AKTUALITET

Skandali me plehrat në kryeqytet, Zhulali: Tirana drejt kolapsit total nga kullat dhe gjobat e fshehta

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Maj 2026, 09:52

Skandali me plehrat në kryeqytet, Zhulali: Tirana drejt kolapsit total nga

Tirana po shkon drejt një kolapsi të pashmangshëm urban dhe mjedisor, e zënë në kurthin e ndërtimeve pa kriter dhe keqmenaxhimit të thellë të mbetjeve. Ndërkohë që qeveria zgjat afatet për lejet e ndërtimit të inceneratorit të Sharrës, kryeqyteti po mbytet nga dhjetëra leje të reja, duke përfshirë kulla deri në 34 kate në zona tashmë të mbingarkuara si Liqeni i Thatë.

Bazuar në denoncimet e fundit nga Këshilli Bashkiak, qyteti ka mbetur peng i arrogancës dhe paaftësisë së drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, e cila është kthyer në një arenë përplasjesh për pushtet e ndikim ekonomik nga eksponentë të mazhorancës. Kjo situatë sipas Ilda Zhulalit anëtare e këshillt bashkiak, PD që ishte e ftura në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv,  po përkthehet drejtpërdrejt në një rënie drastike të cilësisë së jetesës për qytetarët, ku ndotja nga plehrat dhe zhurmat ka arritur nivele kritike.

Një nga skandalet më të mëdha lidhet me kompaninë "Eco Tirana", e cila menaxhon pastrimin e qytetit. Ndonëse kompania italo-shqiptare prezanton me PowerPoint një realitet virtual të një shërbimi elitar, gjendja në terren flet ndryshe. Rrugët nuk lahen me frekuencën e premtuar prej dy herësh në ditë, makinat e plehrave qarkullojnë pa efikasitet, dhe kazanët mbeten të tejmbushur duke lënë mbeturinat të derdhen nëpër rrugët e kryeqytetit.

Flavio Qarri: Për përmirësimin e pastrimit të Tiranës. Po na mbysin plehrat, ndaj duhet të bezdisim Ilda Zhulalin në këtë mëngjes. Çështja është që, përtej sekretit të landfillit të Sharrës, kemi nga njëra anë një vendim të javëve të kaluara të Kryeministrisë për të zgjatur lejen e ndërtimit për inceneratorin, nga ana tjetër lejet janë shtuar në mënyrë histerike për ndërtimet e reja në Tiranë. Mjafton të them që të paktën te zona e liqenit thatë janë mbi 60 leje ndërtimi, nga të cilat ka dhe kulla 34 katëshe, në një zonë ndërkohë të ngopur me ndërtime dhe në prag kolapsi. Çfarë po ndodh me qytetin?

Ilda Zhulali: Po, qyteti ka mbetur peng i arrogancës së Erion Veliajt, paaftësisë së Anuela Ristanit, edhe faktit që Bashkia e Tiranës është sot arena e luftës mes të gjithë kandidatëve potencialë të Rilindjes për të qenë aty, por edhe të faktorëve kryesorë politikë të Rilindjes që duan të ushtrojnë atë ndikimin e vet politik ekonomik në qytet duke emëruar drejtorë. Kështu që është një kaos total po në fund fare prodhon një cilësi më të keqe jetese për banorët e Tiranës dhe një nga këto është niveli i ndotjes. Niveli i ndotjes nga plehrat, niveli i ndotjes akustike, dhe më e keqja është që për këto nuk ka asnjë zgjidhje. Situata vazhdon dhe përkeqësohet ndërkohë që shtohen lejet siç e the dhe ti, ngushtohet hapësira për të manovruar, rëndohet trafiku, por krijon dhe probleme të tjera më të rënda me këtë ritëm ndërtimi që është rritja e mbetjeve që prodhohen sepse këto banesa që ndërtohen sigurisht popullohen. Kjo prodhon dhe më shumë mbetje, nuk ka kazanë për t'i depozituar këto mbetje, nuk ka vende për t'i vendosur kazanët. Dhe kontrata që është nënshkruar me Eco Tiranën, me kompaninë italiane që zotëron 49% të aksioneve, parashikon deri në një sasi të caktuar mbetjesh që pastrohen, pra të qytetit që pastrohet nga kjo kompani.

Megjithatë ne përsëri kemi problem sepse kompania pretendon që sipas faturimeve që merr që bën një pastrim cilësor dhe fantastik të qytetit. Në fakt ne shikojmë vetë çdo ditë që ky pastrim nuk bëhet. Për shembull, kishte dhe këshilltarë të tjerë të bashkisë aty në atë dëgjesë, dhe ne të gjithë secili prej nesh po vinim në dukje që rrugët në lagjet ku ne banojmë nuk pastrohen përditë siç pretendonte kompania, sepse ajo pretendon që disa rrugë të Tiranës pastrohen dy herë në ditë, lahen dy herë në ditë me makina, disa të tjera një herë në ditë dhe ajo pjesa e periferisë mund të jetë një herë në dy-tre ditë. Ndërkohë që ne jemi të gjithë dëshmitarë se jetojmë në këtë qytet dhe i thamë edhe administratorit të kompanisë që ajo pamje që ai po shfaqte është e gënjeshtërt sepse rrugët tona nuk lahen përditë, makinat e plehrave që qarkullojnë nëpër qytet nuk vijnë aq dendur sa ç'kanë nevojë për të qarkulluar, dhe prandaj ato kazanët e plehrave pastaj detyrohen të jenë të stërmbushura, të derdhen nëpër rrugë. Në pjesë të qytetit edhe nuk pastrohen për ditë të tëra siç është denoncuar nga qytetarët. Dhe ky ishte një ballafaqim me administratorin e kompanisë, por e vetmja gjë që ai kishte në dorë ishin faturat. Mirëpo ne pyetëm për shembull që këto makinat që pretendojnë që mbledhin plehrat, a kanë GPS sepse duhet të ketë një mënyrë si t'i monitorosh, se thjesht të thuash që unë kam bërë kilometrat nuk ke thënë asgjë.

Dhe këtu pastaj hyri në lojë edhe drejtoria e Bashkisë Tiranë që është përgjegjëse për monitorimin, e cila na zbuloi që vetëm vitin e kaluar i kishte vendosur një gjobë prej 60 milion lekësh të reja kompanisë Eco Tirana për mospërmbushje detyrimesh. Dhe të imagjinosh që këta kanë vetëm 14 specialistë që mund të monitorojnë se si pastrohet Tirana në të gjithë territorin e vet dhe këta 14 specialistë kishin gjetur të paktën shkelje që shkojnë në gjoba vjetore pra deri në 60 milion lekë të reja. Megjithatë ne kemi një problem edhe më të madh si këshilltarë bashkiakë sepse ne nuk kemi kontratën që është nënshkruar nga Bashkia Tiranë bashkë me kompaninë italiane.

Ne kemi 3 vite si këshilltarë opozitarë që e kërkojmë, nuk na jepet. I kemi kërkuar Eco Tiranës dhe administratorit italian prej tre vitesh që të vinte në një dëgjesë së bashku me dokumentacionin që ai duhet të sillte me vete për të bërë një, si të thuash, monitorim të hollësishëm edhe të detyrimeve të kontratës që ka kjo kompani. Megjithatë ai e bëri të mundur ardhjen vetëm dje, pra pas tre vitesh më në fund erdhi, dhe aty na bëri një prezantim të bukur me PoëerPoint por nuk na dha asnjë perspektivë optimiste që qyteti do të jetë më i pastër. Përkundrazi na paralajmëroi që me këto lloj ritmesh zhvillimi që ka Tirana, pra me vazhdimin e lejeve të ndërtimit siç po jepen, situata do të shkojë edhe më keq edhe më rëndë por do të ketë vështirësi shumë të mëdha për të menaxhuar ndotjen për shkak të problemit të hapësirave publike që ka. Për shembull një nga problemet është, siç e thashë, që nuk ka vend ku të lihen kazanët e plehrave. Nuk ka vend sepse nëse vendosen në një rrugë bllokojnë trafikun, nëse vendosen në një rrugicë tjetër krijojnë atë ndotjen shumë të madhe për shkak të erës së rëndë, ka vështirësi në qarkullimin e makinave që mbledhin mbeturinat për t'u futur në rrugë më të ngushta, pra në rrugë dytësore dhe pastaj krijojnë dhe një kaos edhe për çështjen e trafikut, ndërkohë që është e nevojshme që të rritet shpeshtësia e mbledhjes së mbeturinave për shkak të rritjes së dendësisë së popullsisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?