korruptonte prokurorë e gjyqtarë me 8 mijë euro, zbardhet vendimi i GJKKO për Besart Logun
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën “arrest shtëpie” avokatin Besart Logu, i akuzuar se ka marrë 8 mijë euro nga nj&e...
AKTUALITET
11 Shtator16:18
Tetë muaj hetime/ Organizohet operacioni “Prova”, tre anëtarë të grupit kriminal në pranga (VIDEO)
Tre persona pjesë e një grupi kriminal përfunduan në prangat e policisë së Kuçovës pasi merreshin me shpërndarjen...