
Shembja e lotit 3, segmentit më të kushutueshëm të rrugën Qukës-Qafë Pllocë, vetëm një muaj pas inaugurimit, nxjerr në pah një histori të pamëshirshme plaçkitje të parasë publike, në qendër të të cilit qëndrojnë një kompani nga Arabia Saudite dhe kallauzi i saj në Shqipëri.
Kjo e fundit është kompania 2 T, që zotërohet nga vëllai i krebashkiakut të sapozgjedhur të Tepelenës, Gramos Sako.
Rawafed Al Torok dhe 2 T përlanë së bashku rreth 75 milionë dollarë për të ndërtuar segmentin 9.5 kilometër të lotit 3. Kjo është një sagë zvarritjesh dhe rritjesh të pandalshme kostosh, e cila çoi në rezultatin e shembjes së rrugës.
Pronari i 2T, Artan Sako, i cili është në rrjetën e SPAK për disa hetime, thuhet se është zhvendosur në Londër prej disa kohësh. Nuk dihet nëse ky largim ka lidhje me hetimet e SPAK apo është thjesht një zhvendosje rutinë për çështje personale.
Artan Sako, pronar i 2T
Por e sigurtë është që qytetarët shqiptarë, pasi paguan 75 milionë dollarë për 9 kilometër rrugë, tani po pësojnë mbi kurriz koston e korrupsionit galopant nga banda e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e afërta me qeverinë.

Saga
Në vitin 2014, Parlamenti miratoi marrëveshje e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Financimin e Projektit të Ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës”.
Rruga Qukës-Qafë Pllocë u tenderua e ndarë në tre loti. Loti 3, i cili përfshinte një gjatësi totale prej 9.5 kilometrash, fillimisht ishte parashikuar të kushtonte 25 milionë dollarë. Por paratë për këtë lot firuan shpejt dhe tre vjet më vonë, Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkoi dyfishimin e fondit.
"Me shkresën nr.120, datë 22.01.2017, Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit i ka kthyer përgjigje Kordinatorit të Projekteve të Huaja me tabelën financiare duke e vënë në dijeni se shuma e akorduar nga Fondi Saudit për Zhvillim arrin vlerën 25 milion USD dhe vlera e kërkuar për përfundimin e projektit është 49,3 milionë dollarë, e konfirmuar edhe nga shkresa me nr.ref A2014-02/2017-75 e Konsulentit," zbuloi një raport i KLSH-së.
Sipas ARRSH dhe Njësisë së Menaxhimit të Projektit, kjo diferencë vinte si pasojë se projekti nuk ka pasur financim të plotë. Këtu nis një histori kaosi shifrash, që ndryshonin çdo javë.
Fillimisht, ministria e Financave dhe Ekonomisë me shkresën nr. 23447/3 prot., datë 17.06.2020, i kërkoi Fondit Saudit për Zhvillim një kredi në shumën 49 milionë USD për plotësimin e financimit të Lotit 2 në rrugën, Qukës Qafë Pllocë. Por vetëm një javë më vonë ndërroi mendje dhe kërkoi vetëm gjysmën.
Me shkresën nr. 23447/3 prot., datë 25.06.2020, MFE i kërkoi Fondit Saudit për Zhvillim një kredi, por këtë herë në shumën 25 milionë USD për përfundimin e Lotit III.
Por 6 muaj më vonë, kostoja ndryshoi sërish dhe u rikthye tek varianti fillestar. Me shkresën nr. 17876/5 prot., datë 18.12.2020, MFE i kërkon Fondit Saudit për Zhvillim edhe 24 milionë të tjera për financimin e plotë të Projektit (Loti III).
Me miratimin në parlament të kësaj shtese të financimit prej 49 milion USD praktikisht kosto për Lotin 3 u rrit krahasimisht me 48 për qind me kontratën bazë me 48%, një vlerë tepër e lartë krahasimisht me marrëveshjen fillestare nga 50 milion dollarë në 74 milion USD vetëm për Lotin 3.
Shtesa prej 25 milionë dollarësh krahasuar me koston fillestare u kërkua pikërisht me motivacionin e stabilizimit të skarpatave të rrugës. Ironikisht ato skarpata, të cilat u shembën vetëm një muaj pas përurimit të rrugës.
