Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë për keq menaxhimin gjendjes në të cilën ndodhen qindra banorë në qytetet e vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se shqiptarët çdo vit përballen me të njëjtat probleme, zjarre në verë dhe përmbytje në dimër dhe sipas saj, fajtor nuk është vetëm moti, por politika e qeverisë.
Ajo thekson se qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të fondit për kanalizime dhe ujitje, ndërkohë që fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se tre kontrata inceneratorësh.
“Por natyra nuk mund të jetë më alibi, kur qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të buxhetit për kanalizime dhe ujitje, dhe kur fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh. Një shtet i përgjegjshëm nuk është ai që shfaqet pasi bie zjarri apo vërshon uji për të bërë “adetin”, shkruan ajo.
Deputetja gjithashtu citon të dhënat e Emergjencave Civile, sipas të cilave dëmet ekonomike nga fatkeqësitë arrijnë vlerën e 2 miliardë dollarëve, ndërkohë që qeveria në katër vite ka dhënë vetëm 140 milionë euro për emergjenca.
“Paratë nuk shkojnë për kanale e kolektorë, por për fantazma luksi që nuk i interesojnë askujt përveç cirkut qeveritar”, thekson ajo.
Reagimi i Jorida Tabakut:
Natyra si alibi e palezetshme
Shqiptarët, çdo vit, në verë dhe në dimër, dëgjojnë të njëjtën kasetë: “natyra e pabesë”. Shqipëria ose shkrumbohet, ose përmbytet.
Por natyra nuk mund të jetë më alibi, kur qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të buxhetit për kanalizime dhe ujitje, dhe kur fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh.
Një shtet i përgjegjshëm nuk është ai që shfaqet pasi bie zjarri apo vërshon uji për të bërë “adetin”. Kur lexon deklaratat “bujare” të qeverisë pas fatkeqësisë, përballë dorështrëngimit kriminal për të parandaluar, kupton thelbin e këtij sistemi: nuk është ngritur për qytetarët, por për klientët.
Sipas vetë të dhënave të Emergjencave Civile, dëmet ekonomike nga fatkeqësitë kapin vlerën e 2 miliardë dollarëve. Ndërkohë, qeveria në katër vite ka dhënë vetëm 140 milionë euro për emergjenca. Paratë nuk shkojnë për kanale e kolektorë, por për fantazma luksi që nuk i interesojnë askujt përveç cirkut qeveritar.
Skenat me qeveritarë që zbresin në terren me çizme llastiku pasi gjithçka është shkatërruar, nuk janë arritje. Janë dëshmi dështimi. Nuk është sukses të shkosh aty ku nuk mban më uji.
Është tragjikomike: një qeveri që premton Inteligjencë Artificiale për prokurimet, që përdor “Diellën” për propagandë digjitale, kapet gjithmonë e papërgatitur nga një shi që çdo qytetar e sheh në telefonin e tij. Silleni fiks si një student ngelës që sajon barcaleta për të fshehur paaftësinë.
Sot janë mijëra hektarë tokë, prona dhe jetë të shkatërruara. Nesër do të jenë sërish. Sepse ky sistem punon për pakicën, dhe faturën e paguan shumica: me xhepin, pronën dhe të ardhmen e saj.
Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”, ku një automjet...
Lumi Vjosa ka rënë në nivel minimal, duke bërë që tregu i gjësë së gjallë poshtë urës së Mifo...
Qarku i Durrësit ka qenë një ndër më të prekurit nga reshjet e shiut të ditëve të fundit. Sipas njoftimit të...
Situata e tanishme në Qarkun Kukës, deri në orën 08:40 të datës 10.01.2026, vazhdon të jetë e ndikuar nga reshjet e sh...
Në qarkun Elbasan gjatë natës kanë rënë reshje shiu sporadike me intensitet të ulët. Edhe mëngjesin e sotëm,...
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Klos. Mësohet se automjeti që ra në përrua, në orët e para pas...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë. Ndërk...
Gazetari Artan Hoxha ka analizuar deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në emisionin “Kjo Javë”, duke i cilësuar denoncim...
“Funksioni i vetëm i parashikimeve ekonomike është ta bëjë astrologjinë të duket më e respektueshme”, thos...
Pavarësisht ecurisë pozitive, ekonomia shqiptare vijon të shfaqë disa probleme strukturore. Në një prononcim për &ldqu...