EMRI/ Goditet me thikë 51-vjeçari, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës
Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, ësht&...
Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, ësht&...
Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kolegut Edison Adri më 4 qershor në Maliq,...
Gjatë emisionit televiziv Top Story, analisti Arjan Curri ka bërë një koment ironik në lidhje me deputetin Erion Braçe, duke shk...
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Proku...
Dosja hetimore ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku duket se po thellohet, ndërsa paralajmërohen zhvillime të forta nga Pro...
Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një postim të pazakontë mbrëmjen e kësaj të enjte, duke sulmuar analisti...
Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes s&...
Gjashtë persona, të arrestuar në Dubai, pritet që të ekstradohen sot në Shqipëri, ka bërë me dije Policia e Shtet...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Një tjetër rast mashtrimi nga Florian Gjergji. I riu nga Shkodra, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të mashtroj&eu...
Qeveria shqiptare ka thelluar bashkëpunimin dhe ka nënshkruar kontrata me kompaninë prestigjioze izraelite të mbrojtjes, Elbit Systems, për “rilindjen” e ushtrisë, pavarësisht faktit se kjo kompani është nën hetim nga vetë Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO, për korrupsion dhe ryshfet.
Ndërkohë që NATO ka pezulluar çdo projekt me kompaninë dhe e ka ndaluar pjesëmarrjen në prokurime të reja, qeveria shqiptare duket se ka ecur në drejtim të kundërt, duke forcuar lidhjet me të pas shpërthimit të skandalit.
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, kryeredaktori Romir Saraçi shprehet se Elbit Systems, një emër i njohur në industrinë globale të mbrojtjes me kontrata miliarda euroshe me shumë vende anëtare të NATO-s dhe SHBA-në, aktualisht përballet me akuza të rënda.
Sipas Saraçit, kompania po hetohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal, me dyshime se disa nga kontratat e saj janë fituar nëpërmjet ryshfeteve, dhe si përgjigje, që prej korrikut, NATO dhe disa vende anëtare kanë marrë masa drastike duke bllokuar projektet ekzistuese dhe duke e përjashtuar kompaninë nga tenderët e ardhshëm të aleancës.
Në një lëvizje që ngre pikëpyetje serioze, qeveria shqiptare, thotë Saraçi, jo vetëm që nuk u distancua, por vazhdoi dhe forcoi bashkëpunimin me Elbit Systems edhe pas muajit korrik, kur masat e NATO-s tashmë ishin bërë publike brenda strukturave të aleancës. Si vend anëtar, Shqipëria pritej të kishte informacion në kohë reale mbi hetimet dhe vendimet e aleatëve.
Përkundrazi, qeveria zgjodhi të nënshkruajë marrëveshje të reja, duke e thelluar përfshirjen në një aferë me hije të thella dyshimi. Skema e bashkëpunimit në Shqipëri është tejet problematike dhe e mbuluar nga mungesa e transparencës, shton Saraçi.
Në thelb, paratë e taksapaguesve shqiptarë kanalizohen drejt kompanisë izraelite nën hetim, ndërsa projektet dhe kostot e tyre reale mbahen “sekret shtetëror”, u shpreh Saraçi, nën justifikimin e sigurisë kombëtare. Kjo situatë sjell ndërmend jehonën e skandaleve të mëparshme. Denoncimet e bëra më herët nga ish-zyrtarë të lartë, si ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për lidhje të ngushta të kryeministrit Rama me biznesmenë izraelitë, tashmë marrin një tjetër dimension.
Saraçi e krahasoi këtë aferë me atë të inceneratorëve, duke paralajmëruar se dëmi financiar dhe strategjik mund të jetë shumë herë më i rëndë. Rreziku është që, si në rastin e inceneratorëve, vendi të përfundojë duke paguar miliona për shërbime dhe projekte që nuk materializohen kurrë, duke kompromentuar rëndë sigurinë kombëtare dhe financat publike.
Nuk është ters që ndjek kontratat e qeverisë shqiptare, duket sikur ne ndjekim tersin ose ne gjejmë ato hapësirat ku luhen zullumet anë e mbanë globit, apo ku ka erë korrupsioni dhe ne shkojmë edhe i bashkangjitemi. Se e parë në plan të parë, domethënë një kompani izraelite e cila po hetohet nga NATO, është një kompani që edhe qeveria shqiptare, domethënë mund të lidhte kontrata, se kompani prestigjioze, me emër, ka marrë kontrata në shumë vende të NATO-s dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga vetë NATO ka marrë miliarda euro kontrata, të cilat kanë rezultuar, disa prej tyre kanë rezultuar që janë marrë nëpërmjet korrupsionit, nëpërmjet ryshfeteve dhe akuzat aktuale janë për korrupsion edhe për grup të strukturuar kriminal. Dhe një prej kontratave, jo për llogari të NATO-s, por në mënyrë të drejtpërdrejtë kompania izraelite me qeverinë shqiptare, e ka nënshkruar për rilindjen që kryeministri thotë të ushtrisë shqiptare
Por ajo që e bën pis të gjithë këtë histori dhe që e përfshin dhe e nxjerr keq qeverinë shqiptare është për shkak se aleanca dhe shtete të caktuara të aleancës, në 32 vendet anëtare, në momentin që rezultoi që kishim disa projekte ku ishin marrë nëpërmjet korrupsionit, morën masa për bllokimin e këtyre projekteve. Pra NATO sot ka marrë, që në korrik, ka marrë masa për pezullimin e projekteve të cilat i ka fituar kompania Elbit System, dhe e ka pezulluar që të marrë pjesë në projekte të tjera, pra në prokurime të tjera të aleancës.Po çfarë ndodh në Shqipëri? Ndërsa NATO e ka bllokuar, e ka pezulluar të paktën deri në përfundimin e hetimeve, sa të zbardhet e gjithë historia, qeveria shqiptare ka shkuar edhe më tej, duke forcuar bashkëpunimin dhe vazhdon të nënshkruajë projekte, kontrata, marrëveshje dhe pas korrikut.
