AKTUALITET

Skandali i ish kreut të SPAK, Gjokutaj: Nëse dokumentet do ishin trajtuar, Dumani do të kishte probleme me vetingun

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Maj 2026, 09:56

Skandali i ish kreut të SPAK, Gjokutaj: Nëse dokumentet do ishin

Procesi i vetingut në Shqipëri po përballet me akuza të rënda për standarde të dyfishta dhe fshehje provash, duke vënë në qendër të vëmendjes vetë ish kreun e SPAK, Altin Dumani. Detaje të reja tronditëse sugjerojnë se gjatë procesit të kalimit të tij në filtrat e drejtësisë, janë shpërfillur dokumente që për shumë magjistratë të tjerë kanë shërbyer si motiv i menjëhershëm shkarkimi.

Sipas informacioneve dhe analizave të ekspertëve të drejtësisë, rasti i kreut të SPAK përmban mospërputhje flagrante në deklarimet pasurore. Në qendër të këtij skandali qëndrojnë një deklaratë noteriale dhe një kontratë sipërmarrjeje, të cilat jo vetëm që janë përpiluar nga noterë të ndryshëm për të njëjtën pronë, por bien në kundërshtim të plotë me njëra-tjetrën. Sipas avokatit Genc Gjokutaj që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në syri tv, dokumentet tregojnë anomali logjike dhe ligjore, ku në një moment objekti i blerjes përshkruhet si "tokë arë", ndërsa në një moment tjetër si "banesë", duke lënë të kuptohet se ndërtimi i banesës ka ndodhur përpara se të blihej vetë toka.

Ajo që e bën këtë situatë edhe më të rëndë është dyshimi i arsyeshëm për manipulim institucional. Burimet ngrenë pretendimin se këto dokumente komprometuese janë dorëzuar fillimisht në organet e vetingut, por më pas janë tërhequr, fshehur ose asgjësuar për të shpëtuar subjektin nga penalizimi. Kjo ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin e Komisionit të Vetingut dhe të vetë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN), të cilët duket se kanë mbyllur sytë përpara këtyre shkeljeve.

Flavio Qarri: Tani sigurisht nuk ju përzgjodhëm mbi kritere nominative, ju zgjodhëm mbi kritere dhe atribute ekskluzivisht profesionale. Do të doja ta fillonim nga tregu i brendshëm, më pas nga tregu europian. Genc Gjokutaj. Sigurisht që kemi pasur dyshime, ka pasur zëra dhe më herët për vetingun e çuditshëm dhe të munguar të Dumanit, por tanimë lloji i vetingut që pamë me sy mbyllur dhe me veshë të shurdhët, e para na shqetëson shumë për Dumanin dhe tregon shumë për tre vitet e tij, por dhe për punën sot si prokuror i SPAK-ut, por nga ana tjetër na krijon një pyetje. Nëse ky që ishte kreu ishte kështu, po të tjerët si janë?

Genc Gjokutaj: Është ashtu siç thoni ju. Ka pasur atribuime, tashmë gjëja ka marrë formë konkrete. Pra janë bërë publike disa dokumenta të cilat po të ishin marrë dhe bërë prezente, administruar, ashtu siç janë administruar për shumë të tjerë, zoti Dumani do të kishte probleme me vetingun. Mos harroni që kolegë të tij, si në SPAK gjatë kësaj kohe, por edhe në prokuroritë e gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm janë larguar, gjyqtarë e prokurorë për gjëra më minore. Dhe e gjithë kjo historia është e tillë, që në kohën që, kemi një deklaratë noteriale dhe një kontratë sipërmarrje. Ato të dy, këto dy dokumenta nuk janë përpiluar tek i njëjti noter. Normalisht duhet të ishin përpiluar te i njëjti noter, se bëhet fjalë për të njëjtën pronë, por sigurisht, kur deklarata vjen në kundërshtim me përmbajtjen e kontratës, edhe në kohë, por edhe për nga natyra e objektit të blerjes, që në një moment quhet arë, në kohën tjetër deklarata bën fjalë për një banesë.

Flavio Qarri: Po, një gënjeshtër e trashë ajo, a ishte tokë, a ishte banesë...

Genc Gjokutaj: E trasha apo e hollë, problemi është që këto deklarata janë bërë pa pasur merakun se do t'i lexojë njeri. Sepse këtu është gjithë historia e kësaj pune. Dhe ajo që unë kam informacion, po nuk e di të saktë, por që kam informacion dhe këtu unë i qëndroj teorisë që kjo punë duhet të hetohet, sepse mund të jetë kështu, po mund të mos jetë edhe kështu. Edhe flitet për një figurë qendrore të drejtësisë shqiptare siç është zoti Dumani. Pra, këto dokumente janë dorëzuar në organet e vetingut dhe mbrapa janë tërhequr. Edhe kjo pastaj kërcet fort.

Flavio Qarri: Po një sekondë, një sekondë. Kush mundet që të tolerojë që të dorëzojë një herë dokumentat dhe më pas të tërhiqen? Pra e ka bërë vetë komisioni i vetingut dhe OMN-ja?

Genc Gjokutaj: Tashi nuk e kam, unë nuk e di se kush, por për t'i shpënë, i ka shpënëi interesuari. Për t'u tërhequr, fshehur apo asgjësuar apo nuk e di në çfarë forme, unë nuk di të ta them. Prandaj thashë që çështje të tilla meritojnë dhe duhet të ketë një hetim. Një hetim objektiv, i cili, i cili në mënyrë tej çdo dyshimi dhe në mënyrë shteruese, të vërtetojë atë çka ka ndodhur, pasi këto atribuime, pavarësisht se mbështeten edhe me dokumenta, sigurisht, janë të asaj vlere dhe të atij niveli që këto shkaktojnë ose jo shkarkimin nga detyra të subjektit. Kështu që, duke qenë të ezauruara tashmë, sepse zoti Dumani ka qenë edhe në vëmendje të OMN-së. Pra, duke qenë në këto kushte, hetimi ishte i domosdoshëm. I domosdoshëm, jo me qëllimin për të sulmuar apo për të ushtruar presion. Por për të sqaruar pikërisht këtë, që vërtet ka ndodhur një aferë e tillë, një skandal i tillë në organet e vetingut, dhe vërtet kjo përbën një procedurë e cila krijon pastaj tej çdo dyshimi standard të dyfishtë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?