
Qarku i Lezhës po përballet me një situatë alarmante përmbytjesh, ku dhjetëra banesa dhe sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore janë mbuluar nga uji. Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i cili ndodhet në terren, raporton se gjendja është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë, duke e kthyer zonën në njësh me detin.
Sipas deputetit Gjoni, shkaku kryesor i kësaj katastrofe nuk janë vetëm reshjet e dendura të shiut, por prishja e argjinaturës së kënetës së Vainit dhe Kunës. Kjo ka bërë që sasi të mëdha uji, përfshirë ujë të kripur deti, të vërshojnë në mënyrë të pakontrolluar, duke përmbytur gjithçka në zonat e Myltes, Sfitës dhe Treshit. Dëmi konsiderohet afatgjatë, pasi uji me kripë ka depërtuar në tokat bujqësore, duke i bërë ato jopjellore për një periudhë të gjatë kohore.
"Pasojat për banorët janë të rënda. Disa familje janë detyruar të evakuohen, ndërsa fermerët po përpiqen të shpëtojnë bagëtitë duke i ngjitur në katet e dyta të kasolleve me mjete rrethanore. Problem serioz mbetet edhe furnizimi me ujë të pijshëm, pasi puset nëntokësore janë kontaminuar nga përmbytja. Gjithashtu, raportohet për mungesë të ushqimit për kafshët.
Kemi dëmtime të mëdha të tokës bujqësore, sepse uji i cili ka hyrë është ujë me kripë dhe duhet një kohë e gjatë për të bërë që këto toka pjellore të fillojnë të prodhojnë edhe njëherë. Dhe po të shohësh të gjithë bagëtitë të cilët ndodhen dhe fshatarët e kësaj zone jetojnë dhe të ardhurat e tyre i sigurojnë të jetesës nga bagëtitë dhe shpendët që kanë, ndodhen në kushte dhe janë të detyruar që t'i ngrenë në katet e dyta të kasolleve të tyre me mjete rrethanore në mënyrë që mos të dëmtohen. Është problematike çështja e ujit të pijshëm. Çështja e ujit të pijshëm, për disa banorë të kësaj zone, meqenëse uji i pijshëm këtu merret me puse nëntokësore dhe shpime direkt në sipërfaqen, në tokën ku sot është nën ujë, por njëkohësisht edhe ushqimi për bagëtitë dhe gjëtë e gjalla. Situata shpresojmë të mos jetë problematike gjatë natës, meqenëse forcat e emergjencës civile po punojnë në bllokimin e argjinaturës e cila është e dëmtuar, por deri në momentin aktual nuk shihen shenja që mund të mbyllet sonte", tha deputeti Gjoni.
Deputeti Gjoni akuzoi për neglizhencë dhe mungesë totale të autoriteteve lokale dhe qendrore. Ai theksoi se në zonat e përmbytura nuk ka asnjë prani të punonjësve të emergjencave civile apo të pushtetit lokal për të ndihmuar banorët, pasi e gjithë vëmendja është përqendruar vetëm te riparimi i argjinaturës së dëmtuar.
Kjo situatë, sipas tij, mund të ishte shmangur plotësisht. Ai denoncoi mungesën e investimeve dhe mirëmbajtjes së kanaleve kulluese, duke theksuar se kjo është pasojë e neglizhencës dhe diskriminimit të qarkut të Lezhës në ndarjen e fondeve. Gjoni e krahasoi situatën aktuale me përmbytjet e viteve 2002-2006, duke e cilësuar si një kthim pas prej 15 vitesh. Ai kritikoi qeverinë se ndërsa premtoi 5% të buxhetit për këtë fushë, në realitet ka akorduar vetëm 2.5%, duke treguar një mungesë totale interesi për fermerët dhe infrastrukturën.
“Ka një interesim të paktë në lidhje me situatën për të cilën flasim. Në disa zona sot është e pamundur të shkosh. Edhe emergjencat civile duhet të shkojnë me varka në banesat e tyre. Nuk ka, s'e ka një interesim nga autoritetet lokale dhe njëkohësisht edhe nga emergjencat civile.
