Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi ditën e sotme një takim me Shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, pranë Ambasadës së Republikës Franceze, Pierre Grandjouan. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë prezantoi Pierre Grandjouan me zhvillimet ekonomike në vend, ku theksoi se rritja ekonomike është në trajektore pozitive zhvillimi dhe balancat kryesore ekonomike pritet të forcohen në vitet e ardhshme.
Lidhur me ecurinë e inflacionit, Guvernatori u shpreh se ai ka ardhur në rënie të shpejtë, duke shënuar dhe një rikuperim të plotë të goditjes që pësuam nga rritjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Banka e Shqipërisë ka qenë e kujdesshme me qëndrimin e politikës monetare, duke analizuar të dhënat mbi inflacionin dhe ka reaguar me qëndrimin e saj në mënyrë që rritja ekonomike të ruhej e pacenuar. Kjo qasje ka rezultuar mjaft efektive.
Politika monetare ka qenë sa më fleksibël, duke synuar të mos dëmtojë trendet pozitive të zhvillimit të vendit, si dhe duke u kujdesur të jetë e harmonizuar me zhvillimet financiare dhe kahun e politikës fiskale. Falë këtij reagimi, inflacioni dhe pritjet për të qëndrojnë tashmë më pranë objektivit tonë, ndërkohë që parashikimet për të ardhmen janë pozitive. Aktualisht, inflacioni në vendin tonë është më i ulëti në rajon dhe në Evropë.
Lidhur me sistemin financiar, Guvernatori Sejko u shpreh se ai karakterizohet nga nivele të kënaqshme kapitalizimi dhe likuiditeti. Guvernatori u ndal gjithashtu në panoramën e sektorit bankar, ku veçoi dy elemente kyçe, rritjen e kreditimit dhe përmirësimin e treguesit të kredive me probleme.
Shefi i Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Grandjouan, falënderoi Guvernatorin Sejko për takimin dhe shprehu vlerësimet e tij për kontributin e vazhdueshëm që Banka e Shqipërisë jep në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit.
Në vijim, ai e uroi Guvernatorin Sejko për hapjen zyrtare të negociatave për Grup-Kapitujt me Bashkimin Evropian, e cila shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë në procesin e integrimit me BE-në.
Grandjouan vlerësoi kontributin dhe rolin e rëndësishëm të Bankës së Shqipërisë në sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit. Ai theksoi se politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë kanë ndikuar pozitivisht, duke ruajtur inflacionin më të ulët dhe rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Gjithashtu, ai shtoi se regjimi i lirë i kursit të këmbimit mbetet mjaft i përshtatshëm kur kërkesa dhe oferta përcaktohet nga vetë tregu.
Në përfundim, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi perspektivat për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, nëpërmjet projekteve potenciale në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si ai financiar, infrastrukturor dhe rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.
Gjithashtu ata dakordësuan se Banka e Shqipërisë dhe Banka e Francës do të vijojnë bashkëpunimin në fusha, si: konvergjenca e legjislacionit me standardet evropiane, qeverisja e bankës qendrore, etj., dhe Banka e Francës do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Bankën e Shqipërisë, për përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe adoptimin e standardeve ndërkombëtare të bankingut qendror, derisa Shqipëria të bëhet pjesë e familjes evropiane.
Foto ilustruese ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në San Tammaro, provinca e Casert...
Foto ilustruese VORË- Policia ka dalë me një tjetër reagim në lidhje me plagosjen në Vorë. Mësohet se në lidhj...
Foto ilustruese VLORË- Një 37-vjeçar është plagosur aksidentalisht teksa ishte duke punuar për çmontimin e...
SHËNGJIN- Gjashtëmbëdhjetë burra nga Bangladeshi dhe Egjipti u zbarkuan nga një anije e marinës italiane në portin e Sh&eum...
TIRANË- Në vitin 2023 eksportet e mallrave në Shqipëri ishin sa 8.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke shënuar ulje...
Qytet Studenti TIRANË- Një investim i qeverisë gjermane përmes KfW dhe BE, përmes Instrumentit të Investimeve për Ballka...
Vangjush Stavro TIRANË- Është shkarkuar nga detyra drejtori i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro. Mësohet se me firmën e minist...
Foto ilustruese TIRANË- Ekonomia shqiptare do të rritet me 4 për qind këtë vit, sipas Institutit për Studime Ekonomike Nd&eum...
Foto ilustruese ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet italiane, pasi ishte shpallur në...
Droga ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është bënë në pranga nga autoritet italiane. Mësohet se arrestimi i tij ...