Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

EUROPA- Azili nuk është më forma e preferuar për të emigruar. Për 11 mujorin e vitit 2024, sipas të dhënave të Eurostat nga Shqipëria aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së rreth 6.8 mijë shtetas. Numri i aplikantëve ka rënë me 21% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe është më i ulëti në të paktën një dekadë, madje edhe në krahasim me periudhën e pandemisë.
Framca vijon të jetë destinacioni kryesor i azilantëve. Ishin 2100 shtetas që kërkuan mbrojtje ndërkombëtare në shtetin francez në 11 muajt e vitit, duke përbërë 31% të totalit të aplikimeve për në vendet e BE-së. Në vend të dytë ka kaluar Italia, me 1735 aplikime, ose 26% të totalit. E treta është Gjermania, që ka përpunuar 1355 kërkesa, ose 20% të totalit. Shteti i katërt është Greqia, me 940 aplikime. Më pas renditen Belgjika (335) dhe Irlanda (165).
Në nëntor 2024, 75,045 shtetas jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil në vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 14% krahasuar me tetorin 2024 (86,920) dhe një rënie prej 31% krahasuar me nëntorin 2023 (108,895). Gjithashtu, pati 6,430 aplikantë të mëparshëm, duke shënuar një rënie prej 14% krahasuar me tetorin 2024 (7,475) dhe një rënie prej 5% krahasuar me nëntorin 2023 (6,740).
Sirianët mbeten grupi më i madh i azilkërkuesve
Në nëntor 2024, sirianët vazhduan të ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil, me 11,565 aplikantë për herë të parë, të ndjekur nga venezuelianët (7,210) dhe afganët (5,880). Gjermania (16,820), Spanja (14,925), Italia (11,620) dhe Franca (11,345) vazhduan të ishin vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil për herë të parë, duke përbërë 73% të totalit të aplikimeve në BE.
Shkalla e përgjithshme e aplikimeve për herë të parë në BE në nëntor 2024 ishte 16.7 për çdo njëqind mijë banorë. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të kërkesave për azil u regjistruan në Greqi (79.5), e ndjekur nga Qipro (42.4), Spanja dhe Luksemburgu (30.7 secili).
Në total, 2,820 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE, shumica prej tyre nga Siria (860), Egjipti (395) dhe Afganistani (385).Vendi i BE-së që pranoi numrin më të lartë të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (875), e ndjekur nga Greqia (525) dhe Spanja (320)./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË - Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit të kaluar. T&...
Moti TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajro...
Policia KORÇË - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Policia bën me dije s...
VLORË- Endrit Sadedini është 38-vjeçari i cili u vendos në pranga ditën e sotme në Vlorë pas një operacioni t&e...
KËLCYRË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku nj&eum...
foto ilustruese VLORË- Një shtëpi bari është zbuluar në lagjen “24 Maji” në Vlorë, pas finali...
VLORË- Një operacion i madh është zhvilluar ditën e sotme nga policia e Vlorës dhe RENEA, ndaj personave të kërku...
BULQIZË- Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë. Një makinë tip "BMW" ng...
KUKËS- Disa persona janë shoqëruar në komisariat në lidhje me plagosjen e 29-vjeçarit, Elvis Halilaj në fshatin Bicaj t&e...
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy persona. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi u gjet një sasi lëndë narkotike n&...