Kjo nuk është për pasojë të reshjeve të shumta të shiut, se po ta shihni edhe tani, ditën e sotme pothuajse nuk ka pasur reshje fare. Po kjo është për mungesë të neglizhencës së pushtetit qendror, Drejtorisë së Kanalizimeve dhe njëkohësisht edhe të pushtetit lokal. Por edhe për shkak të mungesës së fondeve dhe qarku i Lezhës është një nga qarqet më të diskriminuar. Në rast se pushteti qendror dhe pushteti lokal do kishin punuar gjatë gjithë periudhës së vitit, në mënyrë që të bënin të mundur pastrimin e kanaleve kulluese, kjo situatë nuk do përsëritej. Situata e sotme është situatë e cila kthehet pas vitit 2002-2006. Dhe sot banorët tregojnë në të gjithë dëshmitë e tyre që kjo situatë nuk ka ndodhur vetëm para 15 vjetëve. Imagjinoni, në këtë periudhë 12 vjeçare rezulton që nuk është ndërhyrë dhe siç e kam theksuar edhe më parë, në vend që projekt-buxheti i cili u miratua në parlament të shtonte fondet në lidhje me sistemimin e rrugëve, të kanalizimeve kulluese, rezulton që nga premtimi 5%, përsëri jemi në kufijtë e 2.5% dhe ka një mungesë totale të pushtetit qendror përsa i përket fermerëve”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Nëntor16:36
Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht/ Familjarët kërkojnë strehim urgjent
Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujë...
AKTUALITET
21 Nëntor16:29
Uji "pushton" Dimalin! Forcat e Mbrojtjes evakuojnë banorët, shtëpitë “zhduken” nën ujë
Bashkia Dimal përballet me situatë kritike, teksa përmbytjet kanë goditur më rëndë lagjen e Dafinave si edhe fshatrat &Cced...
AKTUALITET
21 Nëntor16:21
Dëbimi i 700 emigrantëve, Rama sulmon sekretaren britanike: E paaftë të përballet me padrejtësitë e mëdha
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në çeljen e Vitit Akademik 2025 -2026 të Kolegjit të Europës. Gjatë...
AKTUALITET
21 Nëntor16:11
Shembje urash e bllokim rrugësh, situata në rrethin Sarandë
Deri më 22 nëntor, është parashikuar që vendi ynë të përfshihet nga moti i keq, me reshje të herëpasher...
AKTUALITET
21 Nëntor16:02
Përmbytjet në Pogradec, shemben dy banesa në fshatin Rrëmenj
Në fshatin Rrëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë shembur pjesërisht.
Familjarët kanë bërë ...
AKTUALITET
21 Nëntor15:55
Prej më shumë se 12 orë e larguar nga banesa, 15 efektivë të forcave të mbrojtjes në kërkim të 76-vjeçares
Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut vijon operacionin në fshatin Progër për kërkimin e 76-vjeçares Flor...
AKTUALITET
21 Nëntor15:34
“Raste të tilla ndodhin kudo!”, Bardhi për deklaratat e Marta Kos: Zëdhënëse e qeverisë së korruptuar
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi dhe për deklaratat që bëri sot komisionerja e zgjerimit të B...
AKTUALITET
21 Nëntor15:26
Moti i keq pushton vendin. Si do të jetë situata në fundjavë
Kjo fundjavë pritet të sjellë një mot të paqëndrueshëm në shumë zona të vendit, me kthjellime të pakta,...
AKTUALITET
21 Nëntor15:20
“Krijoi kushtet për vrasjen e Durim Bamit”, SPAK përfundon hetimet për nipin e kreut të bandës “Avdylaj”
Aldo Avdylaj i është komunikuar këtë të premte mbyllja e hetimeve për dosjen “Revanshi”, dhe materialet ta...
AKTUALITET
21 Nëntor15:18
GJKKO shpall fajtor ‘baronin e drogës’ Gëzim Çela dhe grupin e tij, ja sa vite u dënuan
GJKKO ka shpallur sot vendimin përfundimtar për çështjen penale ndaj 13 të pandehurve, të akuzuar për trafikim t&eum...