Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Në fillim të muajit, një ngarkesë prej 13.5 ton fileto pule e importuar nga Brazili, e destinuar për tregun shqiptar nga kompania "AMG shpk", rezultoi me prani të bakterit të rrezikshëm Salmonela, sipas analizave të kryera në laboratorët e ISUV. Por ajo që ndodhi më pas është më skandaloze sesa prania e bakterit vetë.
Pavarësisht alarmit të laboratorit, pjesa më e madhe e këtij mishi përfundoi në supermarketet Big Market, Xhangolli, Joena dhe dyqane të tjera, përpara se analizat përfundimtare të konfirmonin zyrtarisht rrezikun. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) heshtën. Për më tepër, nuk morën asnjë masë për të bllokuar produktin, duke i lejuar konsumatorët shqiptarë të vendosnin në pjatë mish potencialisht të rrezikshëm.
Ajo që institucionet nuk po tregojnë
Përmes burimeve brenda AKU, mësuam se analizat e para, të kryera menjëherë pas mbërritjes së ngarkesës në Portin e Durrësit, identifikuan prani të salmonelës në mostrën e marrë. Pavarësisht kësaj, ISUV kërkoi një analizë të dytë, ndërkohë që ngarkesa nuk u bllokua, por u lejua të shpërndahej.
Në datën 13 mars, rezultati përfundimtar konfirmoi praninë e salmonelës. Por deri atëherë, pjesa më e madhe e mishit ishte shitur.
Çfarë ndodhi në këtë periudhë kohore? Si është e mundur që produktet me salmonelë nuk u bllokuan menjëherë? Këtë institucionet tona nuk mund ta thonë. Ata presin që skandali të shuhet për të bërë pazarin e radhës.
Roli i kompanisë "AMG shpk"
Në qendër të kësaj historie qëndron kompania"AMG shpk", në pronësi të Mondi Goxha. E kontaktuar për një koment, kompania nuk pranoi të përgjigjej mbi pyetjen thelbësore: A e informuan ata rrjetet e shitjes mbi rrezikun e ngarkesës?
Nga të dhënat e siguruara, rezulton se kompania nuk mori asnjë nismë për të pezulluar shpërndarjen e produktit deri në konfirmimin zyrtar të analizave. Mishi erdhi me probleme, u gjet me probleme dhe u shit në çdo rrjet ku kompania ka marrëveshje.
Rreziku për konsumatorin shqiptar
Salmonela është një bakter që shkakton helmime të rënda ushqimore, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët. Deri më sot, AKU nuk ka bërë publike nëse ka pasur raste të helmimeve që mund të lidhen me këtë mish.
Ndërkohë, konsumatorët shqiptarë, të cilët besojnë se supermarketet dhe institucionet mbrojnë shëndetin e tyre, nuk janë informuar asnjëherë për këtë skandal. Produkti i rrezikshëm është konsumuar pa dijeninë e publikut.
Është historia e një sistemi që lejon tregtinë e rrezikut, ku institucionet e sigurisë ushqimore heshtin, kompanitë private përfitojnë, dhe konsumatori mbetet viktimë e një zinxhiri abuzimesh, neglizhence dhe, ndoshta, korrupsioni.
Tani është radha e Prokurorisë që të mos heshtë. Çështja ka trokitur në Prokurorinë e Tiranës e cila njëherë e mirë duhet të tregojë që abuzues të tillë përfshirë zyrtarë publikë apo biznesmenë të marrin përgjegjësitë që iu ngarkon ligji, kur tryezat që duhet të ishin mbushur me ushqim i kanë ushqyer me helm./Dosja.al
Alban Dervishi TIRANË - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka njoftuar se Alban Dervishi, një shqiptaro-amerikan, do...
Ervin Resuli TIRANË- Presidenti i Urdhërit të Mjekut Veterinar, Ervin resuli, ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar kët&eu...
KOSOVA- Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të ener...
BERAT- Një banesë në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha në Berat mësohet se është përfshirë...
TIRANA- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka ftuar të gjithë besimtarët të marrin pjesë në Ceremonin&eum...
SARANDË- I ati i 17-vjeçarit të plagosur ditën e djeshme gjatë sherri në Sarandë ka dhënë detaje për ngjar...
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën "arrest në burg" të caktuar nga shkalla e parë për Arben Meskutin. Ky...
bedri hamza KOSOVË- Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tha se është i gatshëm që të marrë përg...
gjkko TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet ditën e sotme seanca për inceneratorin e Tiranës. Në seanc&eum...
KAMËZ- Detaje të reja janë zbardhu në lidhje me plagosjen në Kamëz. Mësohet se dy persoant janë konfliktuar për&n...