Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
SARANDË- Për banorët e Bregut, hidrocentrali i Sasaj, i cili përmbyti të enjten një pjesë të zonës së Bunecit, në Lukovë, quhet ndryshe edhe “hidrocentrali i dy Vasove”, referuar dy pronarëve jetëgjatë të projektit koncesionar, Vasil Naçi dhe Vasil Gjika.
Megjithatë, prej korrikut të vitit 2024, përcaktimi “dy Vasot” nuk ekziston më, pasi kompania “Agna” e Naçit ka shitur të gjithë aksionet tek shoqëria “Wonder” e Gjikës.
Projekti koncesionar është ideuar që në vitin 2003, në kohën e qeverisë së Fatos Nanos. Procedurat kanë vijuar më tej në qeverinë e Sali Berishës dhe punimet kanë nisur gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Në 18 shtator të vitit 2003, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 634, “Për miratimin e fillimit të procedurës së ndërtimit me koncesion të Hidrocentralit të Sasaj”.
Në 23 korrik 2004, qeveria miratoi Marrëveshjen e Koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit Sasaj, me palë Ministrinë e Ekonomisë dhe konsorciumin e shoqërive që krijuan kompaninë “Energo-Sas”.
Ortakët fillestarë të “Energo-Sas” ishin Sadik Llapashtica me 49 përqind të aksioneve dhe shoqëria “Wonder” në pronësi të Vasil Gjikës, me 51 përqind.

Në vitin 2008, Llapashtica dhe “Wonder” i shesin një pjesë të aksioneve të tyre tek “Agna” sha e Vasil Naçit.
Në Shkurt të vitit 2014, ortaku Sadik Llapashtica shet të gjithë aksionet e tij tek “Energo-Sas” dhe “Agna” e Vasil Naçit shndërrohet në ortakun maxhoritar, me 56 përqind të aksioneve.
Në Prill të vitit 2024, “Agna” i shet të gjithë aksionet e saj tek ortaku tjetër, “Wonder”, për një vlerë prej 5.7 milionë euro, sipas kontratës së konsultuar nga “Boldnews.al”.
Tashmë, ortaku i vetëm i “Energy-Sas” është shoqëria “Wonder” e Vasil Gjikës.
Pasditen e 16 janarit 2025, Ministria e Mbrojtjes paraqiti situatën, pas çarjes së murit rrethuesit të ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj, në Bunec të Lukovës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ujësjellësi është çarë rreth 12:26 të ditës së Enjte dhe se në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë.
Më tej në njoftim, theksohet se si pasojë e përmbytjes, ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Ndërsa nuk ka dëme në njerëz.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje.
Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë.
Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.
Çarja e digës së hidrocentralit të Sasaj, Lukavoa dhe Borshi prej disa orësh pa energji elektrike. Nuk ka probleme në njerëz.

Po ashtu Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës
“Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës.
Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë./BoldNews
Foto TIRANË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur...
foto ilustruese POGRADEC- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i sotëm policor në Pogradec. RENEA, FNSH, Forcat Shqiponja dhe p...
KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptare që planifikoj...
Foto ilustruese BERAT- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Berat. Mësohet se arrestimi ...
Foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ditën e sotme ka marrë vendimin për të dërguar për gjykim tre autorët të ...
TIRANË- Ditën e sotme shënohet 557 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai lindi më 6 m...
protesta TIRANË- Protesta e 42-të e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka nisur para bashkisë së Tiranës....
Protesa FIER- Ditën e sotme dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kadastrës Fier për të protestuar për certifikat&eu...
Foto ilustruese FIER- Një 28-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i ...
Viktima BULZIQË- Një ditë më parë humbi jetën tragjikisht Vasil Kamberi në pyllin e fshatit Tërnovë ...