AKTUALITET

Si Eljo Hato i shpëtoi jetën Ervis Martinajt, babai i "bosit" të lojërave të fatit: Djali i dhuroi një banesë për atë që bëri

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 16:55
Si Eljo Hato i shpëtoi jetën Ervis Martinajt, babai i

Në seancën e radhës për pasuritë e sekuestruara të familjes Martinaj, Mustafa Martinaj ka vijuar dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme, duke folur për aktivitetin ekonomik të djalit të tij, Ervis Martinaj, marrëdhëniet familjare dhe pasuritë që sot ndodhen nën sekuestro. Ai deklaroi se nga viti 2008 e në vijim, i biri ishte marrë me pika bastesh sportive me licencë dhe me detyrime të paguara ndaj shtetit, ndërsa theksoi se vetë nuk kishte ushtruar aktivitet me lojëra fati.

Martinaj tregoi gjithashtu se një prej pasurive të sekuestruara në emër të Bisere Hatos ishte dhuruar nga djali i tij, si shenjë mirënjohjeje pasi, sipas tij, djali i saj i kishte shpëtuar jetën Visit pas atentatit në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018. Gjatë dëshmisë, Mustafa Martinaj foli edhe për periudhën pas zhdukjes së Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022, duke thënë se policia i ka shkuar në banesë 23 herë, ndërsa shtoi se djali i tij kishte jetuar në Laç deri në ditën e zhdukjes.

Dëshmia e Mustafa Martinajt

Nga 2008 e pas, djali është marrë me pika llotosh me licencë, detyrim 100% të paguara nga kompania si dhe ato vendore. Të parën pikë s’e mbaj mend ku e ka hapur. Po të më pyeste mua do i thoja jo. Mati Union e kam patur unë, është llogari transfertash, llotari fati unë personalisht s’kam patur. Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve. Ime shoqe e im vlla kanë patur prokurë për të kryer veprime me Mati Union, edhe sot që flasim kam person të autorizuar që merrem. Me djalin kam folur dhjetëra herë për aktivitetin e tij.

Jemi përballur tek ansambli çiftelia në gjyq. Është marrë vendimi nga Shkalla e Parë… A.Kaçorri është nipi im, djali i vajzës, është 14 vjeçar (e pyeti prokurorja çfarë marrëdhëniesh ka Ervisi me nipin). A.Kaçorrit i kam bërë unë dhuratë për ditelindje fjala bie 1000 € se e kam nip. Kam dijeni që djali është dënuar me lojra fati. I kam kaluar të gjitha hetimet nga Banka e Shqipërisë te pastrimi i parave. Bisere Hato e njoh pas ngjarjes në bllok në vitin 2018 ku u plagas djali dhe është vrarë një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ja ka falur im bir, Eljo Hatos me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm se Eljo Hato djali i Biseres i ka shpëtuar jetën Visit. Të parën makinë të mirë që ka patur djali ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro, me paratë e mia. Herët e kam blerë. Në jetën e vet s’më ka sjellë shqetësim tek shtëpia. Nuk ka të ri që s’ka konflikte apo zënka, deri në 2018 kurrë, pyesni në Laç, të flasi dikush keq, i përmendej emri me respekt.

Në 2018, ka ardhur dhe ka jetuar me gjithë familjen tek mua. Iku nga Tirana, bëmë pashaportizimin, merrej kryesisht me gjueti peshku jo për tregti. Në Laç ka qëndruar deri ditën e zhdukjes, 9 gusht i vitit 2022. Një herë jam thirrur me kërkesën time, jam deklaruar. Jetonte me të ardhurat që ka pasur nga biznesi që është marrë pastaj ka jetuar me mua. Me siguri ka blerë ndonjë makinë vetë, nuk di për ndonjë pronë të tijën në Tiranë. Kishte një apartament tek Qemal Stafa, dijeni time asnjë pronë tjetër.

Hotel Arbëria duhet ta kem blerë në 2016-2017. Ishte i mbyllur në atë kohë, kam investuar paratë e dynjasë, duhet të shoh preventivin për të parë koston. Aktiviteti ka vijuar i njëjtë siç ka qenë. Biznesi është blerë nga Mustafa Martinaj.

Pas vdekjes së Visit, pas zhdukjes, 23 herë më ka ardhur policia, mos të rëntë e liga, unë s’jam as budalla as naiv, pyet Nallbatin me shokë të të tregojnë ata.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?