I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

TIRANA- Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një postim në rrjetet sociale pas publikimit të skandalit me mishin e pules me salmonelë në vend. Me ironi Dervishi shkruan "salmonela braziliane dhe pasaporta europiane" duke e lidhur me pikën kyçe të retorikës së fushatës së kryeministrit Edi Rama.
Ai shton se mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me pesticide dhe mbi 50 lloje helmesh të ndaluara në Bashkimin Evropian përdoren lirshëm në bujqësi, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në. Ironia e Dervishit vijon teka shktuasn se ëndrra jonë europiane ka erë pesticide.
Gazetari shkruan se fondet e IPARD që u dhanë për bujqit dhe blegtoret shqiptare mesa duket realisht kanë shkuar për fermerët braziliane.
"Fondet e BE për bujqesine janë ndërprerë sepse SPAK nuk ka këllqe të hetojë atë që është provuar nga hetimet në Bruksel. Ne vijojmë me helmin e sheqerosur të propagandës", shkruan Dervishi.
POSTIMI:
Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane
Mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me pesticide dhe mbi 50 lloje helmesh të ndaluara në Bashkimin Evropian përdoren lirshëm në bujqësi, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në. Jo si standard, por si pasaportë. Ëndrra jonë europiane ka erë pesticide. Dhe nuk është ndonjë sekret. Institucione ndërkombëtare, organizata të shëndetit publik, raportimet e medias dhe të qytetarëve, të gjithë e kanë ngritur alarmin. Por çfarë bëjmë ne? Shtojmë dozën. Pse?
Sepse i fusim një mendje të lehtë: “Hë mo, s’na gjen gjë!”
Një mantrë kolektive, një justifikim i përbashkët për të helmuar tokën, trupin dhe fëmijët tanë.
Pis fermer që përdor helme për të shtuar prodhimin, pis shtet që nuk kontrollon asgjë, pis konsumator që i blen pa pyetur, pa refuzuar dhe pa reaguar. Pra, në fund të ditës: pis milet.
Po të ishte kjo thjesht çështje padije, do kishte zgjidhje. Por është çështje indiference dhe babëzie, e ushqyer me arrogancën e mosndëshkimit. Të mos harrojmë: në vendet ku janë ndaluar këto pesticide, janë ndaluar sepse vrasin. Dhe në ketu, jo vetëm që përdoren, por promovohen si “sekret suksesi”.
Fondet e IPARD që u dhanë për bujqit dhe blegtoret shqiptare mesa duket realisht kanë shkuar për fermerët braziliane. Fondet e BE për bujqesine janë ndërprerë sepse SPAK nuk ka këllqe të hetojë atë që është provuar nga hetimet në Bruksel. Ne vijojmë me helmin e sheqerosur të propagandës.
Në vend të ndalim helmin, kemi ndaluar logjikën. Në vend të zbatojmë rregulla, bëjmë statuse krenare për eksportin e produkteve “të freskëta shqiptare” që pastaj kthehen mbrapsht si mall i rrezikshëm për shëndetin publik. Tani le të hapim krahët për BE-në. Le t’i tregojmë që jemi gati për integrim. Me mushkëri të skuqura, me veshka të lodhura dhe një sistem që nuk mbron as veten e vet. Edhe 5 vjet dhe marrim pasaportën. Por a do jemi gjallë për ta përdorur?
Klodian Tomorri TIRANË - Gazetari, Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar në media këtë të premte ku n...
Martin Jorgaqi TIRANË - Drejtori i Menaxhimit të Riskut në AKU, Martin Jorgaqi, ka folur në lidhje me skandalin e publikuar k...
Bakteri TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali që u publikua këtë të premte në medi...
TIRANA- Një tjetër skandal ka përfshirë vendin tonë në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. Më 11 mars të k&...
Lokalet TIRANË - Gazetarja Ola Xama ka denoncuar këtë të premte baret dhe lokalet e ngritura në Tiranë, me brandin “CR7...
Breshëri LUSHNJE - Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe breshëri që pushtoi vendin ditën e sotme ka shkaktuar problematika n&e...
Foto ilustruese TIRANË - Policia rrugore u ka bërë apel shoferëve të udhëtojnë me kujdes për shkak të motit t&...
foto ilustruese TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka folur sot lidhur me skandalin e mishit të pulës me salmonel&...
foto ilustruese TIRANË- Në fillim të muajit, një ngarkesë prej 13.5 ton fileto pule e importuar nga Brazili, e destinuar për ...
Alban Dervishi TIRANË - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka njoftuar se Alban Dervishi, një shqiptaro-amerikan, do...