Gazetari Elton Qyno ka deklaruar mbrëmjen e sotme se shumë prej hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, kanë mangësi.
I ftuar në “Top Story” Qyno u shpreh se mungojnë prova, dëshmitarë, si dhe ka probleme të shumta me aktet e ekspertimit financiar.
Gazetari solli rastin e disa dosjeve, si ajo e Veliajt, Metës, apo tenderi Kardhiq-Delvinë, teksa tha se puna e SPAK ka rënë pasi një pjesë e madhe e gjyqeve shtyhen.
“Klodian Braho ka 3 muaj në krye të SPAK. Duhet ndalur më tepër se si do të funksionojnë këto dosje dhe si do të jetë rezultati në gjykatë.
Pjesa më e madhe ka shkuar në fazën e gjykimit dhe fillon përballja e palëve.
Deri në këtë fazë kanë qenë vetëm çfarë ka thënë Prokuroria, por në gjykatë është edhe pala tjetër.
Shikon një realitet tjetër, shumë dosje të SPAK kërcasin në shumë drejtime. Në prova, dëshmitarë, aktet e ekspertimit financiar.
Nëse akti nuk merret për bazë as nga gjykata, urdhëron tre ekspertë të tjerë për të mbajtur çështjen në diskutim akoma. Që tek dosja e zotit Meta që është kontestuar çështja e aktit financiar.
Vetë prokuroria ka caktuar në një rast ekspert të dënuar në një rast dhe shkoi në dënime qesharake.
Ka edhe shumë çështje të tjera që kontestohen. SPAK të çon në gjyq dhe të jep shumë pak material, kur vjen vetë në gjyq i paraqet gjykatës rreth 100 fashikuj, palët duhet të njihen të gjithë me materialet hetimore, prandaj zgjasin këto.
Erion Veliaj për këtë po zgjat se nuk ka marrë dosjen dhe s’ka kohë të lexojë 60 mijë faqe brenda një jave.
Duket sikur puna e SPAK ka rënë se një pjesë e madhe e gjyqeve shtyhen” – u shpreh Elton Qyno.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 Prill22:49
"Hetime sekret!"/ Janë marrë zyrtarë të pandehur për aeroportin e Vlorës: Garë e paracaktuar
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK lidhur me tenderin e Aeroporitt të Vlorës, ku ka të pandehur, por Lala se hetimet jan&eu...
AKTUALITET
6 Prill22:42
Fotolajm/ Kjo është 38-vjeçarja shqiptare që u ther me thikë nga bashkëshorti në Austri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare e identifikuar si Zo...
AKTUALITET
6 Prill21:43
“Prokuroria i ka duart e lidhura”, Lala: Ç’po ndodh me hetimet e Bankers
Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar masat zbutëse për disa zyrtarë të kompanisë Bankers, u shpreh se hetimi është duke ...
AKTUALITET
6 Prill21:28
“Favorizime fiskale dhe kontrabandë”/ Xama: Nafta shitej 80$ kur në bursë ishte 100$, diferenca shkonte në offshore
Gazetarja Ola Xama ka ngritur akuza të forta lidhur me menaxhimin dhe shfrytëzimin e një prej fushave më të mëdha naftëmbaj...
AKTUALITET
6 Prill21:13
Vlora zgjohet nesër pa ujë, shkak punimet e projektit të ujësjellësit të ri
Qyteti i Vlorës do të përballet me mungesën e ujit ditën e nesërme. Përmes një njoftimi, Ujësjellës-Kanalizime...
AKTUALITET
6 Prill20:03
Tenderat/ 148 të akuzuar në 2 vite, dhjetëra institucione në skanerin e SPAK
Rezulton se nga 2024 u vendosën në akuzë për shkelje të barazisë në tendera 148 anëtarë të Komisionit të ...
AKTUALITET
6 Prill19:24
‘Trafik armësh nga Shqipëria drejt Spanjës’/ Çollaku: Ngarkesa u bllokua, përfshirje deri në nivele të larta
Gazetari Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar ekzistencën e një rasti të dyshuar p&...
AKTUALITET
6 Prill17:38
"Po abuzojnë sipas qejfit", qytetarët thirrje Bordit të Karburanteve: Shikoni çmimin e Gazit, ishte 49 lekë dhe po e shesin me 75
Udhëtimi drejt Evropës mund të ndryshojë ndjeshëm në ditët në vijim. Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) i BE-së, i cili ...
AKTUALITET
6 Prill16:54
Çfarë ndodhi në Vlorë? Dy gra i japin fund jetës brenda pak orësh
Dy gra kanë humbur jetën këtë të hënë në Vlorë pasi janë vetëhedhur nga lartësia.
Sipas policis&eum...