Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar edhe mekanizmin se si manipuloheshin tenderët dhe përcaktoheshin vlerat e fondit limit për kompanitë e paracaktuara si fituese për dosjen ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai dhe 7 zyrtarëve e përfaqësuesve të kompanive.
Sipas SPAK-ut, në komunikimet e zbardhura nga mesazhet dhe bisedat në rrjet mes të dyshuarve, rezulton se ata lëviznin shifrat me qëllim përfitimet financiare dhe udhëzonin në sekret se sa duhet të ishte shifra e përafërt që duhet të ofronte kompania e paracaktuar, që të shpallej fituese.
Më herët kanë dalë bisedat e dosjes mes kryebashkiakut Erion Isai dhesë kompanisë private “A & E Engineering” sh.p.k, Entela Çano, ku bisedonin për uljen e shifrave të fondit limit, preventivet, falsifikimin e materialeve me qëllim përfitimin financiar. Isai këmbëngulte te ulja e vlerës për tenderët, duke dhënë edhe shifrën, kurse administratorja i përgjigjej se “nuk mund të kishte verë të mirë me 5 aspra”.
Pas bisedave të tyre në Whatsapp, SPAK ka zbërthyer edhe komunikimet mes zyrtarëve dhe administratores Çano, ku vijohet me plotësimin e dokumentacioneve, orientimin dhe se si të mbahej sekret informacioni për prokurimin. Në dosje ndodhen edhe bisedat mes administratores së kompanisë private “A & E Engineering” sh.p.k, Entela Çano, fituese, me përgjegjësin e Sektorit të Prokurimeve Publike në Bashkinë e Kolonjës, Armand Tafili. Në komunikime dallohet qartë porosia se si informacioni për shifrën limit duhej mbajtur sekret, për tenderin e Ujësjellësit të fshatrave.
Në një moment kur zyrtari kërkon materialet për kolaudimin e punimeve, administratorja e paralajmëron dhe sugjeron se “po bëhej gabim” me kolaudimin pa mbaruar kontrata dhe e këshillon zyrtarin që “të mos nxitoheshin”. Gjithashtu në dosje gjenden edhe bisedat mes punonjëses dhe administratores, ku jepen porosi të veçanta për dorëzimin e dokumentacioneve pas shpalljes së ftesës për ofertë nga Bashkia Kolonjë.
Të gjithë me komunikim të përhershëm dhe koordinim të veprimeve se si do të procedohej, me qëllim paracaktimin.
Bisedat mes Entela Çanos dhe Armand Tafilit:
-Në datën 17.09.2020, në orën 12:25, shtetasja Entela Çano i dërgon Armand Tafilit mesazhin:
“Kanë vetëm datën për të ndryshuar dhe personin që e ka hartuar”
Si dhe ka dërguar dokumentin e titulluar
“2-DETAJIMI 1 MBIKQYRJES UJESJELLES KOZELI.docx”.
(Nga këqyrja rezulton se ky dokument konsiston në përcaktimin e vlerës minimale dhe maksimale për procedurën e prokurimit të titulluar “SHERBIMI MBIKQYRJE PUNIMESHSUPERVIZION I OBJEKTIT: Ndertim i ujësjellësit Erseke dhe te disa fshatrave Faza e Dyte nga burimet e Kozelif”. Referuar këtij dokumenti vlera maksimale e mbikëqyrjes është shënuar 6,409,651.65 lekë me tvsh (5,341,376.37 lekë pa tvsh), ndërsa vlera minimale është shënuar 5,566,761.97 lekë me tvsh (4,638,968.31 lekë pa tvsh).
-Në orën 12:26, pasi ka marrë mesazhet e mësipërme, shtetasi Armand Tafili ka dërguar mesazhin:
“Dakort Entela. Shumë faleminderit. Mbetemi në kontakt”.
-Në orën 12:28, Entela Çano ka mesazhin:
“Ok. Faleminderit”.
-Biseda të bëra në datën 20.09.2020 mes shtetasve Armand Tafili, me detyrën e Përgjegjësit të Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano:
-Në orën 11:06, shtetasi Armand Tafili i ka dërguar Entela Çano një material, përmbajtja e të cilit nuk mund të evidentohet.