KLSH paralajmëroi shembjen
Ajo që ndodhi sot me shembjen masive të rrugës nuk është një rrufe në qiell të hapur. Rënia e rrugës në lotin 3, ishte paralajmëruar pak muaj më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në një raport auditimi, KLSH konstatonte se projektzbatimi për lotin 3 ka rezultuar me mangësi të theksuara.
"Trupi i rrugës sipas projektit origjinal është dhënë kudo i njëjtë, duke mos llogaritur zgjerimet e nevojshme të rrugës, kryqëzimet, vend parkimet, sistemet e kullimit dhe drenazhet, si dhe përforcimin e trupit të rrugës. Paketa e shtresave rrugore është projektuar uniformë, pavarësisht formacioneve gjeologjike-gjeoteknike, kur rruga është në gërmim apo mbushje," thuhej në raportin e KLSH.
Sipas raportit, vizatimet e rrugës nuk përputheshin me udhëzimet e raportit gjeoteknik, përsa i takon kategorisë së gërmimeve të shpateve dhe ndërkohë nuk ishte parashikuar ndërtimi i mureve gabione si masë mbrojtëse për parandalimin e rrëshqitjeve.
"Nga verifikimi në terren rezultoi se pjesa më e madhe e materialit shkëmbor i cili del nga gërmimet e skarpatave është i papërdorshëm pasi copëzohet dhe shkriftohet në prezencë të agjentëve atmosferik. Ky fenomen do të krijojë probleme serioze edhe në lartësinë e skarpatave, pasi do të krijohen fenomene të rrëshqitjes së tyre, sidomos për faktin se për këto skarpata nuk është parashikuar asnjë fenomen mbrojtjeje për rrëshqitje të tyre," paralajmërohej në raportin e KLSH-së. /Kapitali/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Nëntor18:03
Zbardhen mesazhet e Ballukut për Evis Berberin: Kjo kompani e këtij deputeti të mos marrë kundër tendera në Shqipëri
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku jo vetëm paracakton fituesit e tenderave publikë, po në jo pak raste vendos edhe për proce...
AKTUALITET
23 Nëntor17:50
FOTO/ Makina aksidentohet dhe përfundon në lokal! 3 persona të plagosur. Terrorizohen klientët
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gostim - Mollas në Cërrik.
Një automjet është futur në brend&e...
AKTUALITET
23 Nëntor17:42
Moti i keq, një fshat i izoluar në Mirditë, disa banesa rrezikohen nga shembja e dheut
Ura e fshatit Jezull në Mirditë vazhdon të jetë jashtë funksionit ndërsa aksi rrugor Rrëshen-Bukmirë po mbahet në m...
AKTUALITET
23 Nëntor17:24
Bëri gabimin e zakonshëm të trafikantëve të drogës, 27-vjeçari shqiptar arrestohet me gjysmë kg kokainë. Ja si e kishte fshehur
Ai kishte gjysmë kilogrami kokainë pas sediljes së shoferit. Një i ri shqiptar u arrestua nga policia e trafikut gjatë një kontrol...
AKTUALITET
23 Nëntor16:41
VIDEO/ Kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, tre emigrantët sudanez shoqërohen për në PKK Kapshticë
Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani të cilët po lëviznin në segmentin rrugor Korçë–Dardhë...
AKTUALITET
23 Nëntor16:03
Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ-së: Nuk mbaj mend
Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, që dërgoi për gjykim tre persona. Arlind Papa, Genc ...
AKTUALITET
23 Nëntor15:50
Belind Këlliçi: Shpifje të rënda, asnjë komunikim me Evis Berberin, do ndjek ligjërisht çdo akuzë të rreme
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, mohon kategorikisht pretendimet se ka pasur komunikime me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis...
AKTUALITET
23 Nëntor15:29
Berisha pas miratimit të rezolutës së CDI: Shqipëria narko-shteti i vetëm në Europë, kartelët diktojnë politikën
Kryetari i PD, Sali Berisha, falënderoi CDI-në për miratimin e rezolutës mbi situatën në Shqipëri, duke deklaruar se vendi ...
AKTUALITET
23 Nëntor15:15
Dëmtohet edhe rruga Korçë-Ersekë, aksi që kushtoi 80 milionë euro
Rruga Korçë-Ersekë ka filluar të shfaqë sërish problematika.
Pas reshjeve të shiut që ranë ditët e fundit...