Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e zjarreve në vend, për 24 orët e fundit. Sipas njoftimit mësohet se nga 23 vatra zjarri të raportuara 16 prej tyre janë shuar dhe 7 mbeten ende aktive.
Zjarri është mundur të neutralizohet në disa fshatra në bashkitë: Durrës, Kavajë Lushnje, Fier, Berat, Vlorë, Himarë Delvinë, Selenicë, Has dhe Malësi e Madhe. Bëhet me dije se vijon puna për shuarjen e flakëve në qarkun e Kukësit në fshatin Surroj, qarkun e Shkodrës në fshatin Mnelë e Vogël, qarkun e Lezhës në fshatin Lajthizë si dhe në qarkun e Dibrës në fshatin Pejkë.
Njoftimi i plotë:
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 16 janë shuar dhe 7 janë akoma aktive.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 336 forca operacionale dhe 27 automjete. Në mbështetje të forcave në terren u aktivizuan 119 trupa ushtarake me 3 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri “Cougar” i FA.
Zjarri është mundur të neutralizohet në disa fshatra në bashkitë: Durrës, Kavajë Lushnje, Fier, Berat, Vlorë, Himarë Delvinë, Selenicë, Has dhe Malësi e Madhe.
Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Zjarri vazhdon aktiv prej ditësh në një sipërfaqe pyjore. Në terren u angazhuan 17 forca nga strukturat vendore të bashkisë dhe 17 efektivë nga Forcat e Armatosura, të cilët kanë vënë plotësisht nën kontroll vatrën e zjarrit. Aktualisht punonjësit e ADZM po e monitorojnë deri në shuarjen përfundimtare; në fshatin Tetaj, njësia administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë, u izolua zjarri nga forcat e strukturave vendore të bashkisë Tropojë. Aktualisht situata është nën monitorim.
Qarkun e Shkodrës: në fshatin Mnelë e Vogël, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau-Dejës, është riaktivizuar vatra e zjarrit. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në një zonë pyjore. Në vendngjarje janë angazhuar 4 automjete me 30 forca nga MZSH bashkia Vau-Dejës, Pukë, Malësi e Madhe, 2 mjete zjarrfikëse, 50 forca vullnetare, 5 forca policia bashkiake dhe 24 forca nga sherbimi pyjor.
Qarkun e Lezhës: në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një zonë malore me pisha dhe të pa aksesueshme nga mjetet zjarrfikëse. Zjarri ka ardhur nga shtrirja e vatrës nga fshati Arrën, bashkia Kukës po zbret në anën e fshatit Shëngjin, njësia administrative Fan me intensitet te ulet, në zonë shkëmbore pa bimësi. Ndërhyrja ka qenë e pamundur për shkak të terrenit; në malin Kreshtë në afërsi të fshatit Krajnë, njësia administrative Blinisht, bashkia Lezhë, po afrohet zjarri i ardhur nga zona Vig – Mnelë. Nga strukturat vendore janë marrë masa për parandalimin e situatave në zonat e banuara; në fshatin Kallmet, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë, rreth orës 21:10 të datës 27 ka rënë zjarr në një terren të vështirë në afërsi të kishës së Shën Eufemisë. Në terren shkuan forcat nga bashkia Lezhë, por nuk kanë arritur ta vendosin nën kontroll vatrën e zjarrit. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, era ka ndërruar drejtim dhe zjarri që ka marrë përmasa të mëdha rrezikon seriozisht djegien e banesave. Me forca dhe mjetet e disponueshme në terren, situata është e papërballueshme dhe u kërkua mbështetje urgjente me mjete zjarrfikëse dhe ndërhyrje nga ajri. Që në orët e para të mëngjesit ndihme të autoriteteve po punojne 50 efektive te FA me 3 mjete zjarrfikese dhe Helikopteri Cougar i Faj.
Qarkun e Dibrës: në fshatin Pejkë, njësia administrative Melan, bashkia Dibër. Vatër zjarri e zhvilluar në sipërfaqe me dushqe e lajthi, por që ka shtrirje territori të ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta. Në terren janë angazhuar 8 forca me 2 mjete nga MZSH bashkia Dibër, 5 forca të njësisë administrative të cilat po vendosin zjarrin nën kontroll.
MEMALIAJ- Vrasësi i biznesmenit Edmond Papa, Andrew Bode është arrestuar ditën e sotme në Memaliaj. Bode i shpallur në k&eu...
GREQI- Një 45-vjeçar dhe një 42-vjeçar shqiptarë janë përfshirë në një sherr masiv me dy persona të...
LEZHË- Vatrja e zjarrit në fshatin Kallmet të Lezhës vijon të jetë aktive edhe ditën e sotme. Për shkak t&eu...
TIRANË- Një 38-vjeçar me emrin Elvis Kosova ka rënë në pranga ditën e sotme për mashtrim. Mësohet se ...
TIRANË- Gati një vit pas përfundimit të Cens 2023, INSTAT nuk po publikon të dhënën kryesore të popullsisë që...
FIER- Një 48-vjeçar me emrin Altin Stopani alias Erion Veliu është arrestuar ditën e sotme nga Polica në Fier. Erion...
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë...
Harriet Bridgeman BRITANI- Britanikja Harriet Bridgeman është një prej personave që akuzohen se morën pjesë n...
BERAT- Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje, në dalje të qytetit të Beratit rreth orës ...
Vera Nikulaj dhe momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt LEZHA- Bashkëshortja e Ardian Nikulajt ka folur për herë të parë p...