“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
TIRANË- Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u ngadalësua përsëri në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i kostos së punës për njësi është rritur me 2.2%, nga 7.8% që kishte qenë rritja në tremujorin e mëparshëm. Rritja e kostos së punës për njësi pati shënuar rritjen më të fortë në tremujorin e dytë 2023, me afërsisht 15%. Që nga ai moment, rritja ka ardhur duke u ngadalësuar.
Në analizën e Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i normave të rritjes lidhet me rritjen më të ngadaltë të pagës reale, kundrejt rritjes më të shpejtë të produktivitetit të punës. Sipas Bankës së Shqipërisë, paga mesatare në sektorin privat ka vijuar të rritet në tremujorin e dytë, por me ritme më të ulëta se më parë. Rritja e pagave zbriti në 6.9%, nga 12.7% një tremujor më parë. Ky ngadalësim pasqyron një efekt të fortë statistikor bazë nga një vit më parë, kur rritja e pagës së sektorit privat ishte 15%. Por, ky efekt erdhi kryesisht nga rritja e pagës minimale në ekonomi.
Ndikimi nga rritja e pagës minimale është shuar në tremujorin e dytë të vitit aktual. Ngadalësimi i normave të rritjes nominale të pagave është pasqyruar edhe në rritjen reale të tyre. E rregulluar për efektin e inflacionit, rritja e pagës mesatare u ngadalësua në 4.8% në tremujorin e dytë 2024, nga 10% në tremujorin paraardhës.
Edhe rritja e kostove të tjera prodhuese ka vazhduar të ngadalësohet gjatë tremujorit të dytë të vitit. Rritja e indeksit të çmimeve të prodhimit (IÇP) ishte 1.7% nga 2.8% në tremujorin e parë. Presionet rënëse u përcaktuan kryesisht nga ngadalësimi i çmimeve të prodhimit për tregun vendas (2.3% nga 3.5%), ndërkohë që çmimet e prodhimit për eksport u ngadalësuan në mënyrë të moderuar (0.2% nga 0.5%).
Së fundi, indeksi i kushtimit në ndërtim (IKN) shënoi një rritje vjetore prej 2.5% në tremujorin e dytë ose 0.9 pikë përqindjeje më poshtë se sa në tremujorin paraardhës. Rritja më e ngadaltë e kostove të prodhimit, duke filluar nga kostot e punës, duket se po lehtëson presionet inflacioniste në ekonomi.
Në dy muajt e fundit, inflacioni ka qëndruar në nivelin 1.9%, më i ulëti në tre vitet e fundit. Por, inflacioni i brendshëm vazhdon të ketë kontributin dërrmues në normën e përgjithshme të inflacionit në Shqipëri.
Sipas Bankës së Shqipërisë, nga 2% që ishte inflacioni mesatar për tremujorin e dytë të këtij viti, 1.7 pikë përqindje (mbi 85% e inflacionit total) ishte kontributi i inflacionit të brendshëm. Megjithëse ekonomia e brendshme ngelet shtysa kryesore e presioneve inflacioniste në ekonomi, duket se në tremujorët e fundit këto presione janë ngadalësuar disi. Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj të ulë normën bazë të interesit për herë të dytë këtë vit, duke çuar atë në nivelin 2.75%./ Monitor
TIRANË- Duket se tashmë erdhi dimri i “vërtetë” pasi për javën që presim përpara mbi vendin tonë prit...
Simone Del Vecchio dhe vëllai i tij Marco ITALI- Kalvari i Simone Del Vecchio nisi e gjitha më 13 mars të këtij viti, ditën kur 37...
laboratori i droges TIRANË- Ditën e nesërme do të dalin para togave të zeza, 10 pjestarët e grupit kriminal që trafikont...
SARANDË- Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi teksa po lëvizte me monopatinin elektrik është përplasur m...
makina e aksidentuar SARANDË- Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në automjetin e tij të aksidentuar në aksi...
SARANDË- Një 57-vjeçar është aksidentuar teksa punonte në Sarandë. 57-vjeçar, i identifikuar si Ndue Nik...
BELGJIKË- Tre shqiptarë janë dënuar deri në katër vite burg në Angli dhe me disa gjoba. Siç raportohet shqiptar...
ANGLI- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia angleze, pasi u kap në “shtëpi bari”. Mediat vendas...
FUSHË KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me laboratorin e drogës, që u zbulua të premten në fshat...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni anti-drogë i Prokurorisë së Posaçme dhe agjentëve të ...