Pra, edhe pas masave që mori, që mori NATO. Opinioni publik mund të mos ta dinte historinë e korrupsionit në NATO, por qeveria shqiptare si vend anëtar i NATO-s i ka pasur informacionet në kohë reale. Dhe për më tepër, duke qenë që jemi një vend që kemi pasur edhe kontrata të tjera jashtë NATO-s, sepse marrëveshja në fjalë është bërë fillimisht me një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes Izraelite dhe më pas në lojë janë futur aktorët privatë, sepse për të bërë tregti armësh nuk është se do të shkosh në supermarket apo do të jetë bashkëpunim që duhen edhe disa elemente të tjera sigurie. Por qeveria shqiptare me Elbit System e kanë marrëdhënien të drejtpërdrejtë, në bashkëpunim.
Dhe më pas të kalojmë në historinë shqiptare, që ka çudira pafund, për sa i përket mënyrës sesi kjo kompani izraelite po bashkëpunon me kompani të tjera shqiptare për të rilindur ushtrinë. Ajo çfarë është delikate në këtë histori, është se për çfarë projektesh bëhen fjalë? Nuk ka një transparencë dhe cila është kostoja e këtyre projekteve. Sepse i konsiderojnë, duke qenë se është në fushën e mbrojtjes dhe të armatimit, konsiderohen sekret. Por, në momentin që jemi përballë një skandali, një historie korruptive dhe për më tepër që ka pasur edhe deklarata në atë kohë, unë më kujtoj për herë të parë izraelitët në Shqipëri për lidhje me kryeministrin Rama apo për marrjen e projekteve të ndryshme janë denoncuar nga Arben Ahmetaj. Arben Ahmetaj dikur në një prej intervistave të dhënë për Çim Pekën, deklaronte, fliste për një izraelit, mik të kryeministrit, i cili do të blinte borxhin publik, i cili do të merrte pronën e ambasadës shqiptare në SHBA për të ndërtuar atje një kullë dhe befas tani këta, ky rreth njerëzish na dalin sot të përfshirë.
Aty është një kompani e cila prodhon dhe qeveria shqiptare jep disa kompanive shqiptare, të ndërtuara në Shqipëri, të cilat mund të kenë dhe aksionerë izraelitë, jep ca lekë, që më pas këto kompani që marrin këto lekët për të ndërtuar fabrika apo për të rinovuar flota apo trajnuar... në fund ne japim miliona lekë për të mos pasur asgjë. Sepse jepen këto lekë për të ndërtuar... Ka kompani që kanë numër minimal punonjësish, por kjo mbetet për t'u parë, për t'u investiguar, sepse ne nuk kemi pasur kompani me histori apo me eksperiencë në fushën e armatimit. Kush po i bën në Shqipëri këto investime, këto bashkëpunime? Të gjitha këto mbeten për t'u parë që mos përfundojmë në fund me një incenerator që nuk ekziston.
Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë, është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka marrë ryshfet ndaj gjatë usht...
Policia Kombëtare Greke (ELAS) ka publikuar sot (10 dhjetor), detajet e identitetit dhe fotografitë e xhaxhait 20-vjeçar dhe partnerit të...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”. Automjeti i një shtetasi slloven, ...
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, një zyrtar i ambasadës amerikane në Tiranë, thotë se pavar&eum...
Banorët e rrugës “Pasho Hysa-Ali Dem” në Tiranë kanë denoncuar gjendjen tejet problematike të rrugës, e cila pr...
SPAK ka pushuar hetimet për fshehje pasurie ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Pas hetimeve, prokurorja Dolo...
Kryeministri Edi Rama edhe sot ka vijuar të flasë me krenari për projektet me kompaninë izraelite të pezulluar nga NATO për korr...
Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe i akuzuari prej saj për korrupsion e ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris&...
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Kusarth, Njësia Administrative Bradashesh, n&eu...
Zbardhen emrat e anëtarëve të një grupi kriminal shqiptaro-grek, të akuzuar si përgjegjës për tentativ&eu...