Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore. Mes këtyre 13 personave, 10 prej tyre janë inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore dhe 3 të tjerë janë administratorë të disa kompanive.
Pas një kallëzimi të bërë nga një gazetar investigativ ku përfshiu analizën e dokumentacionit, verifikime në vendngjarje dhe administrimin e provave materiale e fotografike, ka nisur menjhëherë hetimi, nga i cili u zbulua një skemë e gjerë bashkëpunimi mes subjekteve private dhe funksionarëve publikë për të siguruar kontrata publike dhe leje mjedisore në mënyrë të paligjshme.
Tre administratorët e kompanive Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk”, Elidiana Shehu e “EMC shpk” dhe Laert Shehu i “Swot Shpk” akuzohen për falsifikim dokumentesh, pasi kanë dorëzuar deklarime të rreme për pajisje teknologjike të sterilizimit të mbetjeve të rrezikshme, duke përfituar në mënyrë të padrejtë kontrata publike.
Elvis Miri, administratori i kompanisë Vale Recycling Shpk u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, pasi dyshohet se përfitoi mbi 65 milionë lekë tendera për riciklim të mbetjeve spitalore për spitalin e Beratit duke përdorur dokumente false, pa pasur paisje dhe duke sjellë dëme mjedisore.
Ndërkohë, zyrtarët publikë me inicialet J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A., akuzohen për shpërdorim detyre, ku sipas Prokurorisë, kanë firmosur inspektime formale, kanë pranuar dokumente të falsifikuara dhe nuk kanë verifikuar realisht pajisjet dhe kushtet në terren.
NJOFTIMI:
'Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore. Në kuadër të hetimeve të zgjeruara për çështjen penale nr.1255/2024, e cila u regjistrua pas kallëzimit të gazetarit investigativ S.K., u këqyr i gjithë dokumentacioni zyrtar, u morrën deklarime, si dhe u verifikuan në terren dhe u administruan provat materiale e fotografike.
Hetimi zbuloi një skemë të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, e cila përfshinte bashkëpunim ndërmjet subjekteve private dhe funksionarëve publikë dhe për rrjedhojë u morrën të pandehur për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve (neni 186/3 i Kodit Penal) shtetasit: E.M., administrator i “V.R Shpk', E.Sh., administratore e “E.. Shpk”, L.Sh., administrator i “S.... Shpk”. Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.
Gjithashtu, u morën të pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (neni 248 i K.Penal) dhjetë inspektorë dhe zyrtarë të institucioneve mjedisore: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A..
Ata dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren. Nga analiza e të dhënave rezultoi se, gjatë periudhës 2017–2022, subjekti “V. R..” ka përfituar mbi 30 tendera, duke përdorur pajisje të pasakta dhe të munguara në vendushtrim te aktivitetit, në kundërshtim me kriteret ligjore për lejet mjedisore të tipit A dhe B. Ky hetim nxori në pah problematika të rënda në zbatimin e standardeve mjedisore, mungesën e kontrolleve efektive dhe bashkëpunimin e dyshimtë ndërmjet interesave privatë dhe autoriteteve mbikëqyrëse. Të gjithë personat e përfshirë gëzojnë prezumimin e pafajësisë, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata kompetente.'
FUSHË MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Milot ditën e sotme. Mësohet se një 58-vjeçar m...
SHIJAK- Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Shijak. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi në banes&e...
TIRANË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhu...
TIRANË- Fundjava me rritjen e temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore ka nisur të jape shenjat e para të flukseve. Në pikën...
GJERMANI- Ministri i Brendshëm i Gjermanisë shpreson që Bashkimi Evropian të mund të arrijë një marrëveshje në t&...
VLORA- Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristin...
TIRANË- Shqipëria vijon edhe sot nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territorin shqipt...
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. I plagosuri, Arb...
foto ilustruese TIRANË- Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë ka rezultuar i rremë. Sipas raportime...
DURRËS- Të shtëna janë regjistrua mbrëmjen e sotme në Durrës ku mbeti i plagosur 36-vjeçari, Arber Gorgea. Rapo...