AKTUALITET

Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 07:27

Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve e

Konsumatorët shqiptarë kanë konsumin individual për frymë të fuqisë blerëse sa 48% e mesatares së Bashkimit Europian dhe të ardhurat për frymë sa 43% e mesatares së Bashkimit Europian.

Për konsumin sipas fuqisë blerëse, Shqipëria renditet e parafundit në Europë, duke lënë pas Bosnjën, ndërsa për të ardhurat për frymë është në nivele të njëjta me Maqedoninë e Veriut dhe sërish lë pas Bosnjën. (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Megjithatë, kur vjen puna për çmimet e ushqimeve, shqiptarët po i paguajnë ato gjithnjë e më shtrenjtë në raport me mesataren e Bashkimit Europian, të matura sipas fuqisë blerëse.

Të dhënat më të fundit të Eurostat, që pritet të bëhen publike sot bëjnë të ditur se çmimet e ushqimeve për herë të parë janë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian. Çmimet janë rritur me shpejtësi, nga 85% e mesatares së BE-së që ishin në 2022-n, në 99.6% në 2024-n, për të kaluar në 102.9% në 2025-n.

E thënë më thjesht, një shportë ushqimesh që mesatarisht kushton 100 euro në Bashkimin Europian, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse, ndërkohë që të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë më pak se gjysma e mesatares europiane.

Treguesi i Eurostat nuk mat çmimet në terma nominalë, por indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Poëer Parities – PPP). Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave.

Një nivel mbi 100 tregon se çmimet janë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa një nivel nën 100 tregon se ato janë më të ulëta.

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon ku çmimet e ushqimeve kanë kaluar mesataren e BE-së.

Në kontrast, vendet e tjera të rajonit mbeten dukshëm nën mesataren europiane. Serbia renditet e dyta me një indeks prej 96.6, megjithëse edhe atje çmimet janë rritur gradualisht nga 91.5 në vitin 2022.

Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kanë nivel pothuajse të njëjtë çmimesh, përkatësisht 84.6, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet vendi më i lirë në rajon me 74.3% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Një vit më parë, Shqipëria u barazua me BE-në për indeksin e çmimeve dhe pije joalkoolike, ndërsa këtë vit ia ka tejkaluar vendeve të Europës vetëm në treguesin e ushqimeve, (që në 2024-n ishte 99.6%). Duke përfshirë dhe pijet jooalkolike, indeksi në 2025-n është 103.8%, nga 101, që ishte në 2024-n.

Diferenca bëhet edhe më e dukshme kur krahasohet me nivelin e të ardhurave. Ndërsa Shqipëria ka të ardhura për frymë sa 43% e mesatares së Bashkimit Europian dhe konsum individual sa 48% e mesatares së BE-së, çmimet e ushqimeve rezultojnë mbi mesataren europiane.

Kjo nënkupton se familjet shqiptare duhet të shpenzojnë një pjesë shumë më të madhe të buxhetit të tyre për ushqim krahasuar me qytetarët e vendeve më të pasura të Europës.

Teksa qeveria shqiptare ka si ambicie që të fusë Shqipërinë në BE sa më shpejt, duket se vendi po afrohet me Europën në nivel çmimesh shumë më shpejt sesa në nivel të ardhurash. Ky fenomen redukton fuqinë reale blerëse të familjeve dhe është një nga arsyet pse perceptimi i qytetarëve për mirëqenien mbetet dukshëm më negativ sesa sugjerojnë treguesit e rritjes ekonomike.

Ndonëse Shqipëria vijon të jetë ende vendi më bujqësor në Europë, ku bujqësia sjell rreth 15% të ekonomisë, nga 2% që është mesatarja europiane, po detyrohemi të konsumojmë produkte të shtrenjta që vijnë nga importi, apo dhe vendase me çmime të larta për shkak të mungesës së konkurrueshmërisë. Vetëm pak muaj më parë, çmimi i domates në vend kërceu në 400-600 lekë për kg.

Çmimet aq të shtrenjta sa dhe të huajt ankohen

Shqipëria nuk është e shtrenjtë për ushqime vetëm e matur sipas fuqisë blerëse, por edhe në çmimet direkte, sidomos për produktet në supermarkete. Më herët, Studiuesi Ilir Ciko ka prezantuar disa gjetje paraprake të studimit “Indeksi i Konkurrencës në Treg (MCI) për Ballkanin Perëndimor: 2026.

“Për konsumatorin e thjeshtë shqiptar, rezultatet dëshmojnë se produktet që ai blen në markete europiane në Shqipëri, zhveshur nga efekti i ndryshëm i TVSH-së, kushtojnë mesatarisht 83% më shumë se saktësisht të njëjtat produkte të shitura saktësisht nga të njëjtat kompani në tregun Europian, ndërkohë që fuqia blerëse e tij, është vetëm 41% e mesatares së BE”, thuhej në studim.

Ankesat për çmimet e larta nuk vijnë vetëm nga konsumatorët vendas. Në forume udhëtimi si Reddit, Tripadvisor dhe grupet e turistëve që vizitojnë Shqipërinë, një nga komentet më të shpeshta është se supermarketet në Shqipëri janë më të shtrenjta sesa prisnin, madje për disa produkte bazë çmimet krahasohen me ato të vendeve të Europës Perëndimore.

Turistët shpesh vënë në dukje kontrastin mes të ardhurave të ulëta të vendit dhe çmimeve relativisht të larta të ushqimeve në markete.

Në TripAdvisor, në temën “Ku mund të blini ushqime që nuk janë të shtrenjta?”, një vizitor shkruan se supermarketet në Shqipëri janë “shumë të mbivlerësuara” dhe se nuk kishte parë “çmime kaq absurde”, sidomos duke e krahasuar vendin me Maqedoninë e Veriut.

Në një tjetër diskutim në TripAdvisor për Tiranën, përdoruesit thonë se çmimet në zinxhirë supermarketesh janë “shumë të larta” dhe “më të larta se jashtë”. Edhe në Reddit, në r/Albania, turistë dhe të huaj që jetojnë përkohësisht në vend ankohen se blerjet bazë në markete apo dyqane të vogla në Durrës u kanë kushtuar më shumë nga sa prisnin.

Në një diskutim të fundit në Reddit, një turist që vizitoi Tiranën u ankua se në supermarketet e mëdha një litër qumësht kushtonte rreth 300 lekë, gjoksi i pulës 1,700 lekë/kg dhe një paketë musli 500 gramë mbi 1,000 lekë, çmime që i konsideroi “çuditërisht të larta” krahasuar me çmimet në restorante dhe bare.

Ndërsa një turist në Durrës raportonte: “Bleva 2 domate, 1 limon dhe 1 mollë për 3 euro”, duke thënë se çmimet reale rezultuan shumë më të larta sesa ato që kishte parë në faqet ndërkombëtare të krahasimit të kostos së jetesës./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?