‘Tifozët kuqezi’ bojkotojnë ndeshjen te “Air Albania”, i bashkohen protestës kundër Ramës
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Qeveria ka gjetur një rrugë për të prokuruar të gjitha kontratat publike të teknologjisë së informacionit pa iu nënshtruar ligjit të prokurimeve publike. Me pak fjalë, pa tender. Rruga e ka emrin Albanian Digital Solution, shoqëria publike e krijuar për të zëvendësuar AKSHI-n në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës dixhitale të vendit.
Një vendim i fundit i Këshillit të Ministrave, praktikisht krijon një monopol të përbindshëm kombëtar në fushën e Teknologjisë së Informacionit, i cili do të jetë edhe më keq se AKSHI, pasi nuk do të jetë i detyruar të zhvillojë tendera publikë, por i cakton çmimet sipas kostove që përcakton vet.
Por si do të funksionojë skema?
Të gjitha institucionet e shtetit, që kanë nevojë për ndërtimin e sistemeve të reja dixhitale, mirëmbajtjen apo përmirësimin e atyre ekzistuese, janë të detyruara t’i drejtohen me kërkesë AKSHI-t. Kjo e fundit, shqyrton paraprakisht kërkesën e paraqitur dhe, në bashkëpunim me institucionin kërkues, harton kërkesa teknike dhe funksionale, si dhe miraton termat e referencës ose dokumentin përkatës të specifikimit të shërbimit.
“Pas miratimit të termave të referencës ose të dokumentit përkatës të specifikimit të shërbimit, AKSHI ia përcjell kërkesën dhe dokumentacionin përkatës shoqërisë “Albanian Digital Solution”, sh.a., për vlerësimin e mundësisë së realizimit të shërbimit,” thuhet në vendimin e qeverisë.
Brenda 10 ditëve ADS është e detyruar të kthejë përgjigje nëse e realizon dot apo jo shërbimin e kërkuara. Nëse merr përsipër realizimin e shërbimit, ADS kryen analizën e detajuar të shërbimit, përfshirë koston që institucioni kërkues do të paguajë tek ajo. Pra çmimi nuk përcaktohet me garë, por është vetë ADS si ofruesja e shërbimit, e cila do të caktojë çmimi që do të paguajnë institucionet.
Vendimi i qeverisë, i ndan shërbimet në katër kategori dhe katër nivele kompleksiteti. Për secilin nga to, caktohet një marzh operacional, që ADS mund të ngarkojë mbi koston totale të shërbimit. Këto marzhe variojnë nga 5 për qind deri në 16 për qind, në varësi të kompleksitetit.

Në pamje të parë, mungesa e tenderit duket si e justifikuar për shkak se në finale bëhet gjithmonë fjalë për një shoqëri publike, që do t’i përfitojë paratë, siç është ADS. Por hileja qëndron diku tjetër. Për realizimin e shërbimeve që kërkojnë institucionet e shtetit ADS mund të bashkëpunojë me kompani private dhe mënyra se si ajo i zgjedh kompanitë private është në diskrecionin e saj.
Ky është mekanizmi që shpërndan paranë publike pa tender tek privatët. Ndërkohë që ka dhe një hile tjetër. Aksionet e ADS mund të blihen nga privatët deri në 49 për qind.
Nëse ministria e Financave kërkon të përmirësojë sistemin elektronik të thesarit ajo i drejtohet me kërkesë AKSHI-t. Kjo e fundit merr kërkesën dhe në bashkëpunim me ministrinë realizon termat e referencës dhe specifikimet teknike.
Pasi i ka realizuar ato i drejtohet Albanian Digital Solution. është Albanian Digital Solution e cila përcakton se në çfarë kategori bie shërbimi i kërkuar nga ministria e Financave dhe në çfarë niveli kompleksiteti. Mbi këto ndarje, ADS nxjerr koston totale që duhet të paguajë ministria e Financave, përfshirë marzhin përkatës.
Nëse kostoja caktohet 2 milionë euro, atëherë ADS fillon realizimin e projektit dhe nëse do mund të marrë një privat si ortakë në realizimin e këtij shërbimi, të cilin e paguan sipas diskrecionit të saj, pa garë.
Por përveç kësaj, qeveria ka parashikuar se aksionet e ADS mund të tregtohen lirshëm dhe se në të mund të bëhen pronarë deri në 49 për qind edhe privatët. Kjo hap një shteg tjetër të rrezikshëm. Një privat, blen 49 për qind të aksioneve të ADS dhe bëhet kështu monopolisti i tregut të Teknologjisë së Informacionit në vend, duke arkëtuar miliarda para publike pa tendera përmes ADS-së.
Nuk dihet nëse ky lloj modeli ekziston në ndonjë vend tjetër. Por ADS është praktikisht krijimi i një xhepi, i cili nxjerr paratë e buxhetit pa tender dhe pa asnjë kufizim ligjor duke i çuar tek privatët. Një sha, që ka monopolin absolut të tregut, cakton vet çmimet dhe mund të kontraktojë privatë pa tendera. Ky është përbindëshi ADS, më keq edhe se AKSHI./ kapitali.al
“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për shtetasin Prel Gjoni, pronar i market “...
Policia ka arrestuar autorin e vjedhjes së dyqanit të bulmetit në qytetin e Pogradecit. Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë n...
Zjarri në tregun e fruta-perimeve të Lushnjës nuk ka qenë aksidental por i qëllimshëm. Policia vendore njoftoi sot se ka zbardhur...
Ditën e sotme është paraqitur në SPAK, Klotilda Bushka. Siç shihet nga pamjet ish-deputetja Bushka i drejtohet ambienteve të S...
Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar një aksion, gjatë të cilit ...
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka deklaruar nga Pogradeci se procesi i reformës zgjedhore dhe asa...
Një sasi lëndë plasëse shpërtheu derën e brendshme të një banese trekatëshe në Rrilë të Lezhë...
Policia e Vlorës ka ndaluar dy shtetas të dyshuar për pengmarrje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. S...
Në mbledhjen e fundit, Bordi i Transparencës në datë 21 Maj 2026, vendosi të ulë çmimin e naftës me 5 lekë p&eu...
Policia e Vlorës ka arrestuar drejtorin e IMT-së Sarandë, Dorian Hoxha, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës. Operaci...