Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Sigurimet e detyrueshme motorike e kanë rritur edhe më shumë peshën e tyre në tregun e sigurimeve këtë vit. Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 6-mujorin e parë të vitit produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik sollën prime të shkruara bruto në vlerën e 6.64 milardë lekëve, me një rritje prej 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Këto produkte përbëjnë 61.2% të volumit të përgjithshëm të tregut, nga 59.9% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja është veçanërisht e theksuar në produktin kryesor të tregut, sigurimin e detyrueshëm për përgjegjësitë e brendshme ndal palëve të treta. Ky produkt është rritur me 11.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, Kartoni Jeshil dhe Polica Kufitare paraqesin ritme ndjeshëm më të ngadalta të rritjes, përkatësisht me 0.8% dhe 3.9%. Produktet ku primet e shkruara bruto llogariten kryesisht në euro janë ndikuar edhe pjesën e parë të këtij viti nga efekti negativ i kursit të këmbimit, për shkak të mbiçmimit të lekut.
Nga ana tjetër, ecuria e sigurimeve vullnetare në përgjithësi paraqitet më e dobët. Produkti kryesor i tregut, ai i sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës, është rritur me vetëm 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pesha e tij specifike ka rënë në 13.5%, nga 14.3% që kishte qenë një vit më parë. Megjithatë, edhe ky sigurim është ndikuar negativisht nga efekti i kursit të këmbimit, duke qenë se në përgjithësi primet llogariten në monedhën euro.
Ndër produktet vullnetare, ecuri të mirë po shfaq kryesisht ai i sigurimit Kasko të mjeteve tokësore. Primet e shkruara bruto janë rritur me 26.1% krahasuar me një vit më parë. Ky produkt ka përfituar veçanërisht nga rritja e aktivitetit të makinave me qira, në funksion të turizmit.
Në rritje paraqitet edhe produkti i sigurimit privat të shëndetit, me 15.3% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, produktet e sigurimit të përgjegjësive civile dhe sigurimit të garancive paraqiten në rënie.
Tregu i sigurimeve këtë vit po shfaq rritje më të ngadalta të rritjes. Për 6-mujorin, primet e shkruara bruto kishin vlerën e 11.9 miliardë lekëve, në rritje me 7.55% krahasuar me një vit më parë.
Në mesin e vitit të kaluar, primet e shkruara bruto ishin rritur me 13%. Segmenti më i vogël, i sigurimit të jetës, po shfaq një rritje më të lartë, me 14.4%, i mbështetur kryesisht nga rritja e produktit të sigurimit të jetës së debitorit, i lidhur me rritjen e kredisë bankare. Ndërsa në sigurimet e jo-jetës, rritja është ndjeshëm më e ngadaltë, me vetëm 7%.
Pjesërisht, ngadalësimi i rritjes së tregut i detyrohet efektit të kursit të këmbimit. Por, nga ana tjetër, vështirësitë për të zgjeruar tregun e sigurimeve vullnetare natyrisht që i kufizojnë ndjeshëm potencialet e rritjes së tregut të sigurimeve në Shqipëri./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Gjashtë persona jan vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pë...
seanca ELBASAN- Në gjykatën e Elbasanit po zhvillohet seanca ku Dritan Dajti kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 2...
pamje nga lokali SHKODËR- Një shpërthim ka tronditur në orët e para të mëngjesit Velipojën. Sipas informacioneve n&...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ditën e sotme ka dalë me një njoftim në lidhje me një vendim ...
zjarri SHËNGJIN- Vijon të jetë jashtë kontrolli zjarri në Shëngjin te Rana e Hedhun, ndërsa përhapja e tij po favo...
Foto ilustruese BERAT- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për mes një njoftimi ka bërë me dije se ka ekzekutuar masëne ...
zjarri GJIROKASTËR- Vatra e zjarrit në Gjirokastër ka vijuar aktive edhe gjatë orëve të natës. Zjarrfikësit ndodhe...
foto ilustruese ITALI- Një shqiptar është arrestuar në autostradën Napoli-Milano në Itali, pasi u kap me 12 kilogramë ko...
foto ilustruese SHKODËR- Një shpërthim ka tronditur në orët e para të mëngjesit Velipojën. Sipas informacioneve n&e...
zjarret SHËNGJIN- Prej tre ditësh zjarret kanë pushtuar Shëngjinin. Mbrëmjen e djeshme situata është përkeqësu...