Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi pjesërisht ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke sjellë si pasojë mosaplikimin e tatimit 15% menjëherë d.m.th. që nga 1 janari 2024 për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime profesionale ka krijuar një situatë pak konfuze te subjektet që preken nga ky vendim. Sipas tatimeve janë 25 mijë subjekte që janë klasifikuar si profesione të lira.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u mor në datën 27 qershor. Ndërkohë 1 korriku (pasi data 30 ishte e diel) ishte afati i fundit për subjektet që ta paguanin këstet paraprake të tatimit të thjeshtuar për 6 mujorin e parë të vitit.
Shumë prej tyre nuk kishin paguar pasi ishin në pritje të vendimit të Kushtetueses. Ndërsa vendimi i Kushtetueses ishte në favor të profesioneve të lira, dilema lidhet me faktin që ai nuk ka hyrë në fuqi akoma, pasi nuk është botuan ende në Fletoren Zyrtare.
”Pa u botuar vendimi nuk ka hyrë në fuqi, si rrjedhojë ligji është në fuqi me të gjitha efektet. Pra duhet te paguhet”, thotë Jordan Daci, avokat për çështjet kushtetuese. Por, gjithsesi ai sqaron se në momentin, që do të bëhet vendimi zyrtar principali do të bjerë. Si rrjedhojë nuk është se ka vlerë të paguhet. “Për mua nuk ka vlerë të paguhet dhe merr gjobe nëse gjoba është më pak se kësti”.
Bizneseve nuk u dalin në sistem gjobat
Pikërisht problemi tjetër qëndron te gjoba, në rast se nuk paguhet principali. Neni 114/1 i procedurave tatimore parashikon që mospagimi në afat i kësteve paraprake dënohet me gjobë të masës “0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike”.
Nga verifikimet e Monitor në terren rezulton se ditën e sotme, të gjitha bizneseve (jo vetëm atyre të profesioneve të lira) nuk u kanë dalë në sistem gjobat. E njëjta gjë ka ndodhur më herët edhe në muajin prill teksa po punohet për zbatimin e një sistemi të ri.
Për profesionet e lira si avokatë, kontabël etj nuk janë gjeneruar në sistem as këstet e muajit korrik.
Çfarë do bëhet me ata që kanë paguar, a do ti marrin paratë mbrapsht?!
Ka një pjesë të bizneseve që e kanë paguar këstin parapagim të tatim fitimit të thjeshtuar për 6 mujorin e parë të vitit.
Tatimet dhe financat kanë pohuar se ata nuk mund të komentojnë përderisa nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, teksa po presin daljen e tij, në mënyrë që të mos rëndohen bizneset. Ne çdo rast do zbatohet ligji.
Avokati Jordan Daci thotë se vendimi nuk ka efekt prapaveprues vetëm nëse shprehimisht e urdhëron gjykata këtë gjë, sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese. “Por janë me gishta rastet kur i kanë dhënë efekt prapaveprues”.
Por, avokati Sajmir Laçej pohon se këstet e paguara janë paradhënie dhe si rrjedhojë nuk ka lindur detyrimi tatimor.
“Detyrimi lind kur bëhet vetë deklarimi pas mbylljes së vitit ushtrimor”, pohon ai, duke cituar ligjin Nr.8577, datë 10.2.2000 (ndryshuar me ligjin nr.99/2016), PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, sipas të cilit:
c) ndaj pasojave ende të paezauruara tè ligjit apo aktit normativ te shfuqizuar.
Si rrjedhojë, sqaron Laçej:
1. Përgjegjësia Tatimore është vjetore dhe lind mbas dorëzimit të pasqyrave financiare 31 Mars 2025
2. Tatim Paguesit paguajnë këste në formë paradhënie (pa ezauruar parashikimet ligjore )
3. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozitat ligjore që parashikonin tatim 15% për profesionistët e lirë si Antikushtetuese.
Laçej pohon se në bazë të një sondazhi që ka bërë ai me rreth 160 profesionistë të lirë, ka rezultuar se rreth një e treta e tyre i kanë paguar këstet./ Monitor
zabit fisniku TIRANË- SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë goditur një grup kriminal me bazë në Franc&e...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka lajmëruar ditën e sotme se janë hapur vende bosh për 400 pozicione në radhë...
Lulzim Berisha SPANJË- Lulzim Berisha, një nga të arratisurit më të kërkuar nga autoritetet shqiptare pasi ka planifikuar dhe...
Foto ilustruese TIRANË- Një person i shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën e sotme në Tiran&...
ismail kadare KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail...
ismail kadare dhe emmanuel macron FRANCË- Presidenca franceze ka reaguar ditën e sotme për ndarjen nga jeta të shkrimtarit më t&eu...
zjarri SARANDË- Një sipërfaqe me shkurre në zonën midis Ksamilit dhe Butrintit është përfshirë nga një zj...
spak TIRANË- SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë goditur një grup kriminal me bazë në Francë që t...
aureljo dervishi TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër të rinjtë e përfs...
ismail kadare KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosov...