
Pavarësisht se 83% e shqiptarëve janë përdorues të internetit çdo ditë, kur vjen puna për blerje apo kryerje të transaksioneve bankare, parapëlqejnë rrugët tradicionale.
Gjatë vitit 2024, sipas Eurostat, vetëm 16.3% e shqiptarëve (grupmosha 16-74 vjeçarë) kanë porositur mallra ose shërbime në internet, të fundit në Europë. Ndërsa në Holandë, në rajonin qendror të Utrecht, regjistrohet përqindja më e lartë në BE, ku 91.5% e njerëzve porosisnin online produkte apo shërbime gjatë 2024.
Shqipëria renditet e fundit edhe sa i përket përdorimit të bankingut online, me vetëm 15.1% të popullsisë që përdori internetin për shërbime bankare në 2024, kundrejt mesatares së BE-së prej 67.2%.
Përdorues ditorë të internetit
Përdoruesit e internetit përkufizohen si persona të moshës 16 deri në 74 vjeç që përdorin internetin në shtëpi, në punë ose gjetkë, për qëllime private apo profesionale, pavarësisht pajisjes apo llojit të lidhjes që përdorin.
Në vitin 2024, pothuajse 9 nga çdo 10 persona të moshës 16–74 vjeç në BE përdorën internetin çdo ditë.
Në vitin 2024, 88.3% e njerëzve të moshës 16–74 vjeç në BE raportuan se përdornin internetin çdo ditë gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT*-së. Ky nivel ishte 2.4 pikë përqindjeje më i lartë se në vitin 2023 dhe 11.4 pikë më i lartë se në vitin 2019.

Porositja e mallrave ose shërbimeve në internet
Në vitin 2024, 60.2% e njerëzve të moshës 16 deri në 74 vjeç në BE raportuan se kishin porositur mallra ose shërbime në internet gjatë 3 muajve para anketës së ICT-së.
Përqindjet më të larta u regjistruan në rajone të Çekisë, Danimarkës, Irlandës, Francës (përjashtuar rajonet e largëta), Holandës, Sllovakisë, Finlandës dhe Suedisë.
Rajoni qendror holandez i Utrecht kryeson me 91.5% përdorues që blenë online.
Në anën tjetër, blerjet online ishin nën mesataren e BE-së në të gjitha rajonet e Bullgarisë, Italisë, Lituanisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovenisë, si dhe në Kroaci dhe Letoni.

Shqipëria, me 16.3%, pozicionohet dukshëm poshtë edhe vendeve më të dobëta të BE-së.
Në vitet e fundit, sektori bankar i BE-së ka parë një rritje të ndjeshme të shërbimeve online. Konsumatorët tani vizitojnë degët lokale më rrallë ose fare, numri i degëve është tkurrur dhe transfertat online apo pagesat elektronike janë bërë normë. Bankingu në internet ul nevojën për degë fizike dhe kostot e lidhura me to. Për më tepër, ai shpesh ofron lehtësi më të madhe, duke mundësuar që transaksionet bankare dhe aktivitetet e tjera të kryhen në çdo kohë të ditës dhe nga pothuajse çdo vend.
Në vitin 2024, 67.2% e popullsisë së BE-së të moshës 16 deri në 74 vjeç përdori internetin për banking gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT-së.
Mbi 90.0% e njerëzve në çdo rajon të Danimarkës, Holandës dhe Finlandës përdorën bankingun online. Në Belgjikë, Çeki, Irlandë, Suedi dhe vendet baltike, shumica e rajoneve regjistruan gjithashtu përqindje relativisht të larta (të paktën 80.0%); e njëjta situatë u vërejt edhe në Qipro.
Në vitin 2024, përqindjet më të ulëta të njerëzve që përdornin bankingun online u regjistruan në Bullgari, Rumani dhe Italinë jugore.
Në këto zona ndikojnë disa faktorë: prania e lartë e zonave rurale, niveli i kufizuar i aftësive digjitale dhe një strukturë demografike më e moshuar që preferon pagesat me para në dorë.

Shqipëria, me vetëm 15.1%, renditet edhe më poshtë se këto rajone./ Eurostat
* ICT survey” është anketa mbi përdorimin e internetit, pajisjeve dixhitale dhe shërbimeve online te popullsia 16–74 vjeç./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Dhjetor07:37
Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, ja me sa shitet në treg!
Për shumë zona të vendit sivjet sasia e prodhuar e ullinjve është deri 50% më pak sesa vjet.
Fermerë dhe përpunues po...
NGA BEDRI BLLOSHMI
AKTUALITET
3 Dhjetor07:36
Poeti që sfidoi Hazbiun dhe refuzoi misionin në Belgjikë, dëshmia tronditëse e shokut të qelisë për Vilson Blloshmin!
Burgu i Burrelit. 29 mars 1991. Ora kishte kaluar nëntën. Rregullat e regjimit të brendshëm nuk kërkoheshin më. Disa nga të...
AKTUALITET
3 Dhjetor07:16
Reshje shiu e dëbore, si do të ndryshojnë temperaturat sot
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të ...
AKTUALITET
2 Dhjetor22:47
“I mbuluar me tatuazhe dhe…”/ Si i vuri Jeton Lami 500 mijë euro gjobë pronarit të “Perla e detit”: Ke një javë kohë ta paguash
Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar detaje sa i përket ngjarjeve që çuan deri në vendosjen e tritolit te &ldquo...
AKTUALITET
2 Dhjetor22:23
Video/ "Gëk -mëk"-Zegjineja vazhdon bëhet meme në Kuvend: Rezervuri dokument financior
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi duket se po e kthen në traditë paraqitjen me lapsuse në foltoren e Kuvendit. Edhe gj...
AKTUALITET
2 Dhjetor21:59
VIDEO/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, dalin pamjet kur njëri prej të dyshuarve merr makinën e krimit
Këto janë pamjet e automjetit të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Makina tip ‘Audi&...
AKTUALITET
2 Dhjetor21:42
Kush është Ervis Lami, i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës dhe Isuf Jaçajt. Lidhja me zhdukjen e mbretit të lojërave të fatit
Emisioni “Në Shënjestër” ka ndërtuar një profil të Ervis Lamit dhe lidhjen e tij me ngjarje të ndryshme krimina...
AKTUALITET
2 Dhjetor21:08
E FRIKSHME / Shpërthen në flakë ngrohësja e gazit në Pedonalen e Shkodrës (VIDEO)
Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Shkodrës, ku një ngrohëse gazi e vendosur në ambient...
AKTUALITET
2 Dhjetor20:52
EMRI/ Sherri për një vajzë, ja kush është 35-vjeçari që u dhunua barbarisht
Petrit Pepkola është 35-vjeçari që u dhunua sot me sende të forta në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në...
AKTUALITET
2 Dhjetor20:51
Tentuan t’i arratisen policisë, aksidentohen 3 shqiptarë në Gjermani (Emrat)
Tre shqiptarë u aksidentuan rëndë në Olsberg të Gjermanisë, pasi makina me të cilën po tentonin t’i shpëtonin...