“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TIRANË- Ndonëse renditet ndër shtetet që ka pagat më të ulëta në Europë, Shqipëria kryeson në një tjetër tregues, atë të orëve të punës. Punonjësit vendas rrinë gjatë në punë, ndonëse shpërblimi që marrin në fund të muajit mund të mos jetë aq motivues për kohën e shpenzuar.
Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2023, orët mesatare javore të punës për të punësuarit me pagë ishin 43.7, pa ndryshim nga viti i mëparshëm, ndërsa orët mesatare javore të punës gjithsej në ekonomi ishin 42.
Me të dy këta tregues, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Turqisë, me punonjësit e kësaj të fundit që punojnë 44.2 orë në javë. Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2023 për të punësuarit ishte shumë më e ulët, në 36.1 orë në javë, nga 36.4 vitin e mëparshëm.
Edhe brenda BE-së ka shumë dallime. Javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (39.8 orë), Rumani (39.5), Poloni (39.3) dhe Bullgari (39.0). Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).
Në rajon përgjithësisht punohet më gjatë. Në Serbi punohet 41.7 orë në javë, në Maqedoninë e Veriut 39 (e dhëna e vitit 2020), në Mal të Zi 42.8 (e dhëna e vitit 2020), në Bosnjë-Hercegovinë 41.4.
Administrata punon 3.7 orë në javë më pak se të tjerët
Një ditë më parë, qeveria vendosi që të reduktojë orët e punës për administratën publike në oraret 9.30-15.30, duke e ulur me dy orë nga orari normal, për shkak të motit të nxehtë.
Edhe përpara këtij ndryshimi, ata që punojnë në administratë kishin orët më të shkurtra të punës në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, për punonjësit në aktivitetin ekonomik “Administrim publik, Shërbimet Sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera”, në vitin 2023 punuan 40 orë në javë, ose 3.7 orë më pak se mesatarja e të punësuarve të tjerë.
Nga të punësuarit me pagë në vend, orët më të gjata janë në prodhim (46.5) ndërtim (45.6). Me kohë të gjata punojnë dhe të punësuarit në tregti, bare e restorante, hotele, shërbime të biznesit e administrative, që mesatarisht shpenzojnë 45.1 orë në javë. Edhe në bujqësi puna zgjat 44.8 orë në javë.
Për krahasim, mesatarja europiane për punonjësit e shërbimit dhe të shitjeve është rreth 35 orë. Menaxherët në Europë kanë orare më të zgjatura, me mesatarisht 41.2 orë, duke u renditur të dytët që punojnë më shumë. Rekordin në Europë për punë me kohë të zgjatur e mban bujqësia, me 42.4 orë. Nivelin më të ulët e kanë profesionet elementare me rreth 32 orë në javë.
Gratë punojnë rreth 2 orë më pak në javë sesa burrat
Në Shqipëri, burrat punojnë mesatarisht 44.6 orë në javë, përkundrejt 42.7 orë të grave. Në prodhim, si burrat ashtu dhe gratë punojnë pothuajse me orare të njëjta të zgjatura, përkatësisht 46.5 dhe 46.4 orë.
Gratë që punojnë në administratë janë më të privilegjuarat, me 39.3 orë në javë, përkundrejt 40.9 orë të burrave, po në të njëjtën kategori. Në “Tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime të biznesit dhe administrative”, gratë punojnë 43.6 orë në javë dhe burrat 46.2./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Dita e mërkurë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta. Mo...
zjarri LEZHË- Një zjarr i përmasave të mëdha është raportuar se ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e T...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria mori vlerësim të dobët në menaxhimin e investimeve publike buxhetore konform planit që ka mir...
Amarildo Pajtoni dhe vëllai TIRANA- 27-vjeçari Amarildo Pajtoni u nda nga jeta dje pas një aksidenti nga i cili mori plagë të r&...
Foto ilustruese OHRI- Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase për një përf...
Gjyqtarja e Gykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë...
Foto ilustruese KAVAJA- Një 61-vjeçare, banuese në Sllovaki ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është mbytur akside...
Foto ilustruese TIRANA- Nënkomisiomi i posaçëm i Ligjeve hodhi të martën shortin e tretë nga i cili dolën emrat e...
ANGLI- Një shqiptarë është dënuar me 32 muaj burg në Angli pasi u kap në shtëpi bari. Mediat e huaja bëjn&eu...
Foto nga vendi i ngjarjes MAT- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në vend janë momentalisht 4 vatra zjarri aktive. Sipas ministrisë, ...