Në orën 11:08, Armand Tafili i dërgon Entela Çano mesazhin:
“Përshëndetje Entela. Fondi për supervizimin është 5.094.540 lekë me tvsh, ndërsa ju e keni nxjerrë më shumë.”
Gjithashtu, dërgon edhe një material, përmbajtja e të cilit nuk mund të evidentohet.
-Në orën 11:35, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Përshëndetje.. po e rikalkuloj dhe po jua dërgojmë”.
-Në orën 11:37, Armand Tafili dërgon mesazhin:
“Dakord faleminderit”.
-Në orën 11:39, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Asgjë, të lutem”.
-Biseda të bëra në datën 24.09.2020 mes Armand Tafili, dhe Entela Çano:
-Në orën 11:35, Çano i dërgon Tafilit mesazhet:
“Armand përshëndetje… si je ? Po të dërgoj llogaritjet.. por të lutem kjo vlere duhet mbajtur sekret.. askush nuk duhet ta dijë të lutem”.
Gjithashtu, i dërgon edhe një material, përmbajtja e të cilit nuk mund të evidentohet.
-Në orën 11:36, Armand Tafili dërgon mesazhin:
“Mirë, si je ti? Patjetër”.
Në orën 11:36, Entela Çano dërgon dokumentin e titulluar “2-DETAJIMI I MBIKQYRJES UJESJELLES KOZELI.docx”.
-Në orën 11:36, Armand Tafili dërgon mesazhin:
“Faleminderit”.
-Në orën 11:36-11:37, Entela Çano dërgon mesazhet:
“Ky është procesverbali.. Faleminderit ty.. por te lutem askujť”.
Në orën 11:37, Armand Tafili dërgon mesazhin:
“Ri e qetë”.
(Në lidhje me mesazhet e mësipërme, nga këqyrja rezulton se dokumenti i titulluar “2- DETAJIMI I MBIKQYRJES UJESJELLES KOZELI.docx” konsiston në përcaktimin e vlerës minimale dhe maksimale për procedurën e prokurimit të titulluar “SHERBIMI MBIKQYRJE PUNIMESH-SUPERVIZION I OBJEKTIT: Ndërtim i ujesjellesit Erseke dhe te disa fshatrave Faza e Dyte nga burimet e Kozelit”. Referuar këtij dokumenti vlera maksimale e mbikëqyrjes.
-Biseda të bëra në datën 25.09.2020 mes shtetasve Armand Tafili, me detyrën e Përgjegjësit të Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano:
-Në orën 11:25, shtetasi Armand Tafili i dërgon Entela Çano mesazhin:
“Entela si je. Ka mundësi të na bëni dhe llogaritjen e fondit limit për kolaudimin, sepse do hedhim dhe atë”.
-Në orën 11:27, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Patjetër.. por nga e hëna do tua dërgoj”.
-Në orën 11:28, Armand Tafili dërgon mesazhin:
“Nuk ka mundësi më përpara se të hënë do publikohen”.
Si dhe ka dërguar një material, përmbajtja e të cilit nuk mund të evidentohet.
-Në orën 11:30, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Personi qe mi kalkulon ka lindur para 5 ditësh… dhe unë po bëj maximumin.. të shikoj dhe të them”./Panorama
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te ura e Matit. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ...
Ka dalë foto e Aurel Hoxhës, i cili porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit në 2020. Aurel Hoxha rezulton pronari i lokali...
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për vrasjen dhe groposjen e Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel. Aurel Hoxha ka porositur...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të p&eum...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni “Rezervimi”. Ditën e djeshme policia e Tiranës arrestoi 64-vje...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me përmbajtje...
Aksioni i ndërmarrë ditën e sotme në Pogradec është finalizuar me sekuestrimet e pronave të Edri Bulickës. Mësohet ...
Industria e rënda ka shënuar rënie të fortë vitin e kaluar si në volumet e prodhimit dhe vlerën e shitjeve, raportoi sot IN...
Katër persona të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale kanë rënë prangat e policisë së kryeq...
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku forca të shumta të Policisë...