FOTOLAJM/ Qese me mbetje te kordoni policor, mesazhi: Mos i mbroni plehrat!
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...

Prezantuesi i emisionit investigativ ‘Piranjat’, në SYRI TV, Florjan Binaj u bën thirrje shqiptarëve përmes monologut të tij të kenë guxim, të gjejnë guxim për të denoncuar korrupsionin e një shtetit të kalbur. Një shtet që e mban në këmbë frika e qytetarëve dhe e zyrtarëve të cilëve u mungon kurajoja për të denoncuar haptazi të vërtetat e shkeljeve që pësojnë qyetetarët e këtij vendi çdo ditë.
‘Sot po tirren biseda të gjata televizive në përpjekje për të shpjeguar se çfarë nuk shkon me Shqipërinë, me shqiptarët, pse jemi kështu siç jemi, e çfarë duhet bërë.Por, askush nuk ka arritur ta thotë më saktë atë çfarë i nevojitet shqiptarëve, sidomos shqiptarëve brenda kufinjve të Shqipërisë, sesa ky fjalim i Albin Kurtit. Shqiptarëve dhe Shqipërisë përveçse u duhet shpresë, për të cilën kam dyshimet e mia nëse vdes e fundit, mbi të gjitha, u duhet guxim. 5 gërma, GUXIM!!!
Atyre që nuk guxuan të dalin nga shtëpia për të votuar, atyre që dorëzuan kartat e identitetit, atyre që patën frikë se do hiqeshin nga puna, atyre që flasin me zë të ulët, atyre që ulin kokën nga frika se mund t’u çojnë në derë tatimet... Atyre që po ikin drejt Gjermanisë sepse shpresa u ka vdekur, u duhet guxim. Guxim – për të ndenjur këtu, ku Shqipëria ka nevojë për ta.
Sa njerëz kanë informacion sesi shkelet ligji e abuzohet me shtetin, e nuk flasin? Sa njerëz janë aty ku qarkullojnë planet e shkresat ku copëtohet e grabitet Shqipëria, dhe mbyllin sytë?
Janë me qindra njerëzit që denoncojnë tek ne abuzime të panumërta, dhe kur na shkruajnë, firmosin me fjalinë: ‘Anonim të lutem’. Abuzimi po bëhet me ta, me pronat e tyre, me punën e tyre, me familjarët apo me të njohurit e tyre, publikisht, në ditën për diell dhe ata nuk kanë kurajën as që t’i vendosin emrin denoncimit të vet?! Nuk kanë guxim të shkruajnë as nga profili i tyre por hapin profile të përkohshme nga frika e përgjimit?!
Po pse, gazetaret e gazetarët tanë të PIRANJAVE me maska dalin? Po ne që prezantojmë dalim të maskuar? Prezantues anonim? Liria nuk fitohet me anonimë, dhe shteti i së drejtës nuk rikthehet me njerëz që kanë frikë.
Shqipëria ke nevojë për rikthimin e guximit.
Nëse jo një, po 40 vetë do merrnin guximin të denoncojnë korrupsionin, vjedhjet e abuzimet në 40 institucione të shetit, ky shet i kalbur do të bjerë, sepse aq shtylla ka.
Fushata #metoo, filloi me një grua të vetme, të abuzuar. Pas saj u ngrit një tjetër, pas saj një tjetër, pastaj dhjetëra të tjera, e më pas qindra e mijëra. Tani, pas #metoo-së çdo grua në perëndim është më e sigurt dhe burrat me pushtet do mendohen mirë para se të abuzojnë.
Ka ardhur koha t’u rikthejmë njerëzve guximin. Guximin për tja përplasur të vërtetën në sy kujtdo që mendon po qeveris një popull të verbër, të shurdhët dhe të mekur…
Ne jemi këtu, duke i shkuar plagëve deri në fund, duke u përpjekur me guxim që me ndërgjegjsim ti shërojmë këto plagë e jo ti zbukurojmë! Ne do ti marrim denoncimet tuaja e do luftojmë për ti nxjerrë në dritë. Ju vetëm merrni guximin të denonconi, dhe do ta shihni se nuk jeni vetëm.E pasi të guxojmë të gjithë bashkë, atëherë shpresa lind sërisht dhe gjithçka do të jetë ndryshe. Sepse siç thonte Fyodor Dostoyevcky: mënyra më e mirë për të mos lejuar një të burgosur që të kërkojë lirinë, është ti krijosh përshtypjen se ai nuk po jeton në burg! Sot nuk ka nevojë të dhuroni jetën, sot më shumë se kurrë, ka nevojë që me guxim të thoni të vërtetën!’
Në prag fushate partitë politike zgjedhin të përdorinmetoda aspak të ndershme për të rritur numrin e votuesve. Një nga...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja në lidhje me karburantet. Ndërkohë, Bordi vendosi të rrisë dhe naft&...
Në prag të festave të fundvitit më 30 dhjetor 2022, kreu i spitalit rajonal “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit, Agron Gaxho, ...
Hyrja për kuriozitet në uzinën e armëve në Gramsh gushtin e shkuar, i kushtoi Fedir Alpatovit nëntë muaj qëndrimi n&eu...
Gjykata Administrative ka rrëzuar sot vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që i kërkonte pastorit të njohur Akil P...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni që ai drejton. ...
Instituti i Studimeve Politike shpreh shqetësimin se vendimmarrja e parlamentit për rritjen e ndjeshme të pagës për zyrtarët e z...
Një grup trafikantësh të qenieve njerëzore kanë pasur shkëmbim zjarri me policinë në kufirin Shqipëri-Kosovë...
Tavolina më e shtrenjtë në botë është krijuar në Itali dhe është dizenjuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha. Q...
KROACI- Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i anti-drogës, gjatë të cilit 37 persona u arrestuan si pjesë e një ban...