
Heshtja e thellë e ndërkombëtarëve dhe mungesa e një reagimi zyrtar nga kreu i SPAK, Altin Dumani, përballë akuzave të rënda publike, ka ngjallur reagime të ashpra, duke e rikthyer në vëmendje debatin mbi ndërhyrjet e mundshme në sistemin e drejtësisë. Në emisionin “|Kafe Shqeto” në Syri tv, analisti Genc Burimi ka hedhur dritë mbi akuza të forta ndaj asaj që cilësohet si një "republikë bananesh", ku institucionet më të larta refuzojnë të japin llogari.
Sipas argumenteve të ngritura gjatë emisionit, mungesa e një përgjigjeje nga institucioni më i dukshëm i Shqipërisë, që presupozohet të mishërojë shembullin dhe virtytin, po krijon një precedent të rrezikshëm. Kjo situatë u krahasua me skandalin e mëparshëm të gjyqtares Irena Gjoka, duke theksuar se lënia e akuzave pa përgjigje vetëm sa "mbledh qelb në një vatër", e cila herët a vonë do të shpërthejë.
Në qendër të këtij skandali janë deklarimet e dyshimta për një pasuri. Të dhënat flasin për dokumente me dy standarde: nga njëra anë pretendohet blerja e një toke djerrë në vitin 2004, ndërsa nga ana tjetër deklarohet se personi ka jetuar aty që në vitin 2000. Ky absurditet logjik ngre pyetje se si mund të jetohej në një "lëndinë" pa asnjë ndërtim, ose siç u theksua në studio, "si alpinist me çadër apo si lepur në nëntokë".
Përtej dyshimeve të forta për manipulim, gishtin e akuzës e drejtojnë edhe te ndërkombëtarët, të cilët mbrohen pas fjalisë klishe se nuk ndërhyjnë në punët e drejtësisë. Megjithatë, kjo heshtje diplomatike nuk e mbulon dot krizën e besimit.
Flavio Qarri: Zoti Genc Burimi, kurioziteti që kemi është, nga njëra anë ndërkombëtarët duket se janë në një kurs përplasje me qeverinë për qasjen ndaj drejtësisë dhe vazhdojnë t'i qëndrojnë investimit të tyre. Ndërkohë shohim që investimi i tyre nuk e dimë a është me konsensusin e tyre që të ishte kaq i deformuar apo është metoda rilindase tek një projekt ndërkombëtar?
Genc Burimi: Shiko, para se të shkoja te kjo, kemi mosreagimin e ndërkombëtarëve. Unë do të thoja një gjë që kjo aferë e shton atë ndjesinë që Shqipëria është vërtet një republikë bananesh. Jo më tepër tek thelbi, po tek forma. E kam për atë imazhin, nuk është në ndonjë vend, për shembull si Franca, ku një prokuror i përgjithshëm i të tilla gjërave të paktën të ketë një prononcim. Ky mosreagim i Dumanit është ekzakt, më kujtohet mosreagimi i zonjës Irena Gjoka. Ka një qetësi ose më tepër një përbuzje absolute ndaj këtyre akuzave që janë tepër të rënda. Dhe pastaj e pamë si përfundoi me zonjën Gjoka. Kështu që Dumani mos ta lërë veten të shkojë deri ne atë pikë. Çdo njeri gëzon prezumimin e pafajësisë. Po. Pra në bazë të hetimit që mund të bëhet, mund të dalë që s'është asgjë. Por kjo në radhë të parë, sepse Dumani nuk është aty Dumani, është institucioni më i dukshëm i Shqipërisë, më ballori. Ai duhet të mishërojë në radhë të parë shembullin, virtytin. Mund të gabojë. Kemi parë njerëz me shumë pushtet të gabojnë dhe të bëjnë krime. Të paktën të reagojë, sepse s'mund ta lërë diçka të mblidhet si një qelb në një vatër, qelbi, dhe pastaj merr erë si puna e zonjës Gjoka.
Dhe këtë s'e kuptoj domethënë se si këta njerëz nuk krijojnë këtë lloj përvoje që po të hyri shtypi, media, nuk të lëshon më. Për më tepër në kontekstin e tij, i cili është treguar dhe më katolik se Papa, mirë ka bërë pra për atë paguhet. I ka futur në përndjekje penale, në mënyrën më ekstreme. Po marrim dy shembuj, rastin Berisha dhe rastin Meta. Tani ti kur je ky prokuror, jemi shumë kuriozë të shohim se si do dalësh nga kjo mesele. Se po i mban njerëzit për budallenj
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
28 Maj10:07
Vritet me thikë 37-vjeçari në Mitrovicë, plagoset vëllai i tij. Përfundon në pranga autori
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Mitrovicës, ku një 37-vjeçar ka humbur j...
AKTUALITET
28 Maj09:59
Sekuestrohen heroinë, kokainë dhe kanabis, 17 të arrestuar në Shijak e Manzë
Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 5”, si rezultat i 2 procedimeve penale të ndjekura për disa muaj. Objektivi i oper...
AKTUALITET
28 Maj09:56
Skandali i ish kreut të SPAK, Gjokutaj: Nëse dokumentet do ishin trajtuar, Dumani do të kishte probleme me vetingun
Procesi i vetingut në Shqipëri po përballet me akuza të rënda për standarde të dyfishta dhe fshehje provash, duke vën&...
AKTUALITET
28 Maj09:18
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për producentin Petri Bozo
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor lidhur me kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës...
AKTUALITET
28 Maj08:42
Dyshohet se plagosën me armë pronarin e një dyqani, zbardhen emrat e shqiptarëve
Policia greke ka arrestuar tre persona pas një ndjekjeje në rrugët e Athinës, ndërsa një tjetër person është shpa...
AKTUALITET
28 Maj08:28
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot kërkesën e Erion Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës kërkon lirimin nga qelia
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshimin e masës s&...
AKTUALITET
28 Maj08:12
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me 82.6 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
28 Maj07:22
Temperatura deri në 32 gradë, mësoni parashikimin e motit për sot
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave gjatë ditës së sotme pritet një mot i qëndrueshëm, reshje loka...
AKTUALITET
27 Maj23:18
VIDEO/ Momenti kur grupi i shqiptarëve sulmojnë me armë pronarin e dyqanit dhe arratisen me shpejtësi duke përplasur disa mjete
Policia ka kryer tre arrestime në lidhje me sulmin e armatosur në një dyqan telefonash celularë në rrugën Patision, në qend&e...
AKTUALITET
27 Maj22:54
Vdes në moshën 90-vjeçare Shyqyri Aliaj, sizmologu që qetësoi shqiptarët pas tërmetit të frikshëm të 2019-ës
Një lajm i kobshëm është mësuar pasditen e kësaj të enjte pasi bëhet me dije se është ndarë nga jeta sizm...