Vrau vjehrrin me armë gjahu në Roskovec, autori vret veten
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...

Përmbytjet e fundit në qytetin e Beratit nuk kanë ardhur si pasojë e një fataliteti natyror, por janë rezultat i drejtpërdrejtë i investimeve të gabuara dhe pa kriter. Kështu deklaron inxhinieri Pavllo Shkarpa, në studion e 'Kafe Shqeto' i cili ka ngritur akuza ndaj autoriteteve vendore, duke vënë në qendër të kritikave një parking nëntokësor me vlerë 3.5 milionë euro, i ndërtuar në sheshin “Teodor Muzaka”.
Sipas inxhinierit, ky investim është shembulli më flagrant i keqmenaxhimit dhe injorimit të kushteve gjeografike të zonës.
“Gjithmonë kemi folur me ashpërsi ndaj këtyre investimeve,” shprehet ai, duke shtuar se projekti u realizua në qendër të qytetit, shumë pranë lumit Osum, një lumë i njohur për prurjet e tij të paparashikueshme dhe të rrezikshme gjatë reshjeve intensive.
Shkarpa kritikoi ish-kryebashkiakun Ervin Demo për përpjekjen për të imituar projekte të Tiranës pa marrë parasysh specifikat e Beratit.
“Berati është një qytet tjetër, nuk është si Tirana. Afër parkingut është lumi Osum, një lumë i pabesë,” thekson ai. Sipas tij, çdo ndërhyrje pranë lumit duhet të bëhej duke respektuar një parim të vjetër të beratësve: “Mos bëj asgjë pa pyetur lumin”.
Më tej, inxhinieri tha se pas përmbytjes së parkingut, autoritetet vendore ndaluan çdo filmim të situatës, në një përpjekje për të fshehur pasojat katastrofale të investimit.
Në analizën e tij, inxhinieri përmend dy kompani: firmën e Shkëlqim Beshirit, përgjegjëse për ndërtimin e parkingut, dhe kompaninë “Salillari”, e cila sipas tij është e përfshirë në infrastrukturën e vendit.
Ai shton se një projekt i detajuar për sistemimin e lumit Osum, i hartuar prej tij, është injoruar plotësisht nga autoritetet. Kjo neglizhencë, sipas Shkarpës, ka lënë qytetin të pambrojtur përballë fuqisë së natyrës, duke shkaktuar dëme që mund të ishin shmangur.
Deklarata e plotë:
"Atëherë, ne si inxhiniera dhe si qytetarë të këtij qyteti, si djemtë e atij qyteti, unë, inxhinier Xhevarin Gjuqani, Sazan Guri, gjithmonë kemi folur me ashpërsi ndaj këtyre investimeve që janë kryer në qytetin e Beratit, sidomos për atë parking që është bërë mu në qendër të sheshit Teodor Muzaka, një parking që i ka ngrënë gati rreth 3 milion e gjysëm euro dhe që u përmbyt, por bashkia dhe i gjithë autoriteti i pushtetit në në Berat nuk lejonte asnjë filmim dhe nuk lejonin asnjë kameraman apo individ të caktuar që të filmonte rreth asaj gjendje katastrofale që kishte ky parking.
E kemi thënë dhe e themi gjithmonë, Berati është një qytet me një reliev jo si Tirana, se ky i Beratit, ky Ervin Demo, donte të imitonte parkingun si e bëri Erion Veliaj në Tiranë.
Po Berati është një qytet tjetër, sepse afër parkingut është lumi Osum. Pra, po lumi Osum është një lumë prurës, është një lumë i pabesë kur intensiteti i rreshjeve është shumë i lartë.
Atëherë, në këtë aspekt, unë them gjithmonë dhe investimet kur bëhen në qytetin e Beratit, është një shprehje me Berat, e themi ne beratësit, pyet lumin. Mos bëj asgjë pa pyetur lumin.
Në çfarë kuptimi? Në kuptimin që lumi është një gjë që kur vjen nuk pyet se sa se sa gjëra merr përpara. Por lumi është një prurje këtë radhë e madhe, po jo e asaj viteve më përpara '62-shit.
Kuptohet, por prapë pasojat janë katastrofale, ashtu siç i shikoni dhe në medien tuaj.
Problemi është se këta bëjnë gjatë kohës së kësaj, e mendojnë lumin të thatë kur nuk ka prurje dhe bëjnë investime të palogjikshme. Këta nuk të pyesin fare. Këta nuk marrin asnjë vendim, këta mblidhen atje edhe mirë thotë, edhe dëgjova dhe një një tjetër që citonte gjë. Këta tenderat i bëjnë me me telefon.
Pra, në këtë kuptim, dy firma, e para, firmë që ishte e Shkëlqim Beshirit që bëri këtë parkingun që unë nuk e di sa miliona euro, se këta nuk të japin asnjë lloj informacioni dhe firma e dytë Salillari, pra, e tmerrshme që ndërton gjithë infrastrukturën në Shqipëri.
Këto firma që nuk e di çfarë çfarë çfarë pozicione kanë, tashmë kanë marrë dhe pozicione strategjike".
Sipas strukturave vendore të Mbrojtjes Civile dhe Salles Operative të DVP Fier, deri në këto momente nuk ka raportime për situata pro...
Zona e naftës në Shqipëri, Patos–Marinza, vijon të mbetet një prej pikave më problematike mjedisore në vend, sipas gj...
Është identifikuar autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Marilen Jata. Burime për Piranjat.al bëjnë me dije se 36...
Bie dëbora e parë në malin e Dajtit. Që prej një jave, vendi ynë u përfshi nga reshje shiu dhe temperatura të ulta. K...
Personi që shikohet në këtë foto është autori i vendosjes së tritolit në banesën e deputetit të PD Xhelal Mz...
Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me tritolin tek lokali në zonën e Kamzës, ku për këtë ngjarje u kapën...
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën ka konfiskuar rreth 300 kilogramë lëndë plasëse në pik&e...
Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë p&eum...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do të shitet me 84.2 lekë. Nd...
Ashtu si të gjitha luftërat, kudo dhe kurdo që kanë ndodhur ato, edhe ajo që njihet tashmë si “Lufta Antifashiste Nacional...