AKTUALITET

Skandali me ilaçin e kancerit/ KLSH publikon raportin: 4000 flakonë zhduken pa gjurmë, pacientët pa kurimin jetik

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Tetor 2025, 14:02
Skandali me ilaçin e kancerit/ KLSH publikon raportin: 4000 flakonë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar mungesa të rënda të medikamentit Daratumumab 400 mg, një nga barnat më të rëndësishme për trajtimin e pacientëve me kancer gjaku. Sipas raportit të auditimit, pavarësisht planifikimeve dhe kontratave, pacientët kanë mbetur pa trajtim për periudha të gjata, duke cënuar drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e tyre.

Gjendja në farmaci: zero njësi

Në raport thuhet se më 13 mars 2025, “gjendja e barit në Inventar në sistemin SISP (Pentaho) paraqitet: zero njësi në Farmacinë Qendrore; dy njësi në Farmacinë e Sektorit Kapa”. E njëjta situatë u konstatua edhe më 28 mars.

Kontratat dhe planifikimi

QSUT kishte planifikuar Daratumumabin në sasinë 400 flakonë për periudhën 2024–2026. Në korrik 2024 u lidh një Marrëveshje Kuadër, ku përfshihej edhe ky bar, me kontrata për 400 njësi. Më 26 mars 2025, Drejtoria e Shërbimit Farmaceutik lidhi një kontratë të re për 4,000 flakonë, me afat 24 muaj.

Por, siç thotë KLSH, “përfundimi i fazës së auditimit deri më 26 maj 2025 ka evidentuar se bari ka qenë në gjendje zero nga data 22 prill 2025 deri më 20 maj 2025”.

Pacientët e dëmtuar

Auditimi dokumenton qartë pasojat tek pacientët. Në një rast, për periudhën 1 prill – 26 maj 2025, ishin kërkuar 906 flakonë Daratumumabi, por u dhanë vetëm 398, pra rreth gjysma e nevojës.

Në tabelën e raportit renditen 190 kartela pacientësh, prej të cilave 46 janë përsëritje, që do të thotë se pacientët janë lënë disa herë pa dozën e barit. Për shembull:

Një pacient me kartelë A163650 ka pasur 39 herë mungesë, me diferencë –103.5 njësi.

Një tjetër me kartelë A270271 ka pasur 37 herë mungesë, me diferencë –81 njësi.

Ndërsa pacienti me kartelë A233171 ka pasur 28 herë mungesë, me diferencë –74 njësi.

Përfundimi i auditimit

KLSH thekson se, pavarësisht lidhjes së kontratave dhe pagesave të kryera, “gjendja progresive e barit Daratumumab 400 mg deri më 26 maj 2025 është 0 flakonë në DMM dhe 520 flakonë në BF”. Pra, bari ka qenë i planifikuar dhe i kontraktuar, por nuk ka qenë i disponueshëm për pacientët kur ata e kishin më shumë nevojë.

Ky është një nga shembujt më dramatikë të raportit: një bar i shtrenjtë, i planifikuar, i kontraktuar dhe i paguar, që megjithatë mungon për javë të tëra, duke lënë dhjetëra pacientë me kancer gjaku pa imunoterapinë jetike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan