Pamje alarmante nga Durrësi/ Pika e skrapit shkakton ndotje masive me gazra të dëmshëm
Këto pamje të transmetuara pranë redaksisë së “Piranja News”, vijnë nga Durrësi. Shtëllunga të mëd...
Këto pamje të transmetuara pranë redaksisë së “Piranja News”, vijnë nga Durrësi. Shtëllunga të mëd...
90 minutat e qëndrimit në të njëjtën sallë e kryeministrit Edi Rama me kreun e Prokurorisë së Posaçme Klodian Bra...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe plat...
Me thirrje “Rama në burg”, “Berisha në burg” vijon marshimi në kryeqytet. Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe m...
Një draft me 150 ndryshime në sistemin e drejtësisë, në një moment kur hetimet kanë prekur një numër të konsid...
Kur qeveria e Partisë Demokratike, nënshkroi marrëveshjen me gazsjellësin Transadriatik, në kontratë u vu një klauzolë...
Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se po përpilohen traktatet e ardhshme të...
Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashk&eum...
Korrupsioni vijon të jetë një nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e biznesit në Shqipëri. Vlerësimi...
Policia e Tiranës ka filluar verifikimin e videove me përmbajtje seksuale të cilat prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rr...
Çështja e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pritet të rikthehet për diskutim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi SHISH të përfundojë një auditim të thelluar për të verifikuar nëse situata e krijuar ka sjellë pasoja në funksionimin e institucionit. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Bledi Çuçi, gjatë mbledhjes ku u diskutuan zhvillimet e fundit në institucionet e sigurisë dhe masa e sigurisë ndaj Hysenit.
Çuçi tha se Presidenti e kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën, ku SHISH kishte paraqitur një informacion paraprak lidhur me situatën. Sipas tij, në atë mbledhje është kërkuar kryerja sa më shpejt e një auditimi të thelluar. “Në lidhje me këtë çështje, Presidenti mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën dhe aty pati një informacion paraprak nga SHISH. Po në Këshill u la detyra që të bëhet sa më shpejt një auditim i thellë në lidhje me ndonjë pasojë të mundshme, nëse ka, për funksionimin e SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet edhe më gjerësisht pasi të jetë bërë ky auditim”, deklaroi Çuçi.
Kreu i Komisionit të Sigurisë sqaroi se auditimi do të kryhet nga vetë SHISH, në funksion të informacionit që do t’i përcillet Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë, ai theksoi se edhe Kuvendi ka mekanizmat e tij të kontrollit mbi institucionet e sigurisë. Çuçi kërkoi që fillimisht të lihet Prokuroria të përfundojë hetimet për rolin e ish-drejtoreshës së SHISH, përpara se institucionet politike të ndërmarrin hapa të tjerë.
“Edhe komisioni ynë ka një rol në këtë aspekt, por duhen ndjekur të gjitha hallkat shtetërore dhe së pari duhet lënë Prokuroria të hetojë deri në fund përfshirjen e ish-drejtoreshës së SHISH në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë ose jo. Pasi të kemi një qetësim të situatës, edhe ne kemi instrumentet tona për të thirrur për të raportuar institucionet e sigurisë për këtë çështje. Ta bëjë Prokuroria e qetë punën e saj dhe të kalojmë këto filtra të informacionit që vijnë nga një institucion kaq i rëndësishëm siç është SHISH dhe pastaj jemi dhe ne. Me kohën do të sqarohen të gjitha përgjegjësitë e secilit, qoftë penale, qoftë administrative”, u shpreh ai.
Çuçi foli edhe për një nismë të opozitës lidhur me këtë çështje. Sipas tij, është paraqitur nga Partia Demokratike një kërkesë për mocion, e cila pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Kryetarëve. “Për sa i takon iniciativave politike, jam informuar që PD ka bërë një kërkesë për mocion për këtë çështje dhe kjo çështje mendoj që do të diskutohet në mbledhjen e Kryetarëve, që në dijeninë time është lënë për nesër”, përfundoi Çuçi.
Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për veprën penale zjarrvënie....
Një rast i dyshuar i shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia në Elbasan, në kuadër të operaci...
Në një përleshje e dhunshme ka ndodhur mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, në prefektur&...
Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet e shpallura më herët nga GJKKO ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit. Gëzim Bakall...
Këshilli i Sigurimit Kombëtar pritet të mblidhet sërish në fund të tetorit, rreth një muaj pas mbledhjes së fundit. S...
Një katastrofë ekologjike ndodhi ditën e djeshme në Lushnjë, ku Bashkia thau rezervuarin e Kashnjetit për rikonstruksion, n...
Një grup qytetarësh janë mbledhur këtë të mërkurë para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsioni...
Detaje të reja kanë dalë nga ekspertiza balistike për ngjarjen e rëndë në Baldissero d’Alba, në provincën e C...
Ramazan Balla dhe Erjon Balla janë pronarët e lokalit në Sektor Fllakë të Durrësit, në derën e të cilit u vendos ...
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 8 ish-zyrtarë të Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit (FAF), s...