Berisha: Situata është kritike, kriza e narkoshtetit është thelluar. Kjo është revolta më e fuqishme studentore
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shko...
Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkis&...
Mes tensioneve dhe përplasjeve të protestës, një efektiv policie ka ndërhyrë për të shpëtuar një djalë t&...
Pasi shkatërruan dhe dogjën disa biznese në bulevardin “Dëshmoprët e Kombit”, protestuesit kanë lëvizur, duke mb&...
Një 11-vjeçar i identifikuar me emrin Bardhi raportohet se ka humbur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Përmes n...
Protestuesit kanë hapur derën e Kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu në hyrje të godinës është ndezur edhe zjarr. Prot...
Pamje shokuese vijnë nga protesta e studentëve te Ministria e Arsimit në Tiranë për shkak të sjelljes kafshërore dhe tejet ...
Për të dytën ditë radhazi studentët janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit (11:00), sot më të shumt&...
Astrit Idrizi, 35-vjeçari i arrestuar për zjarrin në banesat sociale në Shkozë ku humbën jetën dy të moshuar, dyshoh...

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka reaguar pas protestës së djeshme studentore para Ministrisë së Arsimit që zgjati mbi 8 orë dhe u shoqërua me tensione e përplasje të dhunshme.
Në deklaratën e tyre sindikata shpreh solidaritetin e plotë me studentët duke dënuar dhunën e djeshme policore të ushtruar ndaj tyre, teksa shton se zëri i tyre duhet të dëgjohet nga organet përgjegjëse.
Deklarata e plotë:
Sindikata e Universiteteve shpreh solidaritetin e plotë me studentët në protestat e tyre, si një shprehje legjitime e së drejtës kushtetuese për t’u organizuar dhe për të protestuar. Ne e konsiderojmë zërin e studentëve një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi institucionale, që meriton të dëgjohet dhe të trajtohet me seriozitet.
Sindikata shpreh indinjatën e saj për përdorimin e dhunës nga forcat e rendit ndaj protestuesve dhe u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse për vetëpërmbajtje, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe garantimin e ushtrimit paqësor të së drejtës për protestë. Vlerësojmë se përshkallëzimi i situatës është pasojë e mungesës së reagimit dhe e neglizhimit të kërkesave të qytetarëve nga Qeveria dhe politika në tërësi. Edhe pas një proteste maratonë prej 135 ditësh, kërkesat qytetare dhe ato të studentëve nuk kanë marrë përgjigjen dhe vëmendjen e duhur. Mungesa e dialogut dhe e vullnetit për zgjidhje rrezikon të thellojë më tej mosbesimin ndaj institucioneve. Nuk është rastësi që studentët zgjodhën të protestojnë pikërisht para Ministrisë së Arsimit.
Ata nuk shkuan atje si kundërshtarë të shtetit. Shkuan para institucionit që, sipas misionit të vet, u përket atyre. Kjo Ministri është shtëpia institucionale e çdo studenti, e çdo pedagogu dhe e çdo familjeje që sakrifikon për shkollimin e fëmijëve të saj. Në të njëjtën derë ka trokitur edhe Sindikata e Universiteteve, me shkresë zyrtare që në mars të këtij viti, dhe as ne nuk kemi marrë përgjigje. Heshtja që studentët hasën sot në rrugë është e njëjta heshtje që personeli akademik has prej muajsh në korrespondencën institucionale. Ajo që ndodhi sot para Ministrisë së Arsimit është, mbi të gjitha, simboli i një marrëdhënieje të prishur mes institucionit dhe komunitetit që ai duhet ti shërbejë.
Sindikata vlerson se Universiteti nuk mund të jetë spektator i heshtur kur studentët e tij kërkojnë dinjitet. Liria akademike dhe autonomia universitare nuk janë privilegje, por përgjegjësi: përgjegjësi për të mbrojtur mendimin kritik, të vërtetën dhe të drejtën e çdo të riu për një arsim që e çmon. Prandaj, Sindikata e Universiteteve u bën thirrje të gjithë pedagogëve, kërkuesve shkencorë, punonjësve të universiteteve dhe gjithë komunitetit akademik që të ngrenë zërin dhe të qëndrojnë krah studentëve. Kërkesat për arsim cilësor, për kushte dinjitoze studimi dhe pune, si dhe për një trajtim të drejtë të problemeve të arsimit të lartë, nuk janë çështje të veçuara. Ato janë kauza jonë e përbashkët.
Sindikata i bën thirrje Qeverisë dhe të gjithë aktorëve politikë që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen menjëherë në një proces real dialogu, me qëllim shqyrtimin dhe zgjidhjen e kërkesave të studentëve dhe të personelit akademik. Përgjigjet formale, heshtja apo shtyrja e mëtejshme e zgjidhjeve nuk mund të zëvendësojnë përgjegjësinë institucionale dhe politike.
Nëse konfigurimi aktual politik nuk arrin të marrë përsipër zgjidhjen e problemeve të ngritura nga studentët, pedagogët dhe qytetarët, atëherë duhet të hapet rruga për zgjidhje politike që mundësojnë kapërcimin e krizës, në përputhje me parimet demokratike dhe vullnetin qytetar. Sindikata e Universiteteve rithekson se dialogu, përgjegjësia institucionale dhe zgjidhja konkrete e kërkesave janë e vetmja rrugë për të kapërcyer situatën e krijuar. Ne qëndrojmë në krah të studentëve dhe kërkojmë që zëri i tyre të dëgjohet, të respektohet dhe të marrë përgjigjen që meriton. Solidaritet me studentët! Respekt për të drejtën e protestës! Përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje konkrete për arsimin dhe shoqërinë!
Të paktën pesë punonjës të medias raportuan dhunë, kërcënime dhe pengim të punës nga efektivët e Polici...
Qindra studentë protestuan në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përmirësimin e sistemit arsimor. ...
Në pesë qarqe të vendit, rritja e shpenzimeve mujore të familjeve gjatë dekadës së fundit (2015-2025) nuk ka arritur të...
Protesta e studentëve në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters i ka k...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më...
I riu që u dhunua nga efektivët e Policisë gjatë tubimit të sotëm në Tiranë nuk ishte pjesë e protestës, por k...
Agustin Suma, shefi i Urgjencës në Spitalin e Traumës ka deklaruar se nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete. Dëmtimin m...
Të paktën katër protestues, katër punonjës policie dhe dy kalimtarë kanë mbetur të plagosur nga protesta dhe po marrin a...
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Klevi Metaj, është i riu që ditën e sotme është kthyer në simbol të protestës studentore, e cila vijon prej më...