AKTUALITET

Skandali me ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, Pano: Të shfuqizohet ligji i barazisë gjinore

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Maj 2026, 12:37

Skandali me ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, Pano: Të

I ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, Pastor Akil Pano foli mbi shqetësimet e tij lidhur me familjen tradicionale dhe rreziqet që po vijnë nga politikat gjinore dhe ndërhyrjet e jashtme në Shqipëri.

Ai u shpreh se një proces gjyqësor ndaj tij dhe të birit u nis pas publikimit të një fotografie në rrjetet sociale, ku denoncohej ajo që u cilësua si “projekti i Rilindjes për Shqipërinë”, dhe ku shfaqeshin figura të larta politike së bashku me një person transgjinor.

Pano paralajmëroi se po tentohet të kriminalizohen prindërit që përpiqen të ruajnë identitetin natyror të fëmijëve të tyre dhe se ideologjia gjinore ka depërtuar thellë në sistemin arsimor, duke ofruar ndërhyrje hormonale dhe trajtime për fëmijët që konsiderohen në “trup të gabuar”. Ai e konsideroi këtë një kërcënim direkt ndaj familjes tradicionale dhe një hap drejt censurës dhe kontrollit total mbi prindërit dhe komunitetet fetare.

Në këtë kontekst, Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, bashkë me komunitete dhe organizata të tjera, kanë dërguar Ligjin e Barazisë Gjinore në Gjykatën Kushtetuese, me shpresën se ai do të shfuqizohet dhe do të mbrojë të drejtat e familjes dhe fëmijëve shqiptarë.

Pjesë nga deklarata:

"E dini që pikërisht këtë foto që ju sapo përmendët, unë e bëra share në profilin tim në Facebook. Xhonatani, djali ynë, e bëri share gjithashtu. Dhe zotërinjtë na kanë hapur çështje gjyqësore. Pra, sot ne duhet të jemi literalisht në orën 10:00 në Gjykatën e Tiranës dhe kërkohet urdhër ndalimi ndaj meje dhe Xhonatanit, ndaj dy fëmijëve të cilët janë diku në background, në sfond të fotos. Pra, nuk janë në krye, në qendër të fotos; ne as nuk i kishim parë fëmijët fare.

Dhe foton unë e nxora në Facebook nën diçiturën ose titullin: “Ky është projekti i Rilindjes për Shqipërinë”. Pra, kemi një ambasador të Bashkimit Evropian, kemi një ministër të Brendshëm e të tjerë, zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, kemi dhe një transgjinor. Dhe diçitura është kjo: “Rruga për në BE”, thotë sekti, “kalon nëpërmjet transgjinorizmit”. Kaq mjaftoi dhe tani këta zotërinjtë, që të mbyllin gojën e personaliteteve dhe personave që janë publikë në raport me kundërshtimin e këtyre agjendave për shkatërrimin e fëmijëve dhe të familjes, merren me histori gjykatash, me histori nxjerrjeje jete dhe gjëra të kësaj natyre.

Por zotërinjtë kanë ngatërruar platformë, sepse përgjatë gjithë këtyre viteve ne kemi treguar të paktën që mëshira kristiane lidhet me qëndrueshmërinë. Pra, ajo historia që Jezusi i Nazaretit thotë: “Nëse dikush të godet në njërën anë, ktheji faqen tjetër...” Kthimi i faqes është të qëndrosh, të rezistosh, të përballesh, të mos tërhiqesh, por të qëndrosh për bindjet dhe për vizionin që ti ke për familjen dhe për jetën.

Dhe një gjë që unë dua të ndaj me ju, që është shumë e rëndësishme për publikun dhe për ju si televizion: a e dini që Komisioni Ekonomik dhe Social në Bashkimin Evropian, në datën 29 prill, që i bie një muaj më parë, të vitit 2026, ka pasur një seancë plenare ku ka propozuar të ashtuquajturin “The Ban Law”, ose ligjin i cili ndalon të gjithë personat, profesionistë dhe joprofesionistë, përfshirë edhe prindërit, që të përpiqen për të konvertuar ose për t’i kthyer në identitetin natyror fëmijët e tyre? Pra, babai dhe nëna, nga ky moment, nëse ky ligj do të kalojë në Parlamentin Evropian dhe do të miratohet si ligj tashmë është propozuar nga Komisioni i Shëndetësisë atje do të konsiderohen kriminelë, çdo baba dhe nënë që do të përpiqet të mbajë në gjendjen natyrore djalin dhe vajzën e vet. E kuptoni këtë?

Dhe kjo histori na çon të gjithëve drejt censurës, drejt një regjimi totalitar, i cili ndalon, pas babait dhe nënës, së pari personat që flasin për gjendjen natyrore të krijimit, dhe këta janë priftërinjtë, të cilët, në një moment kur fëmija është në një gjendje konfuze në raport me identitetin gjinor sepse këtë synojnë këta nëpërmjet ideologjizimit gjinor në shkolla, mësimit të ideologjisë gjinore pra, i thonë djemve dhe vajzave: “Mbase ju jeni një vajzë e burgosur në trupin e një djali dhe ne duhet t’ju çlirojmë nëpërmjet terapive hormonale.”

Tani, nëse babai i thotë çunit: “Ti s’je vajzë, po je çun”, atëherë menjëherë shteti ia merr fëmijën dhe babai shpallet kriminel, sipas këtij propozimi, nëse ky propozim do të kalojë si ligj. Në Shqipëri këta e kanë mbyllur ciklin, që do të thotë: i marrin fëmijët që katër-pesë vjeç tani nëpër kopshte dhe nëpër shkolla, i ideologjizojnë nëpërmjet ideologjizimit gjinor, u thonë vajzave dhe djemve: “Mbase keni lindur në trupin e gabuar”, u japin mundësinë e bllokimit hormonal dhe terapive hormonale për t’i çuar më pas drejt ndërhyrjeve kirurgjikale të ndryshimit të gjinisë. Kjo është Shqipëria e vitit 2026. Mirë se keni ardhur në tokën e transgjinorizmit, në tokën e censurës, bllokimit të lirive, në tokën e cila kontrollohet tërësisht nga sekti më i rrezikshëm që ka parë ndonjëherë ky vend: sekti i Rilindjes.

Ne jemi duke marrë kontakte me të gjithë krerët e komuniteteve fetare, në vijim të kontakteve tona si Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, në mënyrë që krerët e këtyre komuniteteve të kuptojnë se çfarë realisht është duke ndodhur. Sepse kemi parë që disa nga klerikët e njohur në vendin tonë kanë qenë në një gjendje kuazi-konfuze në raport me idenë e Ligjit të Barazisë Gjinore. Sepse Rilindja, duhet ta kemi parasysh, si një lloj oktapodi me tentakulat e veta, ka bërë punën e vet në mënyrë konstante dhe të vazhdueshme me të gjithë personat që kanë influencë dhe kanë njerëz rreth vetes së tyre, përfshirë këtu edhe klerikët.

Tani, e gjithë historia është e tillë: nuk ka asnjë dimension më të madh dhe më të rëndësishëm që lidhet me fenë dhe besimet sesa familja, martesa mes një burri dhe një gruaje, dhe fëmijët, mbrojtja e integritetit të tyre emocional, mendor dhe shpirtëror. Dhe të gjitha komunitetet e besimit do të bëhen bashkë.

Tani, e gjithë historia është e tillë që Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, bashkë me Diasporën për Shqipërinë e Lirë dhe Forumin Mysliman të Shqipërisë, e kemi çuar Ligjin e Barazisë Gjinore në Gjykatën Kushtetuese. Dhe jemi duke pritur nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ka kaluar tani kërkesën tonë dhe e ka miratuar për të kaluar në seancat plenare. Ne presim tani datat nga Gjykata Kushtetuese për seancat plenare, të cilat do të hapen për publikun. Me shpresë te Zoti dhe te vullneti i paanshëm i këtyre gjykatësve, të cilët do ta shfuqizojnë ligjin. Dhe, duke u shfuqizuar Ligji i Barazisë Gjinore, bien të gjitha efektet e ligjeve